S’ka pakt për bordin e RTSH, Pollo: shpresojmë para statusit

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit është shtyrë sërish në kohë, pasi maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur konsensus për formulën me anë të së cilës do të bëhet përzgjedhja e 10 kandidaturave fituese. Mungesa e konsensusit ka bërë që çështja e plotësimit të Bordit të RTSH-së të mbetet jashtë kalendarit të punimeve në Komisionin e Medias. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, është shprehur se kjo çështje do të mbesë jashtë kalendarit për sa kohë që mes maxhorancës dhe opozitës nuk ka konsensus për formulën se si do të zgjidhen kandidaturat. Pollo ka ironizuar duke thënë se shpresonte që kjo çështje të zgjidhej para marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, përsëri pa arritur një marrëveshje paraprake, përsëritja e mbledhjes do të çojë në të njëjtin rezultat dhe në debate të kota. Vazhdoni leximin

Zhvillohet tryeza teknike “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen”

media-zgjedhjetLleshi: Media, rol jetik gjatë zgjedhjeve.

Media konsiderohet si një ndër aktorët më të rëndësishëm gjatë proceseve zgjedhore, në formimin e opionit publik. Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, gjatë tryezës “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen”, duke vlerësuar si të rëndësishëm rolin e medias, tha se nuk ka proces zgjedhor të gjithëpranuar pa medie të lirë, etike dhe të pavarur.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi ka deklaruar se gjatë proceseve zgjedhore, media merr një rol të jashtëzakonshëm në formimin e opinionit publik. Deklaratat i bëri gjatë gjatë tryezës “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen” Vazhdoni leximin