AMA e bllokuar, PS apel PD për zgjidhjen e ngërçit

ama-10-2014Bledar Hoti

Letra për opozitën: Jepini fund bojkotit, e zgjidhim situatën e krijuar.

Bojkoti i opozitës po shkakton dhe mosplotësimin e institucioneve të pavarura, si Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, bojkoti i Kuvendit i partisë më të madhe opozitare, kanë bllokuar ristrukturimin e këtyre organizmave, pasi prej kohësh po funksionojnë në shkelje të ligjit. Nënkryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i PS-së, Alfred Peza, bëri prezent faktin se kryesia e komisionit është mbledhur sot dhe ka vendosur të propozojë futjen në kalendarin e punës plotësimin e vendeve vakante në AMA dhe në KD-në e RTSH-së. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

A jemi në kufijtë e krizës mediatike?

Sadedin Çeliku

Media shqiptare ka njohur rritje sa i takon zbatimit të teknologjive bashkëkohore, moderne dhe pajisjeve e makinerive apo infrastrukturës që s-celikushoqëron atë. Sidomos media vizive, nuk gabojmë po të themi se është nga sektorët e pakët që ka bërë një revolucion të vërtetë teknik.

Shqipëria në fakt ka qenë dhe mbetet një vend me demokraci të brishtë, faktorët e të cilave kanë qenë objekt i analizave të mjaft gazetarëve e politologëve. Në pamje të parë duket sikur kemi demokraci popullore, por de fakto ajo si pushtet është dhe administrohet nga një elitë e ngushtë qeveritare. Roli dhe qëllimi kryesor i mediave në vendet demokratike është mjaft i rëndësishëm dhe nganjëherë përcaktues si mjet informimi e komunikimi publik. Vazhdoni leximin

A duhet dekriminalizuar shpifja?

Theodoros Alexandridis *

Në raportin e vitit 2002 mbi lirinë e medias në Shqipëri, Human Rights Watch arriti në përfundimin se dënimet gjyqësore për shpifje bien ndesh me aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe përbëjnë një kërcënim në rritje ndaj lirisë së medias dhe debatit publik në Shqipëri. Paditë për shpifjen, në gjykatën penale dhe civile janë bërë një armë e preferuar e politikanëve shqiptarë për të parandaluar kritikat dhe raportimet e gazetarëve. Sot shumë profesionistë të medias në Shqipëri ngrenë shqetësimin se gjërat nuk kanë ndryshuar. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Ligji për të drejtën e informimit – një armë e fuqishme në duart e publikut

Dorian Matlija

Informacioni është një nga indikatorët më të rëndësishëm për të përcaktuar nëse një shoqëri është demokratike ose jo. Midis dy palëve, qeverisë nga njëra anë dhe publikut nga ana tjetër, ka vazhdimisht një përpjekje të kërkuar informacion por edhe për t’ia fshehur atë prej njeri-tjetrit. Qeveria është gjithmonë në pozita më të privilegjuara, ndërsa publiku ështëpalë më e dobët, sidomos në shoqëritë jodemokratike. Në një shoqëri demokratike askush nuk është i privilegjuar, por ekziston një balancë midis dhënies dhe kufizimit të informacioneve nga tëdy palët. Themi tëdy palët, sepse jo vetëm publiku është i interesuar të marrë informacione mbi veprimtarinë e qeverisë, por edhe kjo e fundit është e interesuar të marrë informacion rreth veprimtarisë private të individëve për të parandaluar apo ndëshkuar krimet dhe kundravajtjet. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Miratohet ligji i ri për informimin, Naço: Sanksione kush refuzon informacionin

min-drejtKuvendi i Shqipërisë, në seancën e djeshme ka miratuar dy projektligje të rëndësishme që lidhen me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Të përcjella si një paketë e përbashkët ligjore, Kuvendi ka miratuar projektligjin “Për të Drejtën e Informimit” si dhe projektligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Gjatë fjalës së tij në parlament, Ministri Naço theksoi se bazuar edhe në modelet e vendeve më të përparuara të Evropës Perëndimore, e drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy fusha që duhen trajtuar së bashku, pasi vetëm në këtë mënyrë të mbrohet privatësia e individit edhe kur jepet informacion mbi dokumente zyrtare. Ministri Naço vlerësoi se e drejta për informim është një proces me rëndësi themelore në çdo shoqëri të civilizuar. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Mbi 65 përqind e reklamave në shtypin e shkruar bëhen nga bashkia e Bashës (kurse punë nuk bëhet gjëkundi)

l-basha01Të dhënat e mbledhura nga BIRN nga baza e të dhënave të Ministrisë së Financave tregojnë se Tirana ka shpenzuar për reklama në median e shkruar më shumë se çdo njësi tjetër vendore në vitin 2014.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2014, bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 20.4 milionë lekë (145.600 euro) për reklama në disa të përditshme, ndërkohë që të gjithë bashkitë e tjera të vendit- të marra bashkë- kanë shpenzuar në total 3 milionë lekë ose 21.400 euro gjatë kësaj periudhe. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

“Albautor” 1 vit pa licensë, krijuesit thërrasin Asamblenë e Përgjithshme për mosfunksionimin e agjencisë

gaz-01Respektimi i së drejtës së autorit në vend mbetet një nga problemet më shqetësuese të krijuesve, të cilët në çdo reagim të tyre kërkojnë zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit, dhe më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore. Por për shumë krijues, kompozitorë apo autorë tekstesh, një gjendje kaotike po sjell në vend dhe mosfunksionimi si duhet i agjencisë “Albautor”,  e krijuar që në vitin 1992, dhe që kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të krijuesve të muzikës. Kjo agjenci mbron të gjitha të drejtat e regjistrimeve mekanike të saj, si  dhe të teksteve të autorëve vendas dhe të huaj, por prej shumë muajsh i ka mbaruar licenca. Sipas Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, duke filluar që nga data 1 shtator e vitit 2013, agjencisë “Albautor” i ka mbaruar afati i vlefshmërisë së licencës. Përballë kësaj situate edhe pse problemet kanë qenë të shumta për krijuesit, në datën 20 shtator pritet të mblidhet asambleja e përgjithshme e kësaj agjencia, e cila është dhe e para e krijuar në vendin tonë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Media, Peza apel PD: Ejani të zhbllokojmë ngërçin në AMA e RTSH

Joniada Koçi

Boçi: Të respektohen propozimet e PD
TIRANË – Komisioni i Medias ka nisur sot mbledhjen me një apel drejtuar opozitës. Nënkryetari i komisionit Alfred Peza ka kërkuar nga antarët e djathtë të ketij komisioni që të ndërpresin bojkotin e të bëhen pjesë e punimeve për të zhbllokuar ngërçin e krijuar në Autoritetin e Medias Audiovizive për shkak të vakancave që ka ky institucion si dhe per zgjedhjen e antarve të Këshillit drejtues të RTSH.

“Çështja e zgjidhjes së krizës në Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe në AMA është sot çështja më emergjente që kap elementin shqiptar. Ligji aktual përcakton të njëjtat përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe për opozitën ndaj përfitoj nga ky moment për ti bërë thirrje opozitës që të vijë urgjentisht në komision për të zhbllokuar një minutë e mëpërpara këtë situatë.” tha Peza. Vazhdoni leximin

Ligji “Për të drejtën e informimit”, caktohen gjobat për shkelësit

Suela Topi

Çdo zyrtar që nuk informon qytetarët do të dënohet me gjobë që fillon nga 25 mijë deri në 300 mijë lekë. Masa e gjobës është vendosur nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve të cilët përfunduan dje shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për të drejtën e informimit”. Pas diskutimeve mes ligjvënësve është rënë dakord për ndryshimin e variantit të ardhur nga qeveria, ku përcaktohej që gjoba fillonte nga 1 deri në 6 paga mujore. Në mbledhjen e djeshme të komisionit u vu re prezenca e deputetit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini i PDIU-së dhe demokristianit Nard Ndoka të cilët nuk i janë bindur urdhrit të Partisë Demokratike për bojkot të kuvendit. Vazhdoni leximin

Roland Lami hedh dorashkën për debat: Rreziku i pushtetit të medias

r-lami01Promovohet “Komunikimi dhe Marrëdhënia Shoqërore”, libri më i ri i sociologut Roland Lami, botim i UET-Press. Një libër që ka tentuar të zbërthejë si një ushtrim matematikor marrëdhëniet mes shoqërisë dhe medias, varësinë e shoqërisë nga media dhe shkaqet e pasojat e kësaj varësie.

 Media në Shqipëri rrezikon të kthehet në vasale të publikut me një rreth vicioz ku është futur marrëdhënia e saj me audiencën. Me një tezë të tillë, studiuesit, sociologu dr. Roland Lami ka hedhur “dorashkën” e debatit për kolegët gazetarë e publicistë, që ishin dje pjesëmarrës në promovimin e librit të tij të ri “Komunikimi dhe Marrëdhënia Shoqërore”, ku preket gjerësisht marrëdhënia media-shoqëri. Vazhdoni leximin