Kukan: Emërimet në AMA, politika të bashkëpunojë

Esiona Konomi

Autoriteti Monitorues i Mediave në Shqipëri (AMA) është në vëmendjen e Parlamentit Europian. Kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan theksoi dje që klasa politike shqiptare të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias. Kukan kujtoi një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional Autoritetit audio-viziv përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lirisë së medias dhe reformën e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua ti bej apel te forte aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias ne mars 2013 dhe të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias, tha Kukan. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

AMA nis kontrollet, inspektime për respektimin e të drejtave televizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive pas miratimit të “Rregullores mbi procedurat e inspektimit të veprimtarisë së ofruesve të shërbimit medatik audioviziv” të miratuar në datën 27 dhjetor 2013, që plotëson kuadrin ligjor dhe nënligjor për monitorimin e veprimtarisë së subjekteve të fushës, ka ndërmarrë një fushatë të gjerë inspektimi pranë subjekteve në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kontrollet e ushtruara kanë konsistuar veçanërisht në respektimin e të drejtës së transmetimit të programeve nga subjektet audiovizivë, kryesisht kabllore.Bëjmë me dije, se nga ana e AMA-s përgjatë një periudhe 1 mujore janë ushtruar kontrolle në 45 subjekte audiovizivë vendorë dhe kabllorë.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, nga inspektorët e AMA-s janë identifikuar edhe subjekte kabllorë që ushtronin veprimtari të palicencuar në kundërshtim të plotë me ligjin. Për bllokimin dhe sekuestrimin e pajisjeve të subjekteve të paautorizuara dhe ndërprerjen e veprimtarisë të këtyre subjekteve, AMA do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vënë para ligjit personat përgjegjës. Vazhdoni leximin

Garë për Këshillin Drejtues të RTSH

kom-mediasKomisioni i Medias dhe Arsimit, nisi dje seancat e dëgjimit me kandidatët për kryetarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Këshilli, i cili përbëhet prej 11 anëtarësh, luan një rol thelbësor për të ardhmen e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarët Mero Baze, Ylli Pata, analisti, Artan Mullai dhe juristi Kristaq Kraja, janë katër kandidatët në garë për Këshillin Drejtues të RTSH. Kandidatët paraqitën platformën e tyre për kryetarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, pozicion ky, kyç për strategjitë që do të ndjekë ky televizion publik. Gazetari Mero Baze deklaroi se pikat kyçe për reformimin e RTSH, janë platforma dixhitale, fuqizimi i gazetarëve, si dhe rritja e programacionit me emisione bashkëkohore. “Me fjalë është një ent publik, por nga pikëpamja juridike trajtohet si një ndërmarrje shtetërore me paga të shkallëzuara sipas sistemit qeveritar, dhe duket sikur televizioni është në garë me administratën. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Fati i AMA-s nën këshillimin e OSBE-së

Propozimi i nenkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza, për ndryshimin e nenit 134 të ligjit Për mediat audiovizive, i firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, do t’i nenshtrohet ekspertizes se ekspertëve të OSBE-së, të cilet kane konsultuar te gjithe ligjin per mediat audiovizive. Në Komisionin e Medias, në lidhje me amendamentin për AMA-n, u vendos që mbi bazën e kërkesës së opozitës të priten ekspertët ndërkombëtare, të cilët janë asistuar të gjithë ligjin e ri që është miratuar vjet, që të vijnë të diskutojnë me anëtarët e Komisionit , tha Peza. Autoriteti i Mediave Audiovizive eshte ne ngerç, derisa te zevendesohen anetaret, por edhe kryetarja e saj. Ne keto kushte, nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza tha se AMA nuk duhet te marre asnje vendim te rendesishem, deri ne kthimin e institucionit ne normalitet. AMA nuk mund të marrë vendime, AMA është një institucion në ngërç, pasi edhe drejtuesit e AMA-s janë në paligjshmërinë e pozicionit që janë dhe përfitoj nga rasti t i bëj thirrje edhe sot, drejtuesve dhe anëtarëve të AMA-s që të jenë aty thjesht në pozicionin e kujdestarisë së vazhdimësisë së punës së institucionit, por të mos marrin vendime të rëndësishme , theksoi Peza. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Shkrimi i historisë dhe mungesa e etikës në media

a-ndrecaArdian Ndreca

Tek ne, pak për mungesën e sensit etik të gazetarisë, pak për injorancën e gazetarëve që nuk kuptojnë dallimin mes nji dokumenti me vlerë historike dhe thashethemeve të korridoreve, ndodh që publikut t’i serviret si i vërtetë çdo lloj pislleku që gjindet në ndonji arkiv e nganjiherë edhe në skutat e mbamendjes së ndonji plaku të rrjedhun.

Në qoftë se arkivi ku asht gjetë dokumenti, spijunimi, shpifja, i përket ndonji shteti të huej, aq ma mirë, publiku gjysëm analfabet, akritik dhe i etun për me u mashtrue nuk pret gja tjetër, tue qenë se problemet e përditshme i ka zgjidhë të gjitha.Këto ditë nji e përditshme botoi nji pseudo dokument historik të dalun prej pjesës së deklasifikueme të arkivave të CIA-s, që fliste për marrdhanje incestuoze të Ahmet Zogut dhe shpifte në mënyrë të ulët për Geraldinën. Vazhdoni leximin

Kreu i KDRTSH, kandidatët dëgjohen nga deputetët

kom-medias2Komisioni i Medias ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me katër kandidatët për kryetar të Bordit të Radiotelevizionit publik shqiptar. Në garë janë gazetarët Mero Baze, Ylli Pata, Artan Mullai dhe juristi Kristaq Traja. I pari që ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën sesi duhet të jetë RTSH ka qenë juristi Traja, i cili ka theksuar se një pikë e fortë e tij është paanshmëria politike. “Politika ime është profesionalizmi. Jam person që nuk krijoj problem, por preferoj që problemin ta zgjidh. Kam një parim, unë zakonisht flas me punë. Për mua nesër nuk mund të thotë që ky është i këtij apo i atij. Natyrisht që unë bashkëpunoj”, – tha Traja. Platforma dixhitale, konkurrenca me paketat dhe televizionet e tjera private, punësimi i gazetarëve më të mirë, dhe pasurimi i programacionit me emisione të nivelit të lartë, ishin disa nga pikat e platformës që gazetari Mero Baze paraqiti para deputetëve të komisionit të Ligjeve. “Në fakt televizioni është në garë me televizione të tjera dhe për këtë arsye është e domosdoshme dhe këtu është vendi i duhur për ta thënë, që Parlamenti shqiptar të ndërhyjë tek statusi i TVSH-së. Vazhdoni leximin

Kushti i opozitës, tërheqje taktike e PS-së nga shkrirja e AMA-s

ama1Fejzi Braushi

Pranë komisionit të Medias, ekspertë të huaj do të japin vlerësimin e tyre për nismën apo zgjidhje të tjera për ‘ngërçin’, siç e quajnë socialistët situatën në të cilën është futur Agjencia e Mediave Audiovizive

Megjithëse ishte në rendin e ditës të punimeve të komisionit të Ligjeve dhe të atij të Medias, nisma ligjore e deputetit socialist Alfred Peza për “shkrirjen” e Agjencisë së Mediave Audiovizive dhe emërimin e anëtarëve të rinj, nuk është diskutuar. Si komisioni i Ligjeve, ashtu edhe ai i Medias, e kanë shtyrë diskutimin e këtij projektligji për një kohë të pacaktuar. Megjithëse nuk ka patur një arsye zyrtare për heqjen e kësaj nisme, e cila është dhe një nga tri kushtet që opozita ka vendosur për çështjen e reformës administrative, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur dje se shtyrja ka të bëjë me nevojën për të patur një ekspertizë ndërkombëtare mbi ligjshmërinë e kësaj ndërhyrjeje në ligjin bazë të mediave audiovizive, i cili u miratua vetëm në majin e shkuar me konsensusin e të dyja palëve. Vazhdoni leximin

Miratohet kodi i transmetimit, AMA: Masa për shkeljet etike në media

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi në mbledhjen e sotme “Kodin e transmetimit” i cili plotëson kuadrin ligjor dhe nënligjor për monitorimin dhe kontrollin e të gjithë veprimtarisë së radiove dhe televizioneve.

Miratimi i Kodit të Transmetimit sipas njoftimit të AMA-s është i rëndësishëm në kontrollin e imtësishëm dhe ruajtjen e standardeve për respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e privatësisë së individëve, të drejtat universale të fëmijëve dhe respektimin etik dhe ligjor nga ana e subjekteve në transmetimet e tyre.
“AMA së bashku me Këshillin e Ankesave do të ketë tashmë mundësinë të monitorojë dhe marrë masat përkatëse kundrejt subjekteteve audiovizive që shkelin etikën e transmetimit. Vazhdoni leximin

OSBE: Thelbësore që AMA të veprojë si një institucion i pavarur

Fejzi Braushi

Nisma e mazhorancës për të shkrirë Agjensinë e Mediave Audio-vizive (AMA) dhe për të bërë zgjedhjen e anëtarëve të rinj të saj është bërë pjesë e shqetësimit të faktorit ndërkombëtar. Shefja e zyrës për mediat në OSBE, me seli në Vjenë, Dunja Mijatoviç, i ka nisur ditët e fundit një letër kryetarit të komisionit parlamentar të Medias, Genc Pollo, dhe për dijeni edhe nënkryetarit Alfred Peza, ku shpreh nevojën që AMA të veprojë si një institucion i pavarur. Ajo duke iu përgjigjur shqetësimit të kryetarit Genc Pollo lidhur me nismën e paraqitur në Kuvend nga deputeti socialist Alfred Peza, thekson se zyra e saj është duke e ndjekur këtë çështje me shumë interes, ndërsa evidenton nevojën që AMA të veprojë si një institucion i paanshëm në fushën e rregullimit të medias. “Siç e dini, zyra jonë ka monitoruar zhvillimet me ligjin për mediat audio-vizive dhe vazhdon ta bëjë këtë. Vazhdoni leximin

Gazetarët në luftën kundër krimit të organizuar

Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

Luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, tema këto të pashmangshme, nuk po e bëjnë si duhet ata që janë të thirrur për këtë punë. Kjo në një farë mënyre iu ka rënë hise ta bëjnë më shumë gazetarët. Në të shumtën e rasteve gazetarët po e gjejnë burimin e krimit. Gazetarët po i orientojnë organet kompetente se cilët janë ata që po bëjnë krime nga ato me peshë më të vogël, së cilët mund të janë ata që moren pjesë në atentatet politike, se cilët janë urdhëdhënësit apo vrasësit e kolegëve të tyre që pas luftës u vranë pikërisht për faktin se i shpallën luftë të hapur krimit të organizuar. Këtu e kam fjalën më shumë për gazetarët e kombëtares Bota sot, të cilët nuk e ndalën e penën e tyre kundër kësaj të keqeje më të madhën e pasluftës.

Publicisti dhe këshilltari i presidentit, Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafa u vra nga strukturat kriminale në hyrje të banesës së tij. Pastaj, u vra Bardhyl Ajeti në rrugën Gjilan-Prishtinë dhe Bekim Kastrati u vra në vendlindjën e tij në Drenicë në një pritë të organizuar. Vazhdoni leximin