Akt kriminal ndaj gazetarit të “Ora News” Gentian Bellaj

g-bellajDigjet për herë të dytë, makina e gazetarit të “Ora News”, Gentian Bellaj në qytetin e Vlorës. Zjarri ka rënë në rrethana misterioze pas mesnate, në orën 2:30 të datës 29 korrik 2014. Makina ishte parkuar në një rrugicë në afërsi të shtëpisë së tij private në lagjen “Lirim”, rruga “Petrit Bisha .

Vetë Bellaj ka deklaruar se ka arsye të besojë tek zjarrvënia e qëllimshme, pasi dy net më parë ka parë, rreth orës 00.30, ka parë një person pranë makinës së tij, që i kishte drejtuar një dritë çakmaku apo celulari në fytyrë. Vazhdoni leximin

Advertisements

Të rinjtë shqiptarë kritikë ndaj përmbajtjeve mediatike

on-mediaNjë studim i fundit, që u fokusua tek raportet e të rinjve me median, nxori në pah dhe efektin e rrjeteve sociale, si dhe shkallën e besueshmërisë së informatave që qarkullojnë përmes internetit.

Në mënyrë të sinkronizuar 10 organizata joqeveritare në 10 vende të rajonit Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni dhe Shqipëri zhvilluan një studim, që kishte në fokus raportet e të rinjve me median. Nisur nga rritja e aksesit në internet dhe përhapja në shkallë të gjerë e mediave të reja synimi ishte për të hulumtuar aspekte të tilla si kanë përjetuar të rinjtë kalimin nga media konvencionale tek risitë, që ofron teknologjia dhe interneti (rrjetet sociale, blogjet, podcasting, etj); si komportohen ata, kur përballen me informacione kontradiktore; sa dhe si e shohin median me sy kritik; cilat janë burimet më të besueshme informative për ta etj. Vazhdoni leximin

ODA: Ja sa licenca televizive ka Shqipëria dhe disa të dhëna për aksionerët

Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me funksionimin e Medias Televizive duke evidentuar numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.
Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ).
Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit e mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: televizione private kombëtare dhe si të tillë funksionojnë 2; televizione private vendore apo siç edhe njihen televizione lokale për të cilat AMA ka lëshuar 74 licenca transmetimi; televizione private satelitore për të cilat kemi 2 licenca, televizione private me përsëritës; platforma televizive numerike satelitore nga të cilat në vendin tonë janë të regjistruara 3 të tilla; televizione kabllore ku kemi 103 të regjistruara. Vazhdoni leximin

Sajmir Tahiri kërcënon me mesazhe gazetarin e A1 Report Arbër Hitaj

s-tahiriGazetari i A1 Report, Arber Hitaj, është kërcënuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri nëpërmjet mesazheve. Këtë fakt e ka konfirmuar nëpërmjet FB, vetë gazetari Hitaj.. Sipas  City FM, e cila ka publikuar e para lajmin, Hitaj akuzon Tahirin për veprime agresive ndaj tij. Ja c’farë shkruan Hitaj:

“Statusi im ku kritikoja Ministrin e Brendshëm për mënyrën si drejton atë dikaster, paska shkaktuar shume pakënaqësi te vetë Ministri, i cili harxhoi 40 minuta kohë ( nga beteja epike me krimin ) duke më shkruar sms, ku më akuzonte si gjobëvënës dhe se po mbështesja krimin!!  Akuza që nuk qëndrojnë, se po të isha i tillë s’do merrja guximin të dilja vetë blof. Madje shkoi deri sa më tha: “Kujdes do të monitoroj mos përdorësh TV ku punon”?! Ndërkohë unë po i nxjerr në fcb!! E para skam për tu trembur asnjëherë për sa kohë respektoj ligjet e këtij vendi, madje më shumë se ata qe i votojnë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Pirateria, sfida për kreun e ri të AMA. Plotësimi i institucionit, në Shtator

TIRANE – Lufta ndaj Piraterisë dhe Krijimi i Këshillit të ankesave janë sfidat kryesore për kreun e ri të Autoritetit të Mediave Audivizive. Shtatë kandidaturat për këtë post kanë paraqitur platformat e tyre ditën e djeshme përpara Komisionit të Medias, ndërkohë që njëri prej kandidatëve Sokol Hasani, nuk u paraqit. Anëtari i AMA-s dhe kandidati për kryetar të këtij institucioni, Zylyftar Bregu, e ka konsideruar si të dështuar kontrollin e frekuencave nga autoriteti.

Bregu theksoi se situata në këtë institucion është shumë e rëndë dhe se deri tani ka munguar plotësisht vullneti për të respektuar ligjin. Sipas tij, AMA nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për të pasur një Sekretar të Përgjithshëm apo këshill të ankesave, që duhej bërë me miratimin e ligjit të ri. “Një sfidë tjetër e AMA-s është ridimensionimi i partneritetit me operatorët audiovizivë në vend për të krijuar një raport të ri sepse deri tani ky partneritet ka qenë problematik”, u shpreh Bregu. Vazhdoni leximin

Kreu i AMA-s, shtatë rivalët shpallin platformat e tyre

ama-medKomisioni i Medias zhvillon seancë dëgjimore. Lufta ndaj piraterisë

Kandidatët për kryetarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë prezantuar idetë e tyre para anëtarëve të Komisionit të Medias dhe Arsimit, i cili është mbledhur dje nën drejtimin e nënkryetarit Alfred Peza. Zbatimi i projektit të dixhitalizimit, vendosja e rregullit për sa u përket frekuencave, si dhe lufta ndaj piraterisë dhe ruajta e paanshmërisë ishin disa nga pikat ku u ndalën kandidatët për të zënë vendin e kryetarit pas largimit të Endira Bushatit nga kjo detyrë. Në garën për kryetar të AMA-s kandidojnë Genti Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha, Zylyftar Bregu, Raif Gorana, Eni Muçi dhe Bers Hado. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por edhe të anëtarëve të AMA-s të cilëve u ka përfunduar mandati do të vijojë në shtator. I pari që është prezantuar para deputetëve socialistë ishte kandidati Gentian Salaj, i cili gjatë diskutimit me anëtarët e komisioni, tha se dy pikat më të rëndësishme të platformës së tij janë këshilli për ankesat dhe strategjia e AMA-s. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Gjosha: Media rol të rëndësishëm për integrimin, Rumbold: Parlamentarët të punojnë së bashku

integrimiPërfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një konferencë për mediat kanë folur edhe për reformën në media, e cila do kontribuojë për integrimin, dhe hapin e radhës që duhet të përmbushë Shqipëria, hapjen e negociatave.   Në fjalën e saj Ministrja Gjosha tha se media është partner në rrugën e integrimit, ndërsa u shpreh se statusi dhe negociatat parashikojnë edhe lirinë e medias. Në kuadër të procesit të integrimit dhe plotësimit të 5 prioriteteve, ministrja Gjosha tha se pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të jenë edhe përfaqësues të medias.

“Pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të jenë edhe përfaqësues të medias. Do të hartojmë legjislacion të plotë për lirinë e medias. Media luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e 5 prioriteteve. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Humb jetën në krye të detyrës Enkelejda Skënderasi, gazetarja e News24, GSH e BalkanWeb

TIRANE-Askush nuk do ta mendonte se gazetarja e palodhur e News 24, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, Enkelejda Skënderasi do të mbyllte sytë në moshe kaq të re. Vetëm 29 vjeç.
Redaksia jonë u drodh kur mësoi mbi aksidentin tragjik që ndodhi sot në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po kthehej nga një aktivitet për  “100 vjetorin e masakres së Panaritit” së bashku me kolegë të tjerë. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi. Lajmi kob, gazetarja Skënderasi 29 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme. Duke vajtuar, operatori Reshit Dikolli tregon momentin e aksidentit. Ai tregon se gazetarja Enkelejda Skënderi ishte ulur në vendin e parë të automjetit dhe në momentin e aksidentit e kishte vendosur rripin e sigurimit. “Shoferi kishte ndaluar sepse kishte dalë një makine tjetër përpara. Nuk ka qenë asnjë manovër e gabuar e shoferit. Vazhdoni leximin

Kalohet me 76 vota, Peza: Institucioni u shndërrua si një seksion i PD-së

kom-med002Kuvendi miratoi me 76 vota pro rezolutën e paraqitur nga mazhoranca për veprimtarinë e kryer nga Autoriteti i Medias Audiovizive përgjatë vitit të kaluar. Në rezolutën e saj të depozituar në Kuvend, mazhoranca rrëzon punën e këtij institucioni gjatë vitit 2013, duke renditur shkeljet dhe mosarritjet e objektivave të këtij institucioni në vitin që lamë pas. Pikërisht për këto mangësi, në rezolutën e Komisionit të Medias dhe Arsimit, mazhoranca në prill të këtij viti i kërkoi Kuvendit zyrtarisht që të fillonte procesin për zëvendësimin e katër anëtarëve, tre anëtarëve të thjeshtë dhe anëtari i katërt, i cili është kryetari aktual në detyrë, Endira Bushati. Dhe, pak javë më vonë, projektvendimi është shqyrtuar edhe nga Parlamenti, i cili vendosi që t’i hapë rrugë plotësimit të vakancave në AMA, përfshi edhe vendin e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizuale. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Alfred Peza, kritikoi aktivitetin e AMA-s për vitin 2013, duke deklaruar dhe votën kundër të PS-së për raportin vjetor të punës së këtij institucioni. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Mbi vlerën e shkrimeve të ruajtura

Nga Enver Robelli

e-robelliSllovenët e kanë ruajtur gazetën e tyre “Delo”. Eshtë ndër të përditshmet më serioze në Europën Juglindore. Kroatët nuk e kanë ruajtur “Vjesnikun” e famshëm, që dikur lexohej edhe në Kosovë, madje gazeta kroate kishte edhe zyrë në Prishtinë. “U takuam në zyrën e Vjesnikut në Prishtinë…”, kështu i nisin rrëfimet për të kaluarën disa nga kolegët e mi në kryeqytetin e Kosovës, të cilët me raportimet e tyre mbi ngjarjet në Kosovë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe shumë të rëndësishme jo vetëm në gazetari. Në Sarajevë vazhdon të botohet “Oslobogjenje”, e cila mbetet burim i mirë i informimit.

Kjo gazetë, e themeluar nga partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të mbajë një kurs liberal, majtist dhe antinacionalist. Edhe serbët e kanë ruajtur gazetën e tyre kryesore “Politika”, e cila dikur ka gëzuar prestigj për shkak të raportimeve mbi ngjarjet botërore. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema