7 vite “MAPO”, aventura vazhdon si donacion

gaz-mapoNë ekspozitën e djeshme, me botimet më të mira të mediave “Mapo”, botuesi Henri Çili deklaroi që nga sot e tutje do të jetë donator i këtyre botimeve. Më shumë sesa 7 vjet nga krijimi i logos “Mapo”, këto botime nuk do të jenë pjesë e shoqërisë tregtare “Mapo sh.p.k”, por pjesë e Fondacionit për Liri Ekonomike. Në aktivitet u prezantua edhe drejtori i ri i kësaj mediaje, Artur Zheji

Dje në hollin e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua një ekspozitë me numrat më të mirë të botimeve “Mapo”, që nga themelimi i tyre më shumë sesa shtatë vjet më parë. Ceremonia, ku ishin të pranishëm miq dhe kolegë të mediave të tjera, shërbeu edhe për të shpallur kalimin e botimeve “Mapo” nga një shoqëri tregtare, në pjesë të Fondacionit për Liri Ekonomike, si dhe për prezantimin e drejtorit të ri të botimeve “Mapo”, Artur Zhejin. Themeluesi i gazetës “Mapo” dhe aktualisht botuesi i të gjitha botimeve “Mapo”, Henri Çili nuk do të jetë më botues, por donator i këtyre botimeve. Vazhdoni leximin

Advertisements

Botuesi Henri Çili shndërrohet në donator të botimeve “Mapo” – gazeta, publikim i Fondacionit për Liri Ekonomike

Dje, në hollin e Universitetit Evropian të Tiranës, me rastin e shtatë vjetorit të themelimit të botimeve “Mapo” u zhvillua një  ekspozitë me numrat më të mirë të këtyre botimeve me drejtues, kolegë dhe miq të medias “Mapo”. Gjatë aktivitetit, themeluesi i gazetës “Mapo”, Henri Çili, deklaroi se nuk do të jetë më botues, por donator i këtyre mediave, dhe gjithashtu u prezantua drejtori i ri i Mapo-s Artur Zheji. Mediat “Mapo” tashmë do jenë pjesë e Fondacionit për Liri Ekonomike. “Shtypi i shkruar në Shqipëri mbetet sidomos në zhvillimet e sotme teknologjike, pothuajse një sakrificë sublime, që kërkon vetëm energjinë dhe motivimin e një pasioni siç është për mua shtypi i shkruar, për ta mbajtur. Vazhdoni leximin

Të hënën nis procedura për zëvendësimet në AMA

TIRANE– Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza në një intervistë për televizionin “A1 Report” për gazetarin Arbër Hitaj, theksoi se mazhoranca do të vijojë nismën e saj për të plotësuar vakancën e krijuar në Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Sipas Pezës, tërheqja e amendamentit të tij u bë për shkak se e njëjta gjë po bëhet edhe nga Kuvendi dhe për rrjedhojë, bëhet një paralelizëm. Krahas kësaj, deputeti Peza theksoi gjithashtu se këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, është bllokuar për shkak të opozitës, e cila është tërhequr nga konsensusi i parë që u arrit ndërmjet palëve. Vazhdoni leximin

Tregu mediatik në vend, më shumë vende pune se gazetarë

Nga Erjon Çiku dhe Xhulia Karavella

TIRANE – Modeli i çrregulluar i tregut mediatik në vend, ku ka më shumë vende pune se gazetarë ishte njëra nga temat e diskutimit në konferencën e radhës, i qendrës “Shqiptaro-Gjermane” ,i cili mundësohet nga fondacioni Konrad Adenauer

Në një panel të ftuarish ku bënin pjesë gazetari Carlo Bollino, akademiku Prof. Dr Artan Fuga si dhe gazetari zviceran Martin Woker i gazetës “Neue Zurcher Zeitung” (NZZ) dhe profesor Zylyftar Bregu, ndanë eksperiencat e tyre, nga pikëpamja e medias si biznes. Vazhdoni leximin

Endira Bushati legalizon vjedhjen

Vendimi skandaloz i AMA-s, që u lejon operatorëve kabllorë të piratojnë televizionet kombëtare.

ama-001Pavarësisht tisit ligjor që zonja Bushati mundohet t’i japë një vendimi ilegal, baza ligjore e saj është e pasaktë. Vendimi merret në një kohë, kur këto televizione kanë ngritur fort zërin kundër vjedhjes dhe piraterisë që kabllorët bëjnë 

Urdhri

Ndonëse me mandat të përfunduar, zonja Bushati në një mbledhje të thirrur tri ditë më parë, me vendimin nr. 4 të datës 26 mars urdhëron kabllorët të marrin sinjalin dhe programet e Top ChannelKlan dhe TVSH, pasi sipas saj, të tria këto subjekte nuk kanë plotësuar kriteret e mbulimit me sinjal. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Zonat të cilat nuk mbulohen me sinjal nga televizionet kombëtare, transmetim pa pagesë

Autoriteti i Mediave Audiovizive hedh poshtë dhe i quan të qëllimta dhe të pabazuara, të pambështetura në asnjë akt ligjor dhe jashtë çdo lloj etike të komunikimit, sulmin dhe akuzat e paprincipta të televizionit “Top Channel” ndaj vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive “Për vendosjen e detyrimit të mbartjes të programeve kombëtare nga rrjetet e komunikimeve elektronike kabllore të subjekteve të autorizuara për ripërsëritjen e programeve audio dhe audiovizive në këto rrjete”. “Nga matjet e zhvilluara nga specialistët e AMA-s, në dhjetor 2013, për monitorimin e shfrytëzimit të spektrit të frekuencave televizive në territorin e Shqipërisë, ka rezultuar se:  Televizioni “Klan” mbulonte me sinjal të dobët deri në 53.9%; ndërsa me sinjal mesatar deri në 36.8%. Televizioni “Top Channel” mbulonte me sinjal të dobët deri në 51.4%; ndërsa me sinjal mesatar deri në 36.5%. Ndërkohë, subjektet private kombëtare, sipas ligjit dhe licencës së miratuar, janë të detyruar të mbulojnë jo më pak se 80% të territorit të vendit. Vazhdoni leximin

Kush do ta administrojë së shpejti internetin?

Në konferencën e ICANN duhet gjetur dikush, që të marrë përsipër mbikqyrjen e internetit pas vitit 2015. SHBA duan ta dorëzojnë këtë detyrë, kërkimi i përgjegjësve të rinj duket i vështirë.

Kjo kërkesë është më shumë se 15 vjeçare. Shumë shtete, organizma të Kombeve të Bashkuara dhe grupe të shoqërisë civile kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga SHBA, që ta dorëzojë më në fund mbikqyrjen e përgjithshme mbi administrimin e internetit, Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN). Sepse vendimi përfundimtar për menaxhimin e domeneve dhe çështje të tjera të lidhura me lidhjen në internet kanë qenë deri tani në duar të ministrisë amerikane të Tregtisë. Pa miratimin e autoritetit amerikan të telekomunikacionit NTIA, që varet nga ministria e Tregtisë, nuk bëhet dot asgjë në internet. Vazhdoni leximin

Televizioni dixhital: Ish-ministri shqiptar “manipuloi” tenderin

g-polloBesar Likmeta BIRN Tiranë

Vendimi i ish-ministrit për të ndarë kontratën më dysh për mbikëqyrjen e procesit të dixhitalizimit të Shqipërisë mes dy kompanive – të cilën një gjykatë e shpalli të paligjshme – vijon të shkaktojë debate

Balkan Insight mund të zbulojë se ish-ministri i Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë shkeli rregullat e prokurimit publik në favor të kompanisë suedeze Ericsson në një tender për dixhitalizimin televiziv me vlerë 23 milionë euro.

Pasi Ericsson dështoi të fitojë garën, ministri Genc Pollo urdhëroi një vlerësim të dytë, një procedurë të cilën ligji shqiptar i prokurimeve nuk e parashikon dhe që Gjykata e Tiranës më vonë e shpalli të paligjshme. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Shkullaku tregon karrierën: Ma kanë marrë aparatin 2 herë

Të ndodhesh në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo është detyra e një fotografi: të jetë atje ku lajmi ndodh. Gent Shkullaku ka vite tashmë që e bën këtë gjë. Gjithnjë me pasion dhe me syrin e atij që nuk gjurmon vetëm lajmin, por kërkon edhe të bukurën atje ku ka dramë.

Dje, në kuadrin e Pranverës Frankofone, fotografi Gent Shkullaku hapi ekspozitën “Realitete shqiptare në objektivin e AFP-së”. Mes atyre mijëra fotografive që ai ka realizuar gjithë këto vite dhe ka furnizuar shtypin e përditshëm dhe agjencitë e huaja, Shkullaku ka përzgjedhurvetëm 30, të realizuara gjatë 3-4 viteve të fundit. Fotografia me karakter social zë vendin kryesor. Vazhdoni leximin

Shkrirja e AMA-s, Alfred Peza tërheq amendamentin

a-peza-001Pas tërheqjes së amendamentit, çështja në Autoritetin e Mediave Audiovizive do të zgjidhet përmes procedurës së nisur nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve.

Deputeti socialist, Alfred Peza ka zyrtarizuar dje tërheqjen e projektligjit të tij “Për disa ndryshime në ligjin për Mediat Audiovizive”. Një ditë pasi grupi parlamentar socialist vlerësoi se çështja në Autoritetin e Mediave Audiovizive duhet të zgjidhet nëpërmjet procedurës së nisur tashmë nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve, Peza ka dorëzuar në parlament kërkesën për tërheqjen propozimit të vet, i cili parashikonte shkrirjen e plotë të këtij Autoriteti dhe plotësimin e tij nga e para sipas procedurës që parashikon ligji i ri për mediat audiovizive. Vazhdoni leximin