Oligarkët po shtypin fjalën e lirë në Europën Lindore

liriafjalesRick Lyman, “New York Times”

Në Europën Lindore, oligarkët lokalë dhe grupet investuese, disa ta lidhura drejtpërdrejt me lidershipin politik të vendeve të tyre, janë duke mbytur gazetat dhe kompanitë e tjera mediatike, duke ngritur kështu shqetësime të mëdha ndërmjet gazetarëve në lidhje me lirinë e shtypit. Ky është vetëm një rast i një sërë zhvillimesh në rajon, të cilat një çerek shekulli pas rënies së Murit të Berlinit, kanë ngritur shqetësime lidhur me ecurinë drejt standardeve perëndimore të demokracisë dhe lirisë së fjalës. Sikurse në Rusi, ekzistojnë dyshime për përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në duart e njerëzve që kanë arritur të kapin si pasuri ashtu edhe influencë politike dhe janë duke e shtrirë kontrollin e tyre gjërësisht në botën e medias. Vazhdoni leximin

Advertisements

GSHDNJ dënon presionet ndaj gazetarit Arben Vata

a-vataGrupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut shprehu shqetësimin në lidhje me rastin e gazetarit Arben Vata, i cili është nën presionin e kërcënimeve dhe kanosjes së vazhdueshme. Zyra e GSHDNJ ka shqyrtuar ankesën e gazetarit Arben Vata, i cili për më shumë se 10 vjetësh është aktiv me shkrimet e tij në median e shkruar dhe rrjetet sociale, me komente, editoriale e analiza, ku ka shprehur vazhdimisht qëndrimet e tij kritike, duke trajtuar problematika të ndryshme të qeverisjes; problemet e rendit; krimit; marrëdhëniet e drejtësisë me qeverinë, etj. Kjo ankesë konsiston në kërcënimet qe i janë bërë gazetarit disa herë për jetën e tij dhe të familjarëve nga individë ende të paidentifikuar. Vazhdoni leximin

Monologu në studiot televizive

Nga Roland Lami

r-lamiNë shoqërinë tonë ka kohë që zhvillohet një lloj autizmi social që shprehet nga individët, të cilët në planin e të folurit dhe të dëgjuarit nuk kanë probleme të veçanta organike, por janë të mbyllur brenda një muri moskomunikimi në planin e kuptimit të mesazheve që japin dhe marrin. Personat që shfaqin shenja autizmi shpesh mbyllen në vetvete dhe bëjnë një monolog të vazhdueshëm me veten. Ata, nga njëra anë iu flasin të tjerëve sikur të ishin thjesht vetja e tyre, duke riprodhuar veten tek tjetri, ose e shprehur ndryshe, projektojnë veten tek tjetri. Ky i fundit nga mënyra sesi perceptohet, i humb specifikat personale, nuk vlerësohet si i ndryshëm, autonom, me personalitet tjetër nga ai që flet, por shihet si shumëfishim i tij. Vazhdoni leximin

KiE: Plotësoni vendet vakante në AMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Parlamenti i ka dhënë  AMA-s bazën e duhur ligjore që të funksionojë në mënyrë efikase. I pranishëm gjatë prezantimit të një studimi ndërkombëtar për institucionin e AMA-s, Meta tha se ajo që pritet tashmë nga ky institucion është tái qëndrojë larg politikës.

“Ajo që pritet nga AMA ëshë që t’i qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme, e drejtë dhe kompetente në ushtrimin e funksioneve të saj në shërbim vetëm të interesit publik.

Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

BE: Opozita të plotësojë vendet bosh në AMA, kusht i integrimit! Meta: AMA, të qëndrojë larg politikës

Meta: AMA, të qëndrojë larg politikës

TIRANE – “Palët politike duhet të gjejnë një marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, si kusht për integrimin e vendit në BE”. Kjo është thirrja që përfaqësuesi i BE, Yngve Engstorm i bëri politikës shqiptare në Shqipëri, sa i përket pavarësisë dhe funksionimit të Autoritet të Mediave Audiovizive.

Duke folur në konferencën ku u prezantua një studim i Komisionit Evropian mbi AMA-n, përfaqësuesi i BE-së bëri të ditur se kohët e fundit është rritur ndjeshëm vëmendja e faktorit ndërkombëtar mbi lirinë dhe funksionimin e këtij institucioni, e theksuar kjo edhe në progres-raportet e çdo viti. Vazhdoni leximin

Media ‘‘autiste‘‘- gazetaria shqiptare e prirur drejt lajmeve brenda vendit

gazetat001Ervis Xhelo

Influenca ruse në Ballkanin perëndimor ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare, por mediat në Shqipëri nuk kanë treguar interes tepër të madh. Sa interes ka media dhe publiku në Shqipëri për zhvillimet jashtë vendit?

Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare kanë në fokus kryesor të tyre influencën ruse ndaj Ballkanit perëndimor, sidomos pas deklaravete të kancelares gjermane, Angela Merkel mbi këtë temë në samitin e G20-s në Australi, në Shqipëri këto zhvillime thuajse nuk marrin vëmendjen e duhur nga media shqiptare. Përse në këtë çështje që prek Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, mediat informojnë pak. Sa është interesi i mediave e për pasojë i publikut shqiptar për ngjarjet që ndodhin jashtë territorit? Vazhdoni leximin

OSBE: Televizioni publik duhet t’u jetë besnik qytetarëve dhe jo partive

“Televizioni publik duhet t’u jetë besnik qytetarëve dhe jo partive politike, bizneseve apo individëve”. Kështu deklaroi sot Kryetari të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig, në konferencën rajonale dyditore për transmetuesit publikë, që filloi sot në Tiranë.

“Elitat politike në shoqëritë në tranzicion kanë prirjen ta nënvlerësojnë rëndësinë e sektorit të transmetuesit publik. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se modeli evropian i një mjedisi transmetimi të mirëbalancuar mbështetet në një balancim të kujdesshëm pushtetesh midis televizionit publik dhe atyre komerciale ”, tha Raunig.

Sipas ambasadorit, ky ekuilibër, siguron marrëdhënie të harmonishme midis interesave politike apo ekonomike dhe interesit të qytetarëve. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Rruga e hapur e incidenteve etike në gazetari

Aleksandër Çipa

Ka një pikëpamje, sipas së cilës, kur u dobësua Demosi, së pari pika e dobët prej nga u sigurua mposhtja vijuese e tij, u shpall etika. Kjo ngjau, sepse etika u përdhos dhe kjo përdhosje nuk reshtet ende. Në të vërtetë, hileja lidhej me atë që më së miri e pohon Giovani Sartori, pasi hymë në periudhën e pakrye në të cilën, pjesa më e madhe e publikut nuk di asgjë për publiken. Edhe pse entiteti ynë profesional po përjeton risitë e pafundme të teknologjisë së komunikimit dhe po përballet me sfidat e multimedialitetit, një ndër sfidat e mëdha, të cilën po e kapërcejmë me ngathtësinë e zvarranikëve, mbetet sfida etike. Mediat sot i ka pushtuar qëllimi dhe motivi i interesave si dhe përmbytja prej padijes së shumicës së të punësuarve në to. Shprehem “të punësuarve” pasi përdhosja e etikës bashkëjeton me përdhosjen deontologjike, janë gati si dy anë të së njëjtës medalje. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

“Televizioni publik duhet t’u shërbejë taksapaguesve, prej të cilëve financohet dhe jo politikanëve”

Kështu u shpreh dje për gazetën “Panorama” drejtorja e përgjithshme e European Broadcasting Union (EBU), Ingrid Deltenre, e cila ndodhet në Tiranë së bashku me Boris Bergant, këshilltar pranë EBU-së dhe Radka Betcheva, menaxhere përgjegjëse e projekteve. Gjatë ditës së djeshme, Deltenre, e shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka, kanë kryer një sërë takimesh me zv.kryeministrin Niko Peleshi, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Komisionit të Mediave, Genc Pollo. Në qendër të bisedimeve kanë qenë çështje që lidhen me transformime ligjore dhe strukturore, përmirësimin cilësor, paanësinë politike, rritjen e audiencës dhe dixhitalizimin e respektimin e afateve për këtë proces. “Situata mediatike reflekton kualitetin e institucioneve demokratike në një vend. Vazhdoni leximin

Këshilli Drejtues i RTSH-së, përzgjidhen 5 kandidatët

Komisioni parlamentar i Medias përfundoi të mërkurën përzgjedhjen e 5 kandidaturave për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Emrat e Xhemal Matos, Valbona Sulçes, Helidon Halitit, Xhelil Aliut dhe Vladimir Myrtezait janë kandidatët e përzgjedhur nga deputetët e maxhorancës, mes 57 kandidatëve që konkuruan për këto poste. Opozita për shkak të bojkotit parlamentar nuk u bë pjesë e këtij procesi, i nisur në fillim të këtij muaji.Skualifikimi i kandidaturave u bë një e nga një nga komisioni gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura.
Radio Televizioni Shqiptar është enti kryesor publik mediatik në vend, i cili aktualisht funksionon me një këshill të vjetër drejtues. Vazhdoni leximin