Kukan: Emërimet në AMA, politika të bashkëpunojë

Esiona Konomi

Autoriteti Monitorues i Mediave në Shqipëri (AMA) është në vëmendjen e Parlamentit Europian. Kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan theksoi dje që klasa politike shqiptare të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias. Kukan kujtoi një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional Autoritetit audio-viziv përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lirisë së medias dhe reformën e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua ti bej apel te forte aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias ne mars 2013 dhe të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias, tha Kukan. Një muaj pasi Parlamenti Europian miratoi rezolutën e saj mbi Shqipërinë, kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, shprehu vlerësimin e tij për arritjet në procesin e integrimit të Shqipërisë. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok mes të gjitha forcave politike është çelësi për përparimin e mëtejshëm të vendit në procesin e integrimit , tha Kukan. Propozimi i nenkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza, për ndryshimin e nenit 134 të ligjit Për mediat audiovizive ,i firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, do t i nenshtrohet ekspertizes se ekspertëve të OSBE-së, të cilet kane konsultuar te gjithe ligjin per mediat audiovizive.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s