Nga antena tek interneti, televizioni në një USB

tv002Lëvizjet e Google dhe Amazon: ide të reja për të transformuar videot në një server

Televizori dhe televizioni nuk janë më sinonimë. Kolosët e teknologjisë dhe të argëtimit janë duke punuar për të transformuar vizionin tonë mbi botën, për të na mësuar ta shohim televizorin si një panel që riprodhon pamje, video dhe muzikë që vijnë nga burime më të shpërndarë, ndërkohë që televizioni braktis antenën dhe dekoderët për të udhëtuar përmes internetit.

Për momentin, zhurmën më të madhe po e bën Chromecast. I vogël sa një pen-drive USB, vendoset në portën HDMI të televizorit dhe arrin të marrë përmes internetit filma dhe muzikë. Vazhdoni leximin

Advertisements

Të drejtat e autorit nuk ka kush t’i mbrojë

Nga Luljeta Karafili

Qindra përdorues të produkteve që mbrohen nga Ligji Për të Drejtën e Autorit janë ankuar për drejtuesit e rinj të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, se po favorizojnë në mënyrë abuzive njërën prej Agjencive kryesore të Administrimit Kolektiv, duke lënë dyshim për korrupsion dhe abuzime akoma pa filluar mirë punën në krye të këtij institucioni. Shkak për këtë reagim është bërë heqja prej portalit të ZSHDA-së (www.zshda.gov.al), të të gjitha të dhënave për agjencitë e manaxhimit kolektiv, duke e lënë një rubrikë bosh apo pa asnjë të dhënë. Prej një muaji ZSHDA-ja, e ka transferuar portalin e saj pranë AKSH-it, që administron faqet elektronike të të gjithë qeverisë dhe agjencive të saj, por ndërsa ka ekspozuar shumicën e materialeve njohëse dhe sensibilizuese, nuk ka publikuar rubrikën më të konsultuar nga rreth 200 mijë përdorues të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, siç është ajo e “Agjencive të Administrimit Kolektiv”. Vazhdoni leximin

Vakancat në AMA, prezantohen 4 kandidaturat e para në Komisionin e Medias

TIRANË – Në Komisionin e Medias janë paraqitur nga Genc Pollo 4 kandidaturat e para për 3 vendet vakante për anëtarë në AMA. Ani Ruçi, Xhovan Shyti, Elvi Fundo dhe Moikom Zeqo janë 4 emrat e parë nga 12 që do të kandidojnë për postet e anëtarëve. Fillimisht kandidaturat do të miratohen nga ky komision dhe më pas do të kalojnë në Parlament për të marrë votat e caktuara për t’u bërë anëtarë të AMA-s. 6 qershori është afati i fundit i propozimeve të kandidaturave të tjera për anëtarët e AMA-s në Komisionin e Medias. Pas zgjedhjeve të anëtarëve të rinj do nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të AMA. Afati i vendosur për kryetarin e AMA-s në Komisionin e Medias është 21 qershori. Vazhdoni leximin

Raportimi selektiv dhe joprofesional, nxit incidente ndëretnike

raportimi001Raportimi selektiv dhe joprofesional i mediave për incidentet që po ndodhin viteve të fundit në Maqedoni, reflektohet në masë të madhe ndaj stabilitetit dhe raporteve ndëretnike në vend.

Kështu vlerësojnë ekspertët për çështjen të mediave duke komentuar raportimin e njëanshëm lidhur me incidentin e fundit në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup, por edhe për incidentet tjera të kësaj natyre që kanë ndodhur periudhën e fundit.

Gjatë raportimeve mbi vrasjen e një 19-vjeçari, mediat shumë pak, për të mos thënë fare, nuk kanë informuar mbi shkaqet e vrasjes, por në plan të parë kishin përkatësinë etnike të vrasësit, që në këtë rast ishte shqiptar dhe të viktimës që ishte maqedonas. Vazhdoni leximin

Nënë Tereza, e mohuar nga shtypi shqiptar

Kronologji e shtypit shqiptar nga koha kur misionarja shqiptare viziton për herë të parë Shqipërinë

Si ka evoluar njohja e Nënë Terezës përmes shtypit shqiptar; nga njoftimi i thatë nga shtypi zyrtar i vitit ‘89, më 5 shtator 1997, kur u nda nga jeta, ceremonia mortore, si dhe ikja nga jeta e misionares shqiptare ka pasur kulmin e jehonës në mediat shqiptare të cilat shkruanin pothuaj në një zë: Bota shqiptare sot në zi. Më 17 tetor 1979, kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ‘80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar. Më 25 tetor 1979, në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë, më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron. 1990, vizita tjetër e Nënë Terezës, ku shtypi më shumë ka pasqyruar pritjet politike që ka pasur ajo me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Vazhdoni leximin

Çmimi “Dritan Hoxha” shkon për tre studentë

cmimetNë një mbrëmje emocionuese është ndarë për të tretin vit radhazi çmimi “Dritan Hoxha” për gazetarët e rinj, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të njeriut që revolucionarizoi mediat në Shqipëri. Studentët Julian Hoxhaj, Xhentjana Muskaj dhe Arisa Liço, fitues mes 250 aplikantëve

Dorëzimi i këtyre çmimeve në datën 23 maj ka një simbolikë të veçantë. Në këtë ditë, 6 vjet më parë u nda nga jeta themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha, personi që jo vetëm revolucionarizoi tregun mediatik në Shqipëri, por ndryshoi edhe kontekstin social në tregun mediatik shqiptar dhe më gjerë, në të gjithë rajonin.

Për të tretin vit radhazi, Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” ka ndarë çmimet për aspirantët për gazetarë. Një çmim frymëzues për të gjithë ata që duan ta ndajnë jetën e tyre në botën e bukur të medias. Në një mbrëmje emocionuese për të rinjtë pjesëmarrës në këtë garë, janë ndarë tri çmimet e këtij konkursi sipas zhanreve. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

NYT:Gazetaria dhe interneti, 8 rregullat e arta

E përditshmja amerikane New York Times u ka kërkuar një grupi gazetarësh të saj që të vlerësojnë strategjinë dixhitale të gazetës. Kohëzgjatja, gjashtë muaj. Raporti (“Innovation”) me 90 faqe sapo ka dalë. Nieman Joournalism Lab i Harvardit e ka quajtur “një prej dokumentave më të rëndësishëm të kësaj epoke të mediave”. E rëndësishme: New York Times është një prej titujve të mëdhenj ku aksesi me pagesë në artikuj, pas një numri të caktuar artikujsh falas (paywall) funksionon. Largimi i drejtores Jill Abramson nuk ka fare të bëjë me llogaritë, por me menaxhimin e gazetarëve. Që nuk janë thjeshtë të punësuar, siç dëshiron të besojë ndonjë botues. Janë profesionistë që duhen drejtuar me kujdes. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Cfarë përmban raporti? Shumë gjëra interesante. Ja cilat janë tetë më të rëndësishmet: Vazhdoni leximin

Vendet vakante të AMA, debate në Kuvend/ Peza: Strategjia e PD, bojkoti dhe bllokimi. Opozita: Po kapni institucionet

a-peza334Kuvendi debatoi gjatë seancës plenare mbi projektvendimin ‘për shpalljen e vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive’ (AMA). Deputetët e opozitës e konsideruan p/vendimin një përpjekje të maxhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Sipas tyre kreut aktual të AMA-s Endira Bushati, po i ndërpritet mandati në mënyrë të paligjshme, pasi shumica shqetësim kryesor ka zaptimin e frekuencave nga operatorë të caktuar.

“Me këtë akt maxhoranca po shkel parimin e integritetit të AMA-s, duke synuar ta kthejë në një institucion të kontolluar prej saj, krejt ndryshe nga ajo që parashikohet në ligjin e miratuar vitin e kaluar, për funksionimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive”, tha deputetja e PD-së, Eleni Qirici.

Sipas saj, pas vendimit të sotëm për AMA-n qëndrojnë interesa të pastra financiare dhe klienteliste, për ta detyruar Kuvendin të votojë një vendim në shkelje të ligjit dhe duke bërë një vlerësim jo korrekt të AMA-s. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Kuvendi shkarkon Endira Bushatin dhe anëtarët e komisionit civil

a-peza333Më në fund, Kuvendi me shumicë votash ka shkarkuar kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati, duke i hapur rrugë procedurave ligjore për kandidatët që do të konkurrojnë për këtë post. Vetëm me votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi projektvendimin “Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”. Kuvendi votoi me 95 vota pro votohet projektligjin për sigurimin dhe risigurimin. Kuvendi ka miratuar me 97 vota projektligji “Për sigurimin e depozitave”. Gjithashtu është miratuar projektrezoluta “Për e punën e ERE-s” dhe projektvendimi “Për Komisionerin e Shërbimit Civil”.

Fillimisht lidhur me debatet për AMA, nënkryetari i Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti socialist Alfred Peza, ftoi opozitën të votojë për vendin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Kuvendi vendos për rikthimin e ligjshmërisë së AMA-s

ama225Pritet nisja e procedurave për zëvendësimin e katër anëtarëve

Mazhoranca vendos hapjen e procesit për kthimin e legjitimitetit në autoritetin e Medias Audovizuale (AMA). Me shumicë votash, Kuvendi u hapi rrugë procedurave për zëvendësimin e katër vendeve të mbetura bosh në këtë institucion, i cili ka vuajtur prej kohësh vakancat. Gjatë seancës së djeshme plenare, opozita, përmes deputetit, njëkohësisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo, është shprehur kundër duke deklaruar se po cenohen institucionet e pavarura. Në fjalën e tij, Genc Pollo tha se nuk është e vërtetë se ky institucion nuk ka funksionuar, duke theksuar se opozita ka kërkuar zëvendësimin e tre anëtarëve dhe jo katër, siç ka dalë nga memoja e fundit. Por, në kundërpërgjigje, deputeti socialist, njëkohësisht deputeti Alfred Peza, argumentoi se zëvendësimi i anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetarin, është plotësisht i ligjshëm, duke argumentuar se kryetarja e këtij institucioni, Endira Bushati, edhe pse i kishte përfunduar mandati që prej datës 24 shtator të vitit 2012, vijonte të ushtronte postin e saj si kryetare në mënyrë të jashtëligjshme. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip