E ardhmja e lirisë së internetit

Eric E. Schmidt dhe Jared Cohen

mausi01Gjatë dekadës së ardhshme, afro pesë miliardë njerëz do të jenë të lidhur në internet. Rritja më e madhe e numrit do të vijë në shoqëritë që, sipas grupit për të drejtat e njeriut, Freedom House, janë më të shtypura prej censurës: vende ku, klikimi mbi një artikull të pakëndshëm, mund të fusë në burg të gjithë familjen, ose më keq. Hollësitë nuk janë aspak të këndshme. Në Rusi, qeveria ka bllokuar dhjetëra mijëra faqe disidentësh; ka patur raste kur janë bllokuar të gjithë blogjet e WordPress dhe Wikipedias ruse. Në Vietnam, një ligj i ri i quajtur “Dekreti 72” shpall të paligjshme shpërndarjen e materialeve kundër qeverisë, apo edhe ndarjen e lajmeve në mediat sociale. Dhe në Pakistan, faqe interneti që ishin të hapura vetëm dy vjet më parë – si Tumblr, Wikipedia apo YouTube – po zëvendësohen gjithnjë e më shumë prej mesazheve imponues për të “lundruar të sigurtë në internet”. Vazhdoni leximin

Advertisements

Keqkuptimet reciproke të medias me Edi Ramën në Kosovë

m-baze001Nga Mero Baze 

Ka një vërshim komentesh negative të medias nga Kosova mbi takimin e Edi Ramës në Prishtinë, dhe sidomos komentet e tij të shpenguara gjatë debatit me median apo qytetarë të ftuar në takim. Disa kritikojnë stilin e tij të vrazhdë apo cinik, të tjerë klientelizmin apo shoqërinë me Batonin, dhe të tjerë vështrimin e tij mbi pozitën e shqiptarëve në Ballkan.

E gjitha tregon se ka një keqkuptim dypalësh mes shqiptarëve të Kosovës, që duan ta shikojnë Edi Ramën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve dhe doemos serioz, autoritar dhe burrë shteti. Dhe Edi Ramën, që e shikon Kosovën si një shtojcë të shoqërisë shqiptare në Tiranë, ku doemos media duhet të jetë si e Tiranës, politikanët po si këtu, e mbi të gjitha, që mendon se ia njohin jo vetëm meritat, por edhe huqet. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

A duhet marrë seriozisht kryeministri?

Nga Mimoza Koçiu

Darka gala që kryeministri shtroi me rastin e festave të fundvitit me mediat do mbahet mend gjatë në kujtesën e tyre jo për nga organizimi, sepse e pranojmë që kryeministri ynë është një artist për organizime që kanë publikim, por për nga inskenimi që kishte parapërgatitur për përfaqësues të veçantë të medias. Ajo që pritej të ishte një simotër e mbrëmjes që presidenti amerikan organizon çdo fundviti me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, doli krejt ndryshe.
Vetë kryeministri u parapriu pritshmërive, duke mos pretenduar arritjen e mbrëmjes së Obamës me gazetarët. Arsyen se përse nuk ishte e tillë, nuk e zbardhën profesionistët e ftuar të humorit, por vetë kryeministri, që pasi i la të flisnin me radhë humoristë e gazetarë, e mori fjalën i fundit si për t’i vënë kapakun pjesës së fjalimeve. Vazhdoni leximin

Hakmarrja e papërfunduar e kryeministrit me mediat

a-suloNga Arion Sulo

Pritja e fundvitit që kryeministri organizoi për gazetarët u kthye në një shfaqje të sikletshme, ku humori i të zotit të shtëpisë, përveç pështjellimit emocional, bëri që dy nga të ftuarit; njëri botues i rëndësishëm dhe tjetri drejtues emisioni të braktisin hollin e Pallatit të Brigadave në mënyrë demonstrative.

Pas fjalimit cinik të Ramës, zor se dikush nga gazetarët në atë darkë do të ketë shijuar diçka nga menyja, që niste me antipastë dhe përfundonte me konjak. E sigurt është që në mes, vera është pirë me shumicë për të kapërdirë talljet dhe ironitë therëse të kryeministrit, i cili në sajë të talentit të njohur si publicist arriti në mënyrë të pabesë t’ua ngecte bukën në fyt të ftuarve. Vazhdoni leximin

Kryeministri me gazetarët, ofron darkë “alla Obama”

e-rama002Shkëmben batuta dhe thumbon gazetarët dhe analistët e medias

Kryeministri Edi Rama organizoi dje në mbrëmje në Pallatin e Brigadave pritjen e fundvitit me gazetarët. Rreth 200 gazetarë, drejtues e pronarë mediash, ishin prezent në darkën e shtruar nga Kryeministri, i cili kishte marrë formatin “alla Obama” për të shkëmbyer batuta dhe ironi të ndryshme. “Ky është një format i kopjuar nga Presidenti Obama, i cili takohet me gazetarët, të cilëve u pëlqen vetja më shume se sa ju dhe këtë ma ka thënë vetë Presidenti Obama”, tha Rama. Gazetarët fillimisht flisnin dhe shprehnin mendimet e tyre për veprimtarinë e qeverisë këtë vit. Takimi i fundvitit me mediat i Kryeministrit Rama, nisi me një shfaqje humori, pasi aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj, imitoi Edi Ramën për t’ia lënë më pas vendin barsoletave të Filip Çakulit. Më pas folën gazetari i “Zërit të Amerikës”, Armand Mero, gazetari i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, botuesi i “Mapo”, Henri Çili. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

m-nano01Mustafa Nano

U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme. Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente. Unë ia kam lejuar vetes një periudhë mazokizmi kësodore, por nuk m’u desh shumë kohë që të lodhesha nga kjo gjë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Meta: Qytetarët të ndërgjegjësohen për të drejtën e informimit

i-meta01Një konferencë mbi ‘të drejtën e informimit’ u organizua sot nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e shoqërisë civile. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në konferencë, tha se e drejta e informimit është një e drejtë njerëzore, e cila duhet të jetë e balancuar në disa aspekte, me qëllim që të garantohet mbrojtja e të drejtave të tjera dhe të shmangen konfliktet në rastet e aksesit të informacionit.
“Çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për të drejtën e informimit, si një e drejtë universale. Ai duhet të ndihet i vetëdijshëm për këtë të drejtë, por dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale”, tha Meta. Vazhdoni leximin

Kriza e gazetarisë s’vjen prej arrogancës, por prej modestisë

Vladimir Karaj

Është një qasje e ndershme, mjaft pranë së vërtetës ajo për të cilën fliste Gilman Bakalli në Mapo. Për shumë kohë gazetat (dmth stafet e tyre) vetë e kanë besuar që i drejtoheshin një lexuesi të paditur që ashtu i donte “drutë” ose në rastin tonë, artikujt. Skup (spekulim), lista, dosierë, zbardhje të gjata. Ripërsëritje e të njëjtave zbardhje të gjata e të shkruara keq. Media e re televizioni dhe “foshnja online” është e joshur prej së njëjtës metodë të menduari. Fundi dihet. Mjaft të shihen tirazhet e gazetave. Vazhdoni leximin

66 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti

Reporterët pa Kufij kanë njoftuar se 66 gazetarë janë vrarë gjatë 2014-së. Megjithëse i gazetarëve të vrarë këtë vit është 7 për qind më pak se në vitin e kaluar, organizata Reporterët pa Kufij ka bërë të ditur se prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin.
“Zakonisht gazetarët nuk janë vrarë në një mënyrë kaq barbare dhe tronditëse për të gjithë botën”, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij. Rrëmbimi i gazetarëve këtë vit, sipas raportit është rritur për 37 për qind. 33 nga 119 gazetarët e kidnapuar gjatë këtij viti, sipas raportit, janë kidnapuar në Ukrainë. Vazhdoni leximin

Dhimitër Gjoka i News 24 nderohet me çmimin e karrierës

dh-gjokaTIRANE- Gazetari, regjisori dhe moderatori i njohur i lajmeve në News 24, Dhimitër Gjoka, është nderuar sot me çmimin e karrierës, një çmim i rëndësishëm që ndahet në fundvit nga një shoqatë gazetarësh.

Ikonës së lajmeve Dhimitër Gjoka, iu dorëzua çmimi nga regjizori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani.