Boçi: Procesi i zgjedhjes së kreut të AMA-s i paligjshëm, s’e njohim!

Nga Ermira Mrruku

TIRANE- Pas shtyrjes së miratimit të kryetarit të ri të AMA-s dje në Kuvend, deputeti dhe relatori i PD-së në Komisionin e Medias Luçiano Boçi i bën thirrje mazhorancës të ndalë veprimet e paligjshme dhe t’i rikthehet ligjshmërisë. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Boçi thekson se veprimet e dyshes Rama-Meta po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se janë të udhëhequra nga arroganca dhe mospërfillja e institucioneve të ligjshme.

Lidhur me bojkotin e opozitës, deputeti demokrat shpjegon se kthimi i PD-së në jetën Parlamentare do të jetë natyral dhe i menjëhershëm për të filluar atë që Boçi e quan një stinë të re politike të mbështetur mbi ligjshmërinë dhe të vërtetën në inters të publikut dhe vendit. Vazhdoni leximin

Advertisements

Anila Basha: Vizioni im për të qenë kryetare e AMA-s

a-basha02Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi procedurat për zgjedhjen e kryetarit te AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive), ndërsa të martën katër kandidatët Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skënderaj dhe Bers Hado prezantuan strategjitë e tyre për drejtimin e këtij institucioni. Pas seancës dëgjimore me 4 kandidatët e përzgjedhur për kryetar të AMA-s,

sipas procedurave ligjore në përfundim të procesit, kandidaturat do t’i dërgohen seancës plenare nga ku do të votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s. Kandidatja Anila Basha, në prezantimin e saj, u fokusua në luftën ndaj piraterisë dhe u shpreh se nëse do të zgjidhet në krye të AMA-s, si fillim do të ngrihet Këshilli i Ankesave pranë këtij institucioni. Vazhdoni leximin

Prezantohen në Komisionin e Medias 4 kandidatët për kreun e AMA-s

TIRANE– Komisioni i Medias vijoi sot seancat dëgjimore më kandidatët për kryetar të AMA-s, ndërsa të enjten do të votohet në Kuvend për zgjedhjen e tij. Nenkryetari i këtij komisioni Alfred Peza tha se pas këtij procesi do të vijohet me zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTSH dhe më pas të drejtorit të TVSH-së. Pas seancës së sotme dëgjimore në Komisionin e Medias me kandidatët për kryetar të AMA, do të votohet të enjten në seancën plenare.

Sala: Do mbështesim punën në zbatimin e ligjit për autoritetin e mediave
I pari në mbledhjen e sotme të komisionit ka raportuar kandidati Gentian Sala, i cili tha se puna e tij do të mbështetet në 4 kolona: ligji për autoritetin e mediave, qartësia në zbatimin e strategjisë, zbatimi i ligjit në këtë fushë, si dhe niveli i kualifikimit të stafit të AMA-s. Vazhdoni leximin

Kosovë, plagoset me thikë në vendin e punës gazetari Milot Hasimja

PRISHTINË- Gazetari i njohur dhe kryeredaktori i programit të mëngjesit në “Klan Kosova”, Milot Hasimja, është plagosur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në repartin e Emergjencës, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), raporton “Anadolu Agency”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me shqetësim ka marrë lajmin për plagosjen me thikë të gazetarit, Milot Hasimaj, derisa ishte duke kryer detyrën në vendin e tij të punës, thuhet në njoftimin e AGK-së që njëherësh, përmes këtij reagimi për media, ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ftuar organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit. Vazhdoni leximin

Përzgjidhen 4 emrat për kreun e AMA-s

Peza, ftesë PD-së: Ushtroni të drejtën, mblidhemi sot për të mbyllur procesin

a-peza023Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado janë katër kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni i Medias për postin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Dy nga katër kandidatët e zgjedhur nga mazhoranca pritet që të hidhen në votim seancën e ardhshme parlamentare edhe pse opozita, nga ana e saj, vazhdon qëndrimin bojkotues në komisionet parlamentare. Katër kandidatët për kreun e AMA-s erdhën pas një seleksionimi që u bënë nga shtatë kandidatë që ishin pranuar për të kandiduar në këtë post. Tashmë procedurat që do të ndiqen me katër kandidatët janë pikërisht realizimi i një seance dëgjimore me të katër kandidatët dhe më pas faza e seleksionimit të dy prej tyre për t’iu propozuar Parlamentit për votim. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Të enjten, Kuvendi zgjedh kreun e ri të AMA-s

a-peza022Herion Mesi

Peza: Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet edhe pa opozitën. PD abuzoi me të drejtën e saj

Të enjten e ardhshme, pavarësisht pjesëmarrjes ose jo të opozitës në procesin e kandidaturave, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) do të ketë drejtuesin e tij të ri. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Komisionit të Medias dhe Arsimit, socialisti Alfred Peza, i cili në një prononcim dhënë për gazetarët, deklaroi se  edhe nëse opozita nuk vjen në komision, mazhoranca është e vendosur që t’ia çojë Kuvendit në seancë plenare katër kandidaturat përfundimtare që do të përzgjidhen sot nga komisioni. “Edhe nëse opozita nuk vjen të ushtrojë të drejtën e vet ligjore për eliminimin e dy kandidaturave, ne të katër kandidaturat e përzgjedhura zyrtarisht do t’ia sjellim seancës plenare të Kuvendit dhe të enjten e ardhshme do të kemi edhe kryetarin e ri të AMA-s. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës

e-laperiEleni Laperi

Para se të shkruaj për atë që është tema thelbësore e këtij shkrimi, duhet të shkruaj diçka për ngjyrat, sepse shkrimi im lidhet me përdorimin e një ngjyre.

Në kultura të ndryshme ngjyrat shprehin simbolika të ndryshme. Studimet bashkëkohore të psikologëve të artit tregojnë se, ashtu si në ritualet e lashta, ngjyrat dhe kuptimi i tyre janë përdorur e përdoren si simbole për të shprehur gjendjet psikologjike, reagime emocionale, estetike etj. Në kulturën e Evropës perëndimore është e njohur lidhja e ngjyrës së gjelbër me nocionin e shpresën, e të verdhës me urrejtjen apo zilinë, e të bardhës me pastërtinë, e të zezës me vajtimin apo vdekjen dhe e të kuqes me revolucionin. Megjithatë përdorimi konvencional i ngjyrave pëson ndryshime sipas traditave të caktuara kulturore, të cilat,nga ana e tyre, pësojnë ndryshime nga brezi në brez. Vazhdoni leximin

Të flasim për seksin

Nga Roland Lami

r-lamiStudimet e publikuara në vitet e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik nxjerrin në pah prirjen në rritje të adoleshentëve për të kryer marrëdhënie seksuale në moshë të hershme. Nga të dhënat e studimit të fundit rezulton se vetëm në një vit është rritur me 5% numri i adoleshentëve14-15 vjeç, të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale. Në qoftë se vjet u raportuan 14.5% e rasteve të kryerjes së marrëdhënieve seksuale, këtë vit ka shkuar në 19,5%. Në krahun tjetër, të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë (2010) tregojnë se shkalla e shtatzënisë si dhe numri i lartë i aborteve tek kjo grupmoshë është disa herë më i lartë krahasuar me vendet e BE-së. Mortaliteti i foshnjave është pesë herë më i lartë tek foshnjat e nënave të moshës 14–19 vjeç, në krahasim me ato të moshës 20–24 vjeç. Vazhdoni leximin

Kush “ndërton” lajmin ndërkombëtar për shqiptarët?

lajmi-nderkNga Gëzim Mekuli

Mënyra e “ndërtimit” dhe ndërmjetësimin të lajmit ka rëndësi të madhe në prezantimin, e mirë apo të keq, të një populli. Mbrojë mendimin se, asnjë kanal televiziv, e veçanërisht ato të lajmeve, nuk janë objektive dhe nuk janë të pandikuara nga interesat politike dhe rrethanat shoqërore. Po, të gjitha kanalet televizive “shohin botën” nga perspektiva e tyre politike dhe kulturore. Shumë ndodhi e lajme ndërtohen sot nga mediat me fuqi të madhe politike, kulturore e ekonomike. Këto shpesh edhe paraqesin dhe prezantojnë kombe, kultura dhe procese të ndryshme politike të vendeve nga mbarë bota. Por “ndërtimi” i lajmit për një “komb tjetër” është me përgjegjësi të madhe, dhe, shumëndërlikues. Vazhdoni leximin

“55”-a kremton 17-vjetorin e themelimit, si dëshmi e qëndresës në mbrojtje të fjalës së lirë

55-a, njëra nga gazetat më të vjetra të shtypit pluralist të pasviteve ’90, kremtoi mbrëmë 17 vjetorin e themelimit të saj. Si një gazetë jokonformiste, “55”-a u themelua me misionin e luftës kundër censurës, dekomunistizimin e shoqërisë si dhe integrimin e vendit në hapësirat euroatlantike. Sot gazeta kremton 17-vjetorin si një festë e shtypit të lirë dhe e triumfit të përpjekjeve për konsolidimin e institucionit të fjalës së lirë.

Lulzim Basha: 55-a, shtëpia e së vërtetës, PD-në e lidh me gazetën projekti hyjnor i integrimit në BE.

Fahri Balliu: Gazeta 55 është një mbështetëse e fortë e projektit aktual të opozitës demokratike. Vazhdoni leximin