Komisioni i Medias shkarkon Endira Bushatin, konstaton mbarimin e mandatit, ja rezoluta

ama-011Mazhoranca ka miratuar dje projektrezolutën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Endira Bushati dhe shpalljen e tre vendeve vakante për anëtarë të këtij institucioni. Mazhoranca ka miratuar e vetme projektrezolutën e deputetit Alfred Peza në Komisionin e Medias, pasi opozita u largua. Të djathtët në komision kërkuan shtyrjen e mbledhjes, me pretekstin që deputeti Luçiano Boçi të bënte gati materialin për punën 1 vjeçare të AMA. “I propozoj Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: a)Shpalljen e vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). b) Shpalljen e 3 (tre) vendeve vakante për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Bashkëlidhur projektvendimi për shpalljen e vakancave dhe fillimin e procedurave ligjore për plotësimin e tyre”, thuhet në materialin e përgatitur nga deputeti Peza. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Kokëdhima, gjyq me RD: 100 mln lekë dëmshpërblim për mashtrim

TIRANE- Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka hedhur në gjyq gazetën Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike. Teksa e ka akuzuar për thënie të pavërteta dhe mashtruese, duke kërkuar që të përgënjeshtrohen publikisht sipas ligjit në këtë gazetë, Kokëdhima në gjykatën e shkallës së parë kërkon dhe dëmshpërblim për dëmin jopasuror të shkaktuar në shumën e 100 milionë lekëve të vjetra. Kështu, dy ditë më parë më 28 prill deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka depozituar në gjykatën e shkallës së parë ankimimin e tij, dhe është vendosur dhe gjyqtari i çështjes, pikërisht Anila Kristani.

“Çështja civile Nr. 10455, në Gjykatën e shkallës së parë, me datë regjistrimi 28.04.2014, ku paditës është Koço Kokëdhima ndërsa të paditurit janë, Rilindja Demokratike sh.p.k. Ndërsa lloji i Çështjes është padi Shkaktim Demi (Neni 608-654) me baza Ligjore po këtë nen”, thuhet në dokumentin e publikuar për çështjen penale në ngarkim të RD-së teksa evidentohen detaje të këtij kallzimi. Vazhdoni leximin

Të mos i mbyllet fryma e shtypit

Nga Frank Shkreli

shkreli-011Kjo javë është mbushur me aktivitete kushtuar fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit që do të kulminojnë me Ditën Ndërkombëtare të lirisë së shtypit më 3 Maj, 2014.  Aktivitetet filluan në Washington të organizuara nga Departmenti amerikan i Shtetit, nga Kombet e Bashkuara në  New York, dhe UNESCO do të mbajë një konferencë ndërkombëtare dy ditore me 5 dhe 6 Maj në Paris. Ndërkohë, aktivitetet në mbrojtje të lirisë së shtypit gjatë kësaj jave, përfshijnë edhe mbledhjen këtë javë në kryeqytetin Tallin të Estonisë mbi lirinë e internetit, të organizuar nga qeveria estoneze.

Dita Ndërkombëtare kushtuar lirisë së shtypit është shpallur nga Asambaleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe është caktuar të shënohet çdo vit me 3 Maj. Vazhdoni leximin

Genc Pollo skandal në Komisionin e Mediave, miraton me dhunë formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KDRTSH, sherr me Pezën

komisionimediasArrogancë, papërgjegjshmëri ekstreme dhe tendencë për kapje institucionesh edhe në opozitë. Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Genc Pollo, ka miratuar dje me dhunë formulën e njëanshme për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe të ligjit nr. 97/2013”Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Edhe pse mazhoranca ka shumicën e anëtarëve në Komisionin e Mediave, Genc Pollo, me një kleçkë dhe manovër të befasishme, miratoi formulën e përzgjedhjeve të anëtarëve të KDRTSH, duke i imponuar shumicës vullnetin e pakicës. Çfarë ka ndodhur? Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti demokrat Myqerem Tafaj, në emër të opozitës, propozoi një formulë të re për përzgjedhjen e anëtarëve të KDRTSH. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Taksat për reklamat mediatike – TVSH ndryshon për herën e 40-të

Nga Bardhi Sejdarasi

TIRANE – Ditët e fundit në media dhe në prononcime aktorësh kryesorë të qeverisë e të biznesit është trajtuar gjatë çdo gjë që ka pasur të bëjë me një ligj specifik, siç është ligji për akcizat. Grupet e interesit, por edhe ekspertët, kanë anatemuar hartuesit e këtij ligji, ndërsa zyrtarët e mbrojtën atë edhe në komisione kuvendore, me argumentin “bindës”: “ndryshimet janë më të mira se sa ligji që kishte bërë opozita!?”

OK, por kjo është gjysma e së keqes. Projektligji në fjalë, për hir të së vërtetës, u vërdallos aq shumë nëpër tavolina diskutimesh një vit më parë sa u bë i bezdisshëm. Për të nuk foli askush, ose disa, por me gjysmë zëri. Në Këshillin Konsultativ të Biznesit, e vetmja tavolinë debati ku mund të thuash me zë të plotë atë që mendon, nuk pati ndonjë debat “mbresëlënës” për të kundërshtuar draftin e Ministrisë së Financave. Vazhdoni leximin

Këshilli Drejtues i RTSH-së, Pollo tenton t’ia hedhë PS

g-pollo-011Komisioni i Medias rikthehet te formula e mazhorancës për përzgjedhjen e kandidatëve.

Komisioni i Medias dhe i Arsimit përmes kryetarit të tij, Genc Pollo, vazhdon të mbajë peng prej muajsh përzgjedhjen e Këshillit të Lartë Drejtues në Radiotelevizionin Shqiptar, pasi gjetja e një formule konsensuale mes palëve duket e pamundur. Edhe mbledhja e djeshme ishte refren i mbledhjeve të kaluara, ku mes të debateve të forta, teksa në komision nuk ishin prezentë gjithë deputetët e mazhorancës, kryetari Genc Pollo hodhi në votë formulën e opozitës, duke e miratuar atë me votat e deputetëve të opozitës. “Është hera e 9 që ju vazhdoni të bëni këtë shfaqje, kaq të pistë, kaq të ndyrë, kaq jashtë rregullave dhe rregulloreve. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Sami Neza, me një libër për “çështjen” e gazetave

s-nezaj-libriGazetari Sami Neza ka publikuar së fundmi librin me titull “Gazeta, menaxhimi i krizës në medien e shkruar”.
Nëpërmjet këtij studimi autori ka synuar të përmbushë hipotezën se shtypi i shkruar është në krizë, zgjidhja e krizës kërkon mjete të tjera që kapërcejnë kapacitetet aktuale të shtypit të shkruar. Paradigma ku është mbështetur zhvillimi i këtij sektori mediatik nuk sjell zgjidhje, sipas Nezës. Ai thekson se ashtu si në shumicën dërmuese të vendeve të botës edhe shtypi i shkruar në Shqipëri po kërkon mjete të tjera ndryshe prej atyre të traditës për të mbijetuar qoftë edhe në një gjendje tjetër.
Në gazetat e përzgjedhura për një pjesë të studimit “Panorama”, “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip” ai ndan rastet e suksesit te secila si dhe sugjeron transformime që do të mundësonin rast pas rasti suksesin në tregun print dhe atë online. Vazhdoni leximin

Rikrijimi i debatit ose ç’është një gazetë…

Nga Etienne Balibar  

e-balibarÇ’është një gazetë? Disa përgjigje duhet të jenë të përjashtuara si të pamjaftueshme ose të padenja, siç edhe menjëherë s’mund të nxjerrim një përkufizim të thjeshtë, pozitiv, që mund ta kthejmë menjëherë në strategji editoriale.

“Ne jemi një gazetë!” thoshte titulli i vendosur në lajmet kryesore, nga e kemi marrë pjesën e mësipërme, shkëputur kjo nga korrespondenca e konfliktit të hapur midis Libération dhe pronarëve të saj. Po ç’është një gazetë? Është e qartë që disa përgjigje duhet të përjashtohen si të pamjaftueshme ose të padenja, vetëm nëse i shërbejnë projekteve dhe tendencave (një gazetë nuk është një tweet i madh, kjo nuk është paraqitja e vlerësimeve të agjencive të vlerësimit, nuk është as koshi i insituatave për jetën private të “people”, nuk është logoja monétisable për të organizuar takime dhe pastaj për t’i bërë jehonë në rrjetet sociale…), por vështirë të nxjerrësh ndërkohë një nocion të thjeshtë, pozitiv, dhe që lehtësisht të mundemi ta kthejmë në strategji editoriale. Vazhdoni leximin

Zoti Kryeministër! Doni shtyp të lirë apo media mafioze?

n-lesiNga Nikoll Lesi, botuesi i gazetës më të njohur “Koha Jonë”

Pardje lexova një shkrim të botuesit të gazetës “Shqiptarja.com” Carlo Bolino, i cili me një analizë të shpejtë, pas vendimit të ministrit të Financave zotit Shkëlqim Cani për të futur në projektligj TVSH-në në masën 20 përqind për reklamat në media, pra Carlo, thotë as më pak e a2ws më shumë se sa po them edhe unë si botues i vjetër se nëse bëhet kjo nga Qeveria Rama nuk do të ketë më shtyp të lirë. Edhe sot nuk kemi media të lirë krejtësisht. Kemi media shumë të pasur e të lidhur me politikën , apo më mirë me mazhorancën dhe opozitën, sipas interesave të momentit, e ku përfitojnë miliona euro nga pazaret me politikën e ditës; kemi edhe shtyp të varfër , por të lirë për të thënë mendimin e tij. Vazhdoni leximin

Cani u shpall luftë mediave, vendoset TVSH për reklamat në 2015

sh-caniMinistri i Financave, Shkëlqim Cani duket se nuk i ka nisur mirë punët si administrator i financave publike. Me një karrierë disavjeçare prej bankieri në shpatulla, Cani gjendet sot në krye të institucionit që menaxhon të ardhurat e shpenzimet e shtetit shqiptar, të cilat duhet të sigurohen nga taksat që paguajnë qytetarët. Që në fillim të vitit, qytetarët u përballën me një paketë taksash të reja, të cilat siç u reflektuan në rritjen e të ardhurave në buxhet, u reflektuan dhe në çmime e kosto të jetesës. Por kryeadministratori me karrierë bankieri duket se ka mbetur i pakënaqur nga këto masa, ndaj dhe së fundmi ka prezantuar projektligjin më të ri që takson edhe mediat. Teksa pritet me interes të madh lëvrimi i këstit të parë të kredisë 330 milionë euroshe të FMN, për të cilën ministri Cani kishte dhënë si fillimin e prillit, sot që jemi në ditët e fundit të muajit, në Ministrinë e Financave mbizotëron heshtja. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot