Shkarkimi i kryeredaktores së NYT nxit debatin e barazisë gjinore

nytimesfotoPushimi i papritur nga puna i gruas së parë në postin e kryeredaktores të gazetës New York Times ka ngritur përsëri çështjen e pabarazisë gjinore në paga në kompanitë amerikane si dhe pyetje në se gra të tjera manaxhere gjykohen me standarte ndryshe nga homologët e tyre burra.

Më pak se një javë pasi u pushua nga puna si kryeredaktore në gazetën më prestigjoze amerikane, Jill Abramson foli rreth refuzimit dhe vendosmërisë, gjatë ceremonies së diplomimit të studentëve në Universitetin  Wake Forest në Karolinën e Veriut.
 
“Tani po ju flas nga përvoja – disa nga ju mund të mos marrin punën që vërtetë duan apo të marrin letrat e tmerrshme të refuzimit për studimet pasuniversitare.  Ju e dini ndjenjën e humbjes. Kur të ndodh kjo, tregoni se dini të ngriheni në këmbë përsëri.“

Botusi  i gazetës thotë se zonja Abramson u zëvendësua për arsye të stilit të saj të menaxhimit. Disa njoftime thonë se ajo u pushua pasi u ankua se paguhej më pak se sa paraardhësi i saj mashkull. Cilado qoftë arsyeja, çështja ka rigjallëruar debatin rreth barazisë në shoqëri dhe në punë në Shtetet e Bashkuara.

Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton foli rreth kësaj çështje kohët e fundit në një konferencë në Bankën Botërore.

“Barazia e grave, pjesëmarrja e plotë, zëri i tyre, nuk është vetëm e drejtë por gjëja më e zgjuar që mund të bësh.  Kjo sjell ndryshim në begatinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërive.”

Dr. John Ryder, një psikolog që trajton problemet në vendet e punës, thotë se respekti dhe besimi janë të rëndësishme si për burrat edhe për grate në menaxhim.

“Do të sugjeroja që jo vetëm gratë të kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë sipas ligjeve, por edhe burrat duhet ta kërkojnë këtë pasi është e rëndësishme për ne të besojmë njëri-tjetrin.”

Zoti Ryder thotë se dështimi i një menaxheri për t’u konsultuar me grupin që drejton çon në probleme të mëdha, një faktor që është përmendur si arësye për pushimin nga puna të zonjës Abramson.

“Ajo nuk donte të nxirrte të gjitha kartat dhe kjo krijonte tensione mes saj dhe drejtuesve, tensione që ajo nuk ishte në gjendje t’i zgjidhte.”

Të diplomuarit së fundmi nga universiteti kanë të njëjtat pikëpyetje si zonja Abramson.

“Cila është e ardhmja për mua? Nuk e di. Pra unë jam në të njëjtën pozitë si shumë prej jush.”

Ndërsa zonja Abramson mendon për të ardhmen, pushimi i saj nga puna, nga një prej posteve më të larta të gazetarisë amerikane do të vazhdojë të sjell debate rreth luftës së grave për barazi në vendet e punës.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s