Dështon zgjedhja e Këshillit Drejtues të RTSH-së, opozita s’paraqet listën me emrat e kandidatëve

TIRANE-Komisioni parlamentar i Medias dështoi sërish të martën në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar për shkak se opozita nuk paraqiti short listën me 20 emrat e kandidatëve të përzgjedhur prej saj. Një javë më parë komisioni, me votat e maxhorancës, miratoi formulën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, ku parashikohej që secila palë të propozonte një listë me 20 kandidatët e mbështetur prej saj. Më pas do të niste dhe përzgjedhja finale për të mbërritur tek 10 emrat që do të përfaqësoheshin në bordin drejtues të RTSH-së.

Në mbledhjen e sotme deputetët e opozitës në komision u shprehën se ata nuk kishin dhënë dakortësinë për këtë formulë, ndërsa nuk kishin sjellë asnjë emër konkret për kandidaturat për Këshillin Drejtues.

Pas mbledhjes, nënkryetari i komisionit Alfred Peza akuzoi opozitën se po vazhdon me strategjinë e bllokimit në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese në institucione të rëndësishme, një prej të cilëve është dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së.

‘Ky Këshill, është i bllokuar prej disa vitesh, pasi dhjetë anëtarët, kryetari i tij, si dhe drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk janë në detyrë, pasi, ose iu ka përfunduar mandati, ose kanë dhënë dorëheqjen. Opozita kishte një javë kohë për të sjellë listën e saj me kandidatët që do të mbështeste në këtë proces. Por, sot sërish vazhdon me të n]ëjt]ën strategji bllokimi duke deklaruar se ‘nuk e kemi listën gati’ tha për mediat nënkryetari socialist i komisionit, Alfred Peza. Në përfundim të mbledhjes, kryetari Genc Pollo tha se do të mblidhej kryesia e komisionit për të caktuar se kur do të shqyrtohej sërish kjo çështje, e zvarritur nga dhjetori i vitit të shkuar.

Më 8 prill komisioni, me propozim të maxhorancës, vendosi që secila palë të mbështesë 20 kandidaturat e saj, në listën me rreth 60 kandidatë për Këshillin Drejtues të RTSH-së. Shumica do të përzgjidhte 20 emrash dhe po kaq dhe opozita. Më pas përzgjedhja do të vijonte përmes përjashtimit, në listat e njëra-tjetrës , maxhoranca do zgjidhte emrat në listën e opozitës dhe opozita në listën e mazhorancës, deri sa të arrihej në numrin pesë nga secila listë.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s