Sfidat e shtypit të shkruar në epokën e globalizimit

Ilir Kalemaj

Debati mbi tejkalimin e modeleve të vjetra të masmedias, të përqendruara kryesisht te shtypi i shkruar, radio dhe televizioni dhe revolucioni që po ngjet me formën dhe përmbajtjen të ndryshme te masmedias, që e kanë demokratizuar, relativizuar dhe revolucionarizuar atë njëherazi, janë sot në epiqendër të diskutimeve të profesionistëve dhe politikë-bërësve anembanë botës. Jo rastësisht ishte kombinimi i medias alternative si burim i shpërndarë pushteti me teknologjinë që bënë të mundur përhapjen e revolucioneve të pranverës arabe dhe më gjerë. Kjo bëri që revolucioni iranian të quhej twitter, ai egjiptian revolucioni facebook dhe apo në Tunizi ku celulari luajti rolin qendror për shpërhapjen e informacionit dhe mobilizimin e turmave. Videot e ndryshme të hedhura në youtube kanë shërbyer jo pak për mobilizime të ngjashme në Siri e gjetkë. Por a do të thotë kjo që shtypit të shkruar po i bien kambanat e fundit? Në fakt personalitete të tillë që variojnë nga semiologu dhe intelektuali publik me staturë ndërkombëtare si Umberto Eco, apo Jeff Bezos, i cili bleu së fundmi Washington Post, mendojnë të kundërtën, duke argumentuar që do të ketë gjithnjë një treg të gazetës së shtypur e cila lidhet sa me shijet njerëzore, aq edhe me konceptin e gazetarisë profesionale. Vazhdoni leximin

Advertisements

Interpoli në Tiranë për piraterinë

Në kuadër të aktiviteteve të Komisionit Europian, nëpërmjet programit të Asistencës Teknike Taiex/KE si dhe Interpol, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit zhvilloi një workshop rajonal “Mbi zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura për sistemin e drejtësisë si dhe institucionet e tjera zbatuese – krimi i të drejtave të pronësisë intelektuale”.

Qëllimi i këtij aktiviteti solli në vëmendje shkëmbimin e praktikave dhe eksperiencave më të mira dhe forcimin e autoriteteve shtetërore zbatuese midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria, si dhe shtete të tjera të rajonit si Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia. Ekspertë të fushës me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale si: Simone Di Meo zyrtar i Inteligjencës Kriminale, Andrelika Grlic- Drejtuese e Inspektoratit të Tregut, Slloveni, etj, në fjalën e tyre theksuan mbështetjen ndaj ZSHDA, dhe kërkuan më shumë bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare përgjegjëse për zbatimin e të drejtave të autorit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Reklama dhe mungesa e lajmit të biznesit

Nga Loreta Zela

Në median shqiptare lajmi politik e ka “mbytur” lajmin ekonomik, por edhe brenda rubrikës së ekonomisë lajmi i biznesit është thuajse inekzistent. Kështu, nga të dhënat e monitorimit një mujor 8 Prill – 8 Maj 2014 të rubrikës ekonomi të gazetave: Panorama; Shekulli; Shqip; Standard; Mapo dhe Dita rezulton se lajmi i biznesit është më pak prezent në rubrikën e ekonomisë në raport me lajmet e tjera që burojnë nga institucionet zyrtare dhe kompanitë publike (më konkretisht në gazetën Dita 11%, Panorama 22%, Shqip 29%, Shekulli 8%, Mapo 22%, Standard 8%). Edhe më e zymtë paraqitet situata nëse analizojmë lajmet kryeartikuj nga biznesi. Kështu p.sh., në gazetën Shqip e cila ka numrin më të madh të lajmeve në rubrikën ekonomi, nga 102 gjithsej vetëm 4 janë lajme biznesi kryeartikuj. Arsyet e mungesës së lajmit të biznesit në media (jo vetëm në print por edhe në atë elektronike apo web) janë nga më të ndryshmet. Në vendin tonë ashtu sikurse dhe në perëndim shumica e gazetave të mëdha, gjeneraliste, fokusojnë vëmendjen kryesisht tek lajmet rreth kompanive publike. Vazhdoni leximin

Metamorfoza e gazetarit të kulturës

Olimbi Velaj

Kur në një moment gjatë Luftës së Dytë Botërore Uinston Çërçillin e pyetën, nëse duheshin shkurtuar fondet e kulturës për të rritur ato të luftës, ai u përgjigj: ‘Po atëherë, pse po luftojmë ne?’ Kjo është një  nga thëniet që ripërsëritet shpesh për të treguar rëndësinë e kulturës për një shoqëri dhe faktin e identifikimit të saj me kulturën.

Gazetaria e kulturës është një sfidë, sidomos në median shqiptare. Duke i përkitur një medieje, e cila ende nuk ka dalë nga tranzicioni, gazetaria e kulturës mbetet më e paqëndrueshmja dhe më e keqpaguara në çdo redaksi, sepse këqyret si një ‘shtojcë’ shpesh e parëndësishme nga drejtuesit dhe financuesit e mediave. Një vështrim i shpejtë i vendit të reporterit dhe gazetarit të kulturës, mbase është një mundësi për të parë pak më shumë rreth ‘evolucionit’ të këtij profili gazetarie në vite. Vazhdoni leximin

Brenda 10 ditëve rregullat e reja për informim për institucionet e arkivat

TIRANE- Qeveria ka propozuar ndryshimin e procedurave për të drejtën e informimit. Tashmë brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, institucionet do të jenë të detyruar të kthejnë përgjigje. Vetëm në rastin kur kërkesa nuk është e plotë, titullari kërkon më shumë kohë, si dhe plotësimin e dosjes.

Vërejtjet 
Sipas draftit të paraqitur në Kuvend “në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë, jo më vonë se 48 orëve nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme. Në çdo rast, autoriteti publik ndihmon kërkuesin në saktësimin e kërkesës”, thuhet në vendim. Por për të pasur dhe një sistem më të qartë punë, do të krijohet një regjistër elektronik  “nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet”. Vazhdoni leximin

Gjykata pezullon Endira Bushatin

Kërkesa nga Prokuroria e Tiranës: Kreu i AMA-s po hetohet për shpërdorim detyre

ama224Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e Endira Bushatit nga posti i kryetares së AMA-s. Kërkesa për pezullim ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës, pasi ndaj saj ka një çështje të hapur për shpërdorim detyre. Prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë masë pezullimi deri në përfundimin e procesit, për shkak se në rolin e saj si kryetare e AMA-s zonja Bushati mund të ndikojë në ecurinë e hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj saj. Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga gjykata dhe nga ky moment, zonja Bushati nuk mund të ushtrojë më detyrën si kryetare, nuk mund të marrë asnjë vendim dhe nuk ka të drejtën e firmës për asnjë procedurë. Në fakt, kërkesa e prokurorisë ka ardhur në një kohë kur në ditët e fundit, në zyrat e AMA-s ka pasur një aktivitet të ngjeshur dhe të pazakontë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe ndonjë ditë edhe në orët e para të mëngjesit, ku mendohet, siç citohen burime të ndryshme edhe nga vetë brenda institucionit, se është kryer fotokopjimi dhe marrja e materialeve të këtij institucioni. Në të njëjtën kohë, Kuvendi është në proces të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, teksa ka konstatuar edhe se zonja Bushati po qëndron në detyrë pa pasur një mandat anëtari. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Digitalb zaptoi frekuencat, ka bllokuar internetin 4 G

ama223Endira Bushati ka reaguar dje në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për ta pezulluar atë nga posti i Kryetares së Autoritetit Media Audiovizive duke theksuar se ky vendim ishte paralajmëruar nga mazhoranca, Digitalb dhe Top-Channel që në shtator të 2013 kur të majtët erdhën në pushtet. Bushati ka akuzuar Digitalb-in se ka zaptuar të gjitha frekuencat e destinuara për shërbimin e internetit 4G duke i bllokuar këtë drejtë shtetit shqiptar. “Sot, gjyqtari Artan Lazaj vendosi pezullimin tim nga detyra. Me një skemë në perfeksion, mazhoranca e re dhe Digitalb e Top Channel realizuan qëllimin e shprehur që në shtator 2013! Digitalb-i ka bërë një kallëzim penal ndaj meje për shpërdorim detyre më 1 prill 2014, pak ditë pas kërcënimit me jetë që më bëri administratori i DGA, Alban Jaho, për tërheqjen e një shkrese, përmes së cilës unë i kërkoja zbatimin e ligjit. Konkretisht, unë i përcillja përgjigjen e Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit, e cila theksonte se DGA duhej të regjistronte dhe çertifikonte kontratat dhe nuk kishte të drejta ekskluzive mbi kanalet kombëtare Tch dhe Klan” thekson Bushati. Vazhdoni leximin

Peza: Struktura e re e AMA-s do të bëhet pas zgjedhjes së kryetarit

kom-med002Komisioni i Medias nis seancat dëgjimore me kandidatët për anëtarë të AMA-s

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e djeshme diskutoi mbi ngritjen e strukturës së re të Autoritetit të Medias Audiovizive, ku të ftuar në këtë diskutim ishin përfaqësues të AMA-s, Ministrisë së Financave dhe DAP-i. Sipas nënkryetarit të komisionit, Alfred Peza, në strukturat e AMA-s do të shtohet me 1/3 e organikës aktuale dhe nga 49 punonjës aktualisht do të shtohen edhe rreth 20 punonjës të tjerë. Ndërkohë, duke iu referuar procedurave që ka nisur ky komision për plotësimin e vakancave në AMA, në emër të mazhorancës, Peza kërkoi që ngritja e strukturës së re të AMA-s të bëhet pasi të përzgjidhen katër anëtarët e munguar, e më pas të procedohet me strukturën e re të institucionit. “Duke qenë se vazhdon procesi për zgjedhjen e katër anëtarëve të rinj dhe kryetarit të këtij institucioni, nuk ka sens që të miratohet një strukturë e re kur në detyrë janë drejtuesit në largim të AMA-s. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

OSBE dënon sulmin ndaj gazetarëve në Lazarat dhe kërkon dënimin e autorëve

d-mijatovicOSBE-ja ka dënuar sot, sulmin ndaj një grupi xhirimi gazetarësh shqiptarë, që raportonin dje nga Lazarati, operacionin e Policisë.

Ka qënë përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, e cila ka deklaruar se “dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe siguria është një parakusht themelor për punën e tyre”.

“Është pozitiv fakti që zyrtarët publikë e kanë dënuar tashmë këtë incident dhe që policia ka ndërmarrë hetime. Nuk duhet të ketë mungesë ndëshkueshmërie për sulmet ndaj gazetarëve dhe keqbërësit duhet të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Mijatovic.

“Gjatë viteve të fundit, siguria e gazetarëve në Shqipëri është përmirësuar dhe është e rëndësishme të bëhet gjithçka është e mundur për të siguruar se ky rast nuk do të vendosë një precedent të keq,”- theksoi ajo. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Vetëm gazetarë. Asgjë personale

Alba Malltezi

E di që gazetarët në Shqipëri nuk shihen me sy të mirë, edhe pse disa kanë bërë vërtet shumë për lirinë dhe të vërtetën në vend. Pa shumë zhurmë. Por në 23 vjet postdiktaturë, edhe ne të medias, nuk dhamë maksimumin për të bërë një Shqipëri të drejtë. Nëse ende ka probleme në vend, nëse ka pabarazi, nëse pjesa e brishtë e shoqërisë, gra, të moshuar, fëmijë, bashkëqytetarë më aftësi të kufizuar, të sëmurë, nuk ndjehen mirë, është dhe faji i medias, edhe pse jo vetëm i medias. Nuk kemi kërkuar aq sa duhet llogari. Në një vend ku një pjesë e mirë e gazetarëve punojnë nëpër media trafikantësh e ish trafikantësh të ricikluar nga politika çdo gjë mund të ndodhë: Mund të ndodhë që të ngatërrohen vlerat e të mos kuptosh më ç’është e drejtë dhe e mirë. E në këtë pikë u jap të drejtë disave që nuk kanë besim te gazetarët.

Edhe Lazarati është produkt i indiferencës sonë dhe i informalitetit tonë. Fshati i lënë i lirë të kultivojë kanabis sativa për vite me radhë, i pashqetësuar nga gazetarët dhe i inkurajuar nga një pjesë e politikës, sot është i çorientuar dhe sikur na thotë: Po këta gazetarë çfarë kërkojnë? Vazhdoni leximin