Gazetaria investigative nga hulumtimi i BIRN te videot e pornos

Nga Branko Cecen

Kur dikush përmend frazën ‘gazetari investigative’, ju vjen në mendje BIRN apo një gazetë e papërgjegjshme? Për përplasjen mes BIRN dhe qeverisë së Serbisë

BIRN ka bërë shumë për të rritur shpeshtësinë e përdorimit të termit ‘gazetari investigative’ në media, në rrjetet sociale dhe kudo – por jo aq sa ka bërë kryeministri serb me fjalitë fyese dhe arrogante. Së pari, çfarë është gazetaria investigative? Ka dy lloje përkufizimesh, demonstrative dhe në kontekst. Përkufizimet demonstrative janë ato janë ato që marrin një term dhe më pas e zgjerojnë qarkun në terma të ngjashëm. Një lopë është së pari një kafshë, më pas një gjitar, një bimëngrënëse dhe kështu me radhë. Një përcaktim në kontekst është kur një fëmijë pyet ‘Çfarë është një lopë?’ dhe dikush e çon në fshat, gjen një lopë dhe i vë gishtin duke thënë: ‘Kjo’. Vazhdoni leximin

Advertisements

Diskutojmë median, apo jemi të gjithë “Sharlí”?

Arbër Zaimi

Ngjarja në Paris, atentati në zyrat e “Sharlí Ebdósë”, e pruri vëmendjen e mbarë perëndimit, përfshirë këtu edhe tonën, te një temë përnjëmend kyçe për zhvillimin demokratik të shoqërisë, siç është liria e fjalës dhe ajo e shtypit. Mëkat që një rast kaq i mirë për të çelur një diskutim të gjerë e të hapur shoqëror mbi këto tema, mbi cilësitë e shtrirjen e këtyre lirive tek ne, nuk u shfrytëzua. E vetmja pyetje që u shtrua, anembanë sferës mediatike shqiptare ishte se “a jemi për lirinë e fjalës, apo jo?”.

Nëpër kolumna të opinioneve, apo në debate televizive e nëpër rrjete sociale shumëkush e shtroi këtë pyetje në formën “nëse jemi për lirinë e fjalës atëherë dhe ne jemi me Sharlí Ebdónë, e kush nuk është për lirinë e fjalës, do të duhej të shqyrtohej mirë, si një rrezik potencial për vokacionin tonë demokratik”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

A e meriton media grushtin e Papës

Nga Mentor Kikia

Mesa duket, atentati ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” nuk do të mbetet një në radhën e veprave të terroristëve, apo ekstremistëve që vrasin e presin në emër të fesë. Në fakt, pati zëra që kritikuan Europën, e cila u vu në rresht në bulevardin e Parisit për 17 të vrarë dhe as që ka denjuar të numërojë se sa njerëz e fise shfarosen në ditë nga barbarët e “Boko Haram” në Nigeri apo vende të tjera të Afrikës, apo sa njerëz kryqëzohen si në epokën e perandorisë romake, fshatrave dhe qyteteve të Irakut e Sirisë nga barbarët e ISIS-it. Peshuar në kandarin e Perëndisë dhe humanizmit, një afrikan është njësoj si një europian dhe po ashtu si një kurd, sirian apo iraken. Ndërsa peshuar në kandarin e politikës, një europian është “më i rëndë”, aq më shumë një parisien, e aq më shumë një gazetar. Për pasojë, sulmi dhe djegia e kasolleve të një fisi në Nigeri apo shpërthimi i një autobombe që vret qindra njerëz në Irak nuk është e njëjta gjë me sulmin ndaj një redaksie gazete në Paris. Vazhdoni leximin

Mbrojtja e të Drejtës së Autorit ose dështimi i shtetit ligjor

s-agajNga Sali Agaj*

Dymijë e treqind vjet më parë Aristoteli do të thoshte: “Mirë një njeri i shkëlqyer se sa një ligj i shkëlqyer”. Ndryshimet demokratike në vendin tone sollën një rregullim të ri të konceptit të së drejtës së autorit dhe e përshtatën atë me konceptin bashkëkohor. Që në v. 1992 janë miratuar dy ligje, plotësuar dhe me disa akte nënligjore që kanë patur si qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, por zbatimi i tyre ka ngelur në nivelin më të ulët të mundshëm për një shoqëri me standarde të vërteta të një shteti ligjor. Vazhdoni leximin

Media si karikaturë e fjalës së lirë

Lutfi Dervishi

Media britanike nuk e shfaqi faqen e parë të “Charli Hebdo” në numrin e parë pas tragjedisë ku paraqitej profeti Muhamed! Gazetarët e raportuan gjerësisht këtë lajm, me pamje… nga shtypshkronja ku u shtyp tirazhi prej 5 milionë kopjesh, pamje nga kioskat e shitjes dhe radhët e gjata të lexuesve, por faqja e parë nuk u shfaq! Gazetarët përshkruan me fjalë në imtësi se çfarë kishte në faqen e parë dhe megjithëse karikatura në thelb nuk ishte agresive, por me tone pajtuese, redaktorët e panë të udhës të mos shfaqnin imazhin ku përshkruhej profeti! Është një vendim i përgjegjshëm i transmetuesit publik BBC, por edhe i medias private në Britaninë e Madhe! Nuk është vendim i marrë nga frika, por një kujdes i treguar për audiencën! Kujdes për të mos lënduar dhe provokuar! Vazhdoni leximin

Skizofrenia e komunikimit të përditshëm

Nga Akademik Artan Fuga

a-fuga001Komunikimi është komunikim me Tjetrin. E vërteta është se ka edhe një formë shumë të rëndësishme komunikimi që është ajo me veten, por edhe në këtë rast, sikurse e titullon një vepër të tij, filozofi Pol Rikër, edhe vetja merret sikur të jetë dikush tjetër. Komunikimi me Tjetrin është komunikim me të Huajin, pavarësisht nëse ky është i panjohur, njeri i afërt, mik, nëse është një komunikim midis individësh apo midis bashkësish kolektive, sikurse mund të jenë agjencitë sociale, kombet, etj. Nuk ka rëndësi thelbësore, megjithë specifikat, edhe nëse është komunikim verbal ose jo-verbal, me shkrim ose me gojë, interaktiv apo me një kahje.

Problem është se, jo rrallë komunikimi kthehet në një marrëdhënie që shpreh më shumë simptoma pathologjike sesa qendrime të arsyeshme. Madje, ka mendimtarë të shquar, kërkues të njohur në fushat e psikoterapisë, komunikimit, psikopathologjisë, psikanalizës, të cilët mendojnë se në thelb komunikimi është një marrëdhënie me nuanca në shkallë të ndryshme psiko-pathologjike. Vazhdoni leximin

Liria e mospublikimit

Disa media kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pa të drejtë, mendon Michael Knigge.

chebdo1Ishte një impuls unik dhe gobal. Pas masakrës së shëmtuar ndaj karikaturistëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo javën e kaluar mediat dhe gazetarët në mbarë botën shprehën mbështetjen e tyre për lirinë e mendimit dhe të shtypit. Shumë media, ndër ta edhe Deutsche Welle, reaguan ndaj atentatit me fotografi, në të cilat gazetarët mbajnë pankarta me mbishkrimin “Je suis Charlie”. Këto pamje u bënë shpejt simbol global i solidaritetit me viktimat. Në fund shprehja e solidaritetit gazetaresk dhe mbështetja e lirisë së shtypit u bënë vetë objekt i raportimit dhe i diskutimit në lidhje meCharlie Hebdo. Pas antentatit shumë media publikuan vetë karikaturat e Charlie-Hebdo, ndërsa të tjera zgjedhon të kundërtën. Vazhdoni leximin

Njeriu shqiptar përballë komunikimit politiko-mediatik

a-dhima01Nga Prof. Dr. Aleksandër DHIMA*    

Mbas “vitit të mbrapshtë” 1997, Shqipëria hyri në një realitet të ri mediatik, që nuk mund të shihet ndaras komunikimit politik, ashtu si ky i fundit nuk mund të trajtohet pa fokusin konjitiv të mediave. Analiza e këtij problemi është një ndërmarrje e vështirë, sepse kërkon një konceptim të gjerë për kulturimin demokratik të njerëzve.

Sa më parë të realizohet ndërgjegjësimi për ndryshim, aq më shpejt do të çlirohemi nga dukuritë e mprehta negative dhe aq më lehtë do të bëhet kalimi i shumëpritur i demokracisë shqiptare nga e brishtë në të konsoliduar e funksionale. Vërtet ka rëndësi instalimi i institucioneve demokratike dhe rregullimi ligjor i tyre, por demokracia funksionon kur edhe njerëzit i njohin institucionet demokratike dhe sillen ndaj tyre po ashtu në mënyrë demokratike. Vazhdoni leximin

SHQUP në kërkim për alibinë e bojkotit, Berisha kërcënon sërish Ramën për Telnis Skuqin, gazetari rrëzon akuzat e PD

skuqiKa degraduar fabrika e akuzave në SHQUP. Teksa Partia Socialiste po përgatitet të rihapë dosjen e 21 Janarit dhe të rrugës Durrës-Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha, po kthen në kauzë ngjarje të paqena, duke kërcënuar me jetë dhe shpallur armik kryeministrin Edi Rama. Berisha ka shpallur dje armik të fjalës së lirë kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka paralajmëruar se do të pësojë të gjitha pasojat e rrahjes së gazetarit Telnis Kuqi si dhe të mbylljes së disa emisioneve televizive në vend.

Por, vetëm pak minuta pas kërcënimit të Berishës, ka reaguar vetë gazetari Kuqi, duke hedhur poshtë deklaratën e Berishës dhe komunikatën e PD. Skuqi ka mohuar të jetë rrahur, ndërsa ka pohuar se konflikti verbal nuk kishte prapavijë dhe lidhje me politikën. Por, si e kanë paraqitur situatën Berisha dhe PD? Ky rast është një ilustrim shembullor se si fabrikohen akuzat dhe balta në SHQUP. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Liria e fjalës dhe si e shoh unë Europën

Naser Aliu

E kuptoj lirinë, e kuptoj barazinë, e dua lirinë dhe e dua barazinë në mes njerëzve. Pa dallim gjinie, kombi apo moshe. Respektoj edhe vetëpërcaktimin gjinor. Le ta ketë mundësinë çdo njeri ta jetojë jetën e vet. Kush dëshiron ashtu siç bëj unë, duhet të orientohet vetëm në Kushtetutë, kush dëshiron të orientohet në religjion, le ta bëjë, me rëndësi është të mos synohet asgjë me dhunë. Ajo që jepet me dhunë, në rastin e parë, hidhet poshtë. Unë nuk kam asnjë nevojë për religjion, por vetëm për shtet ligjor, sepse dua të jetoj sot, jo dje.

E dua lirinë e fjalës, të shprehjes dhe pluralitetin e mendimeve. Dua dhe përpiqem të respektoj çdo ligj dhe normë të këtij shekulli dhe të kësaj Kushtetute. Dua mbi të gjitha barazinë e grave. Vetëm kjo barazi na bën të lumtur sepse na çarmatosë nga dëshira dhe pasioni për të shtypur ata që duam. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita