Media e ngordhur urie

Nga Ardian Vehbiu

Pakçka do ta përgënjeshtronte më mirë ligjin e shndërrimit të sasisë në cilësi, sesa numri i madh i të përditshmeve që botohen në Tiranë dhe pastaj edhe në uebin shqip: me dhjetëra. Në krahasim me tundrën e acartë të shtypit shqip gjatë periudhës totalitare – ku blerësve u duhej të zgjidhnin thjesht midis Zërit të popullit dhe Bashkimit – pamja e sotme alarmon, sepse është simptomë mbipopullimi; dhe mbipopullimi dihet që sjell varfëri, sëmundje, dhunë, kanibalizëm dhe anomi.

Po a nuk janë këto njëqind lule dhe flutura, në kopshtin e tanishëm të mediave shqip, shenjë e pluralizmit të kthyer; ose arritje, madje triumf i fjalës së lirë? Jo detyrimisht, do të thoja – veç në qoftë se marrim për bazë një përkufizim numerik të pluralizmit. Vazhdoni leximin

Advertisements

Prishet konsensusi për RTSH-në. Peza: U falsifikua procesverbali

TIRANE- Mazhoranca dhe opozita, vijojnë të mos gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit të RTSH.

Mbledhja e radhës u zhvillua me dyer të mbyllura , ku në përfundim të saj, ishin deputetë të dy kampeve politike që dhanë edhe argumentet e tyre për mos zgjidhjen e kësaj situate. Nga mazhoranca ishte nënkryetari i komisionit Alfred Peza , i cili kritikoi opozitën se qëllimisht për motive partiake është distancuar nga arritja e konsensusit . Peza ngrit edhe shqetësimin e manipulimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, duke paralajmëruar edhe hetim për ta zbardhur këtë problem. Peza thotë se opozita po shkelmon konsensusin për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH. Vazhdoni leximin

PD prish konsensusin për anëtarët e RTSH dhe braktis Konferencën e Kryetarëve

kom-parlHerion Mesi

Jepen sinjalet e para. Qeveria tërheq “nëpunësit”

Edi Paloka – “Një nga aktet më të rënda kushtetuese ishte shkarkimi i Zana Xhukës, e në këto kushte ne kërkuam që Konferenca e Kryetarëve të kthente ligjin e kushtetutshmërisë”

Ilir Meta – “Më e rëndësishmja është se drejtuesi (Zana Xhuka) i këtij institucioni, që varet nga Kuvendi dhe që është zgjedhur nga Kuvendi, bojkoton Kuvendin”

Ilirian Celibashi – “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil dhe jemi të detyruar të zbatojmë vendimin”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Nuk ka konsensus për anëtarët e Këshillit të RTSH-së

peza-komManipulimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Komisionit të Medias ka qenë në qendër të diskutimeve të djeshme. Burime pranë komisionit pohojnë se në mbledhjen me dyer të mbyllura ligjvënësit socialistë kanë evidentuar faktin se në procesverbal nuk ishte zbardhur marrëveshja e arritur mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket procedurave që do të ndiqen për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së.

Kjo dakordësi është kundërshtuar dhe nga opozita. Sipas tyre, palët nuk kanë gjetur konsensus. Debatet e ashpra mes deputetëve kanë bërë më tej që vetë njëri nga ligjvënësit e PD-së, të pranojë këtë dakordësi. Ky debat ka penguar vijimin e diskutimeve për rendin e ditës.  Vazhdoni leximin

RTSH, dështon konsensusi për anëtarët e Këshillit

peza-komKa dështuar sërish mbledhja e komisionit parlamentar të Medias për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Të mbledhur për herë të tretë për këtë çështje pa praninë e medias, deputetët e mazhorancës dhe opozitës megjithëse ishin aty për të përzgjedhur 40 emrat që do të kalonin fazën e parë të seleksionimit, kanë debatuar gjatë lidhur me procedurën që do të ndiqej në këtë rast. Pavarësisht se kishin rënë dakord një javë më parë që palët të mund të përjashtonin nga gara një e nga një kandidatët deri sa lista të shkonte në 40 kandidatë, pra 4 për çdo vend në KDRTSH, dje palët kanë ngritur pretendime të tjera për mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Vazhdoni leximin

U.G.SH. denoncon shkurtimet masive në ATSH

logo-unioniNëpërmjet një deklarate të shpërndarë pasditen e sorme, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj shkurtimeve drastike të gazetarëve nga media publike, ATSH. Shkak për këtë është bërë  njoftimi për humbje të vendit të punës të rreth 42 punonjësve të këtij institucioni, mes te cilëve 26 gazetarë e redaktore.
 
”Situatës së rënduar financiare dhe realitetit informal në marrëdhëniet e punës në mediat e vendit u shtohet edhe një valë e re shkurtimesh nga puna të gazetarëve. Gazetarë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare kanë njoftuar pranë Unionit të Gazetarëve se gjatë dy ditëve të fundit kanë marrë shkresa zyrtare nga Drejtoria e institucionit përmes të cilave njoftohen për ristrukturim dhe njoftim për rishikim të kontratës së punës. Vazhdoni leximin

Endira Bushati mbush KKRT me militantët e Berishës para shkarkimit

e-bushati02Ish-kryeministri Sali Berisha po përdhos dhe degradon institucionet që nuk janë çliruar ende nga mazhoranca e 1 milion shqiptarëve, duke i mbushur me militantë të Partisë Demokratike dhe anëtarë të rrethit familjar dhe klientelist. Pas Presidencës, Bashkisë së Tiranë, ILDKP dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Sali Berisha i ka kthyer sytë nga Këshilli Drejtues i RTSH, për të strehuar militantët e larguar nga organet në varësi të qeverisë. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (ish-KKRT), Endira Bushati, po katapulton me shpejtësi militantët e Partisë Demokratike në KKRT, para se të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në zbatim të një urdhëri partiak, zonja Bushati ka hapur një konkurs fiktiv, me anë të të cilit po tenton të justifikojë emërimet partiake dhe klienteliste në institucionin që drejton. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Përsëri për “fyerjen” dhe “shpifjen”

Nga Ilir Dhima

Mbi 10 ditë më parë, ‘Shqiptarja.com’ botoi një koment nën titullin “Fyerja dhe shpifja, edhe ligjërisht të dënueshme”, ku bëhej fjalë për domosdoshmërinë e zhdëmtimit të dëmit moral që i vjen individit në kushtet e shoqërisë shqiptare nga veprat e fyerjes dhe shpifjes, të cilat prej dy dekadash janë bërë të modës midis nesh. Por, arsyeja përse po i kthehemi kësaj teme ka të bëjë me faktin që së fundmi në Tiranë u zhvillua një takim me diplomatë dhe ekspertë të organizmave evropianë, të cilët këshilluan (veç të tjerash) të kihet kujdes që për ndëshkimin mbi këto dy vepra, sidomos kur është fjala për gazetarët dhe mediat, të respektohen standardet evropiane. A është ky një preokupim i drejtë dhe legjitim? Vazhdoni leximin

Kufij Shengen për internetin?

Gjermania dhe Franca po konsultohet për një të ashtuquajtur “Shengen Routing”. Të dhënat duhet të mbeten mundësisht brenda Evropës. Por a mbron kjo vërtet nga përgjimi apo i shërben vetëm kompanive të IT?

Shkurtesa “www” do të thotë “world wide web”, pra një rrjet mbarëbotëror dhe si i tillë pa kufij. Por përgjimet masive të qarkullimit të të dhënave në internet nga NSA, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në raportin me SHBA, duket se janë bërë shkas që të mendohet për ta kanalizuar më shumë qakullimin e të dhënave në korsi kombëtare. Ekzistencën e planeve konkrete për këtë, e konfirmoi edhe kancelarja Angela Merkel në mesazhin e saj të përjavshëm video në internet: këto ditë ajo do të diskutojë me qeverinë franceze nën drejtimin e François Hollande se si mund të ngrihet një rrjet evropian komunikimi, për të shmangur survejimin nga shërbimet sekrete nga SHBA. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Këshilli i Evropës organizon diskutim rreth jurisprudencës mbi “shpifjen” dhe praktikat më të mira

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, në kuadër të projektit rajonal “Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore”, do të organizojë të premten një tryezëne rrumbullakët “Shpifja në jurisprudencën bashkëkohore, standardet dhe praktikatmë të mira”.

Anëtarëtë parlamentit, gjykatës, përfaqësues të medias dhe ekspertë do të diskutojnë rreth gjendjes aktuale të jurisprudencës për shpifjen, në vijim tëndryshimeve nga Kuvendi i Shqipërisë të dispozitave të kodit penaldhe civil për shpifjen, në vitin 2012. Legjislacioni për shpifjen mund të ndikojë negativisht në një mjedis të lirë dhe të hapur për medianpasi mund të ushqejë vetë-censurë dhe frikëtë tepruar ndaj pasojave ligjore. Vazhdoni leximin