Fundi i Perandorisë së Trullosjes?

Nga  Genc Kondi

Sulmi i pashembullt dhe shumë i rrezikshëm, i kryer dje në Lazarat ndaj ekipit të reporterëve të TV A1 Report, e solli edhe Shqipërinë, sa i përket marrëdhënies së krimit me median, në disa standarde negative botërore. Kuptohet të atyre pjesëve të botës, si Meksika, Rusia, Kolumbia, ku gazetarët fatkeqësisht rradhiten shpesh ndër viktimat e mafiozëve që denoncojnë. Deri tani, gazetarët tek ne kanë qenë viktima të rrahjeve, ofendimeve e gjobave, por puna nuk ka shkuar deri tek vënia e tytës së kallashit në ballë dhe plagosja e pjesëtarit të ekipit. Duket se tek Republika e Hashashit dhënien e informacionit nga brenda saj e kanë kaq zët, saqë nuk e kanë për gjë të zbrazin karikatoret jo më në ajër, për të frikësuar, por edhe mbi njerëz të gjallë.

Policët dhe ushtarët e kanë pjesë të zanatit të tyre rrezikun për jetën. Gazetarët, gjithashtu, rrezikojnë kudo me informacionin e tyre, sidomos kur prekin interesa të botës së krimit apo korrupsionit. Kohët e fundit, disa media kanë qenë në pararojë të zbulimit të aferave të pista, të trafikut të kokainës, heroinës, marihuanës, të tritolit, të rekrutimit të shqiptarëve për xhihad, duke dhënë informacion të dobishëm edhe për Policinë e Prokurorinë, shpesh edhe më të saktë se institucionet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Vazhdoni leximin

Shqipëria jashtë Tiranës, vështirësisht e përfaqësuar në media

Nga Elira Çanga

Dy javë më parë, ndërsa udhëtoja për në Koplik, kryeqendrën e vogël të Malësisë së Madhe, nuk e kisha menduar se orët e kaluara atje do të më rikthenin dëshirën për të shkruar sërish. ‘Mirë se keni ardhur’,- na thotë një prej përfaqësuesve të drejtorisë arsimore rajonale, ndërsa pa mbaruar fjalën kthehet menjëherë nga dy gazetarët që janë me mua: “Kemi pritur që ju të vini! I kemi lexuar shkrimet tuaja e thoshim a do t’u bjerë rruga këtej këto kohë?” Njëri prej gazetarëve është i njohur për reportazhet e tij në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe kolegia tjetër, gazetare e çështjeve sociale në një prej televizioneve në vend.

Mund të duket çudi, por në fakt nuk ka asgjë të pazakontë; media në këto anë ka vërtet ndikim. Vazhdoni leximin