Fati i AMA-s nën këshillimin e OSBE-së

Propozimi i nenkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza, për ndryshimin e nenit 134 të ligjit Për mediat audiovizive, i firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, do t’i nenshtrohet ekspertizes se ekspertëve të OSBE-së, të cilet kane konsultuar te gjithe ligjin per mediat audiovizive. Në Komisionin e Medias, në lidhje me amendamentin për AMA-n, u vendos që mbi bazën e kërkesës së opozitës të priten ekspertët ndërkombëtare, të cilët janë asistuar të gjithë ligjin e ri që është miratuar vjet, që të vijnë të diskutojnë me anëtarët e Komisionit , tha Peza. Autoriteti i Mediave Audiovizive eshte ne ngerç, derisa te zevendesohen anetaret, por edhe kryetarja e saj. Ne keto kushte, nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza tha se AMA nuk duhet te marre asnje vendim te rendesishem, deri ne kthimin e institucionit ne normalitet. AMA nuk mund të marrë vendime, AMA është një institucion në ngërç, pasi edhe drejtuesit e AMA-s janë në paligjshmërinë e pozicionit që janë dhe përfitoj nga rasti t i bëj thirrje edhe sot, drejtuesve dhe anëtarëve të AMA-s që të jenë aty thjesht në pozicionin e kujdestarisë së vazhdimësisë së punës së institucionit, por të mos marrin vendime të rëndësishme , theksoi Peza. Brenda pak kohesh pritet qe ekspertiza te perfundoje, çka do t i hapë rruge zbatimit te Ligjit te ri per Mediat Audiovizive.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s