Hulumtim i punës së televizioneve të Kremlinit

Pak media globale kanë nxjerrë opinione të tilla të polarizuara si rrjeti televiziv rus, RT, të cilin një diplomat i lartë amerikan e ka quajtuar “pajisje propaganduese” për Kremlinin, gjatë krizës në Ukrainë.

Tani, një grup i studentëve të diplomuar në një shkollë të gazetarisë në SHBA është duke ndjekur transmetimet dhe postimet e këtij rrjeti, për të parë nëse kritikat ndaj RT-së se shërben si burim i Kremlinit për dezinformim, justifikohen.

“Nëse shikoni shifrat dhe shihni se sa shumë njerëz shikojnë RT-në, krijohet përshtypja se edhe nëse akademikët perëndimorë ose njerëzit në qarqet e politikës së jashtme në Uashington e nënvlerësojnë kanalin, RT-ja ka audiencë të rëndësishme. Askush nuk po e vlerëson se çfarë po bën. Dikush duhet ta bëjë”, ka thënë Pola Lem, një studente e Shkollës Pasuniversitare të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Vazhdoni leximin

Advertisements

Freedom of Speech Award i jepet blogerit te arrestuar

Blogeri i arrestuar në Arabinë Saudite, Raif Badawi merr „Freedom of Speech Award“, që Deutsche Welle e jep për herë të parë këtë vit. Transmetuesi për botën e jashtme e jep çmimin në kuadër të Online- Awards “The Bobs”.

Intendanti Peter Limbourg: “Bordi i drejtorëve të Deutsche Welle-s vendosi njëzëri për Raif Badawin. Ai përfaqëson në mënyrë të shquar angazhimin e guximshëm, të patrembur për shprehjen e lirë të mendimit, e drejtë e njeriut. Vlerësimi me çmim nga ne synon të transmetojë një sinjal të fortë dhe ta zhvendosë fatin e tij edhe më fort në vëmendjen e publikut botëror. Shpresojmë që në këtë mënyrë do të shtohet presioni ndaj personave përgjegjës në Arabinë Saudite, për ta lënë më në fund të lirë Badawin.” Vazhdoni leximin

Dixhitalizimit i TVSH. Dy-tre shënime për zonjën ministre

E nderuar znj. Milena Harito, jam një teknik me shumë eksperiencë në fushën televizive dhe më lejoni të them dy-tre fjalë mbi historinë, tashmë qesharake, të dixhitalizimit të TVSH. Më lejoni të ofroj eksperiencën që kam, sepse duke lexuar deklaratat tuaja e kuptoj që kompetenca juaj, të paktën në këtë fushë, nuk duket shumë e kualifikuar.

Fillojmë nga fillimi.
Një tender me polemika, diskutime të pafundme, afate ndërkombëtare, etj. Po kush është e vërteta, që lidhet ngushtësisht me këtë tender, strategjinë e dixhitalizimit, frekuencat për përdorimin televiziv, AMA-n, Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, privatët dhe të gjithë subjektet e interesuara? Vazhdoni leximin

Specialisti: I pamundur dixhitalizimi i RTSH në 4 muaj

Afatet e vendosura nga autoriteti ndërkombëtar në Gjenevë për televizionet dixhitale sa i takon dixhitalizimit është i pamundur të realizohet në Shqipëri brenda 4 muajve të ngelur. Ky është qëndrimi që një prej specialistëve në fushën e dixhitalizimit jep për “Shqiptarja.com”. Duke u bazuar në kushtet ekonomike të vendosura në kontratë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane “Rodher & Schwartz”, por sidomos në periudhën afro 3 mujore të ngelur deri në skadimin e afateve, specialisti për çështjet e medies e konsideron të pamundur dixhitalizimin e RTSH-së. Vazhdoni leximin

Harito: S’ka shtyrje të dixhitalizimit. AMA merr vendimet për TV private

Nuk do të ketë asnjë shtyrje të procesit të dixhitalizimit, kështu ka deklaruar ministrja e inovacionit Milena Harito në një intervistë për A1 Report.Harito sqaron se qeveria ka kompetenca të merret me procesin e dixhitalizimit të Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa për mediet private është AMA, që duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Më poshtë intervista e plotë me ministren e inovacionit, Milena Harito:

Zonja Harito a mund të arrihet afati 17 Qershorit për kalimin në transmetimet dixhitale?
Afati I 17 qershorit 2015, është afat evropian, dhe në këtë moment gjithë vendet evropiane duhet të kenë bërë kalimet nga analoge në dixhitale. Dhe është afat I panegociueshëm më. Është shtyrë disa herë ky afat, dhe pothuajse gjithë vendet fqinje e kanë bërë këtë kalim. Përsa na takon ne kemi akoma shumë për të bërë, që të arrijmë të jemi sa më pranë detyrimeve që kemi marrë, në traktatet ndërkombëtare dhe me bashkimin evropian. Vazhdoni leximin

Ligjet’ miratojnë propozimin e Finos për AMA-n: shkurtohen 2 sekretarë

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje shtimin e dy monitoruesve në Autoritetin e Mediave Audiovizive në vend të dy sekretarëve teknikë të propozuara për administratën e këtij institucioni. Ky ka qenë një propozim i deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili kundërshtoi me forcë në mbledhje shtimin e personelit për administratën e AMA-s. Ai theksoi se shtimi i personalit në këtë dikaster nuk është i nevojshëm, duke theksuar se shtimi i punonjësve duhet bërë në sektorin e monitorimit të mediave dhe jo në sekretarë teknik. “Kam dilemën tjetër, se duke hapur dhe duke parë këtë strukturë, nuk kam ndonjë vërejtje për ta shkurtuar numrin pesë, që këta kanë kërkuar dhe kolegët tanë të Komisionit të Mediave e kanë miratuar një gjë të tillë, pra të ngelet ky numër. Mendoj se nuk ka pse të ketë as zv/kryetari jot, z.Kryetar dhe as Sekretari i Përgjithshëm sekretar në paradhomë. Absolutisht nuk duhet të kenë, sepse është një institucion i vogël me 50 veta. Unë propozoj që të shkurtohen, por jo në dëm të institucionit, le të shtohen monitoruese, ajo që është më e rëndësishmja për mua në këtë institucion”, – u shpreh Fino. Vazhdoni leximin

Kalimi në TV Dixhitale, Shqipëria dështon para Evropës

TIRANE- Shqipëria rrezikon një krisje politike me Bashkimin Europian duke mos respektuar datën 17 qershor 2015 kur, sipas një një marrëveshjeje europiane, sipas nje vendimi të qeverisë dhe sipas një ligji të parlamentit të votuar në vitin 2013, të gjithë televizionet shqiptare duhet të kalojnë nga sistemi analog në atë dixhital. Eshtë i ashtuquajturi “switch-off” i realizuar tashmë nga të gjitha vendet europiane, përveç Shqipërisë.
Një vonesë shumë e rëndë, që për shkak të gabimeve të pashpjegueshme të bëra në këto vitet, rrezikon edhe t’i kushtojë arkave të Shtetit një faturë prej dhjetëra milionë eurosh. Pa llogaritur reagimet e pritshme të Bashkimit Europian dhe të vendeve fqinje. Vazhdoni leximin

Kur është i rrezikshëm Edi Rama për shtypin?

Nga Mero Baze

Edi Rama është arrogant me gazetarët. Pothuajse me të gjithë. Është një zakon, që vjen nga fakti që ai është në politikë, pasi ka kaluar përmes publicistikës së tij të suksesshme dhe agresive. Pasioni i tij për t’u gricur me ta është gati si gëzim foshnjarak.

Por, ka një teprim në debatin që po merr kot më kot, lidhur me atë që e quajnë incident me gazetaren Erisa Zykaj. Erisa është një nga gazetaret tona të mira. Unë kam pasur fatin ta kem për rreth 5 vite si gazetare të gazetës TemA nga Brukseli. Ajo është një raportuese korrekte dhe gërmuese në pyetjet e saj. E njoh mirë dhe i kuptoj emocionet e saj, por duhet të jemi seriozë të mos e keqpërdorim atë politikisht, për shkak të huqeve të Edi Ramës. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Vendimi, Gjykata Administrative kthen padinë e PD për AMA

TIRANE – Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka njoftuar dje nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e PD për të shpallur të paligjshëm, përzgjedhjen e kryetarit të AMA.

“Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur të kthejë aktet e padisë së PD me objekt: Kostatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve të Kuvendit “Për zgjedhjen e një anëtari të AMA” si dhe zgjedhjen e Kryetarit. Kjo padi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet PD sëbashku me aktet e tjera. Që do të thotë se në këtë mënyrë bie edhe sebepi i vetëm i paraqitur nga opozita për procesin e plotësimit të vendeve vakante në AMA”, deklaroi Peza.

Tritoli i ekranit

Nga Sokol Balla

Të enjten i gjithë publiku politikëdashës, mban frymën për orë të tëra me radhë, për të ndjekur live, shpërthimet e deputetëve para kamerave televizive. Me thënë të drejtën, kamerat janë të RTSH, pra të të vetmit ekran, për të cilin ne, të gjithë qytetarët e këtij vendi, paguajmë një taksë vjetore. Në fakt ne paguajmë me paratë tona, tritolin që shpërthen çdo të enjte në ekran. Që na prish midenë, oreksin, shumë vetëve edhe gjumin, kryesisht familjarëve të deputetëve, gazetarëve dhe çdo njeriu tjetër, që puna e lidh me politikën në Shqipëri.

Prej kohësh e kam menduar: pse gjithë televizionet e Tiranës, kryesisht ato që merren me lajme, presin transmetimet normale dhe lidhen me seancen e Kuvendit, edhe atë me ordineren dhe më të zakonshmen? A thua vallë ka kaq interes të dëgjojmë broçkullat e deputetëve (disa prej tyre), që në vend të gojës, kanë një hale, që nxjerrin vetëm mut dhe baltë, t’i shohim live në 20 ekrane njëherësh? Vazhdoni leximin