Basha, 150 milionë lekë për 4 gazeta vetëm në katër muaj

shkresaLulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh kreu i PD, gjatë gjithë karrierës së tij politike është shoqëruar me skandale financiare, mes të cilave ato të spoteve dhe reklamave publicitare.

Dhe tashmë kur PD ka humbur pushtetin qëndror, duke qënë në krye vetëm të bashkisë së Tiranës, sërish reklamat nga ana e Bashës janë përzgjedhur brenda “gardhit” të gazetave që janë afër tij, dhe aspak nuk kanë ndjekur shpërndarjen e drejtë për gjithë aktorët e shtypit, përmes një rotacioni normal siç po bëhet në ministritë dhe institucionet qëndrore. Më konkretisht, vetëm katër gazeta, dy prej të cilave me të njejtin botues kanë marrë në 4 muaj, nga marsi deri në korrik 2014 plot 14.932.000 lekë të reja reklamë fond që ka dalë nga ana e degës së thesarit, vetëm e vetëm se kanë reklamuar punët e bashkisë së Tiranës. Kështu, Media MAPO ka marrë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës me vetëm tre reklama me plot 4.740 000 lekë të reja. Vazhdoni leximin

Advertisements

Ylli Rakipi dhe dueli në media

yrajipDje, një prej Radiotelevizoneve më të rëndësishme në Shqipëri bëri një lëvizje të beftë dhe surprizë. Presidenti i RTV “Ora news”, Ylli Ndroqi zgjodhi si drejtor të përgjithshëm të medias së tij një nga gazetarët dhe botuesit më të njohur të medias së këtyre 23 viteve demokraci, Ylli Rakipin dhe një prej ikonave të medias televizive si drejtore lajmesh, Ilva Tare.

Jo se nuk ishte Radiotelevizion konkurent dhe shumë i fuqishëm, por me zgjedhjen e djeshme Ylli Ndroqi bëri një akt të një biznesmeni largpamës; e dorëzoi median e tij tek gazetarët me sqimë, me integritet, polemizues, dha shembullin se median e ka bërë për publikun e jo për interesat e tij, siç ndodh rëndom prej një dekade, kur në media u futën biznesmenë me interesa të caktuara përfitimesh, duke e përdorur median në interes të privatit-botues e jo të publikut. Ylli Ndroqi hodhi edhe një hap më shumë drejt shembullit sesi investimet personale një biznesmen i përdor në interes të informimit të publikut. Vazhdoni leximin

Mediat dhe edukimi ynë i vazhdueshëm

Kopi Kyçyku

Prej gjysëm shekulli e ca, koncepti i edukimit të vazhdueshëm nuk ka reshtur së zëni vend ballor në veprimtarinë teorike dhe praktike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESKO) dhe të sistemeve edukative të shumë vendeve të botës. Në pajtim me këtë koncept, formimi i çdo individi nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm me edukimin shkollor (të ciklit të ulët, të mesëm e të lartë). Veprimi edukues, formues, që shoqëria ushtron mbi çdo person të arsimuar në një shkallë apo në një tjetër, duhet të jetë i përhershëm, pavarësisht nga mosha e përfituesve prej tij. Roli që mjetet e informimit masiv (shtypi, radioja, televizioni) duhet të luajnë në edukimin e pandërprerë të njerëzve, pavarësisht nga niveli arsimor që këta kanë, është tejet i rëndësishëm. Në shoqërinë bashkëkohore, e cila evoluon gjithnjë e më shpejt, nga “qytetërimi i logosit”, në “qytetërimin e imazhit”, ndihmesa e mediave në krijimin e “piramidës humane” të çdo vendi mund të cilësohet i pazëvendësueshëm. Vazhdoni leximin

Zgjedhja e kreut dhe anëtarëve të AMA-s, Boçi: Në kundërshtim me Kushtetutën

Hapat e hedhura nga mazhoranca me hapjen e seancave dëgjimore me kandidatët për anëtarët e Autoritetit te Mediave Audiovizive, Partia Demokratike i cilëson në shkelje të ligjit dhe rregullores parlamentare.

Luçiano Boçi, anëtari i Komisionit të Medias, thekson se ligji parashikon qartë se anëtarët e këtij insititucioni duhen votuar konsensualisht.

Gjithashtu në shkelje të ligjit, por dhe Kushtetutës së vendit Boçi gjen dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s, pasi sipas tij ky institucion e kishte drejtuesin, por u shkarkua arbitrarisht nga shumica parlamentare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Për një shtyp në funksion të informimit publik

tvtelkNga Preng Cara

Krizës së thellë ekonomike e shpirtërore që ka mbërthyer gjithë sferat e jetës sonë, nuk i ka shpëtuar fatkeqësisht as shtypi i përditshëm, i cili këto vitet e fundit për të mbijetuar në tregun mediatik, është kthyer në sulmues agresiv ndaj privatësisë së subjekteve dhe individëve duke mbjellë pa kënaqësi, armiqësi e agresivitet. Edhe pse liria e shprehjes garantohet me ligj, pavarësisht zhvillimeve pozitive në këto vite të demokracisë, media, “jo e gjitha”, nuk ka qenë plotësisht e pavarur apo të bëjë së paku hapa progresive në fushën e komunikimit masiv. Është pozitive rritja e numrit të operatorëve në tregun e fushës, por përmbajtja e tyre, thuajse e njëjtë, informacioni fort i politizuar si në përmbajtje dhe në të shprehur e kanë larguar disi median e shkruar nga funksioni i informimit publik dhe e ka kthyer atë në shërbim të politikës për pushtet, mbrojtjes së biznesit privat, thënë më saktë, në shërbim të botuesve dhe jo të qytetarëve. Vazhdoni leximin