Baldassarri: Media e shkruar edhe në kohën e internetit s’dorëzohet kurrë

Aktiviteti i parë për kalendarin e 2015-s në Institutin Italian të Kulturës i është dedikuar gazetarisë. Sot në orën 15.00 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës, u zhvillua me praninë e Roberto Baldassarrit, president i Institutit Piepoli dhe profesor i gazetarisë në Universitetin e Romës, promovimi i librit të tij të fundit “Gazetaria, informacioni dhe komunikimi”, botuar nga Marsilio. Aktiviteti u zhvillua me moderimin e Adriana Frisennas në prani të ambasadorit të Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani. Baldassari iu dha një leksion të pranishmëve përmes një tabloje të detajuar të komunikimit mediatik të mijëvjeçarit të tretë. Sipas Baldasarit me ardhjen e internetit dhe teknologjive të reja, jo vetëm ndryshoi puna e një gazetari, por ka ndryshuar thellë edhe mënyra e përdorimit të lajmeve, e cila shënoi lindjen e një model të ri të gazetës dhe të gazetarisë, të ashtuquajturën “gazetaria qytetare”. Baltissari ka theksuar se kjo formë e re e gazetarisë, me fenomenin Youtube ku jepen lajme minutë pas minute në çdo orë të ditës paraqet sfida sidomos për mediat e shkruara, të cilat kurrë nuk do të heqin dorë nga aktiviteti i tyre për aq kohë sa të gjendet një pozicion i ri në një treg me ndryshime të pabesueshme. Roberto Baldassari ka mbështetur kontributin e gazetarëve të famshëm si Luigi Contu, Maurizio Beretta, Ezio Mauro, Paolo MAZZANTI, Antonio Padellaro, Giampaolo PANSA, Antonio Preziosit dhe Sarah Varetto, të cilët i kanë dhënë udhëzime për titrimim e lajmeve. Baldassari theksoi se gjithnjë e më shumë, në jetën e përditshme, ne flasim për lajmet me forma të shkurtra që të përshtaten me shpejtësinë e jetesës moderne. Ai tha se “Titulli ka një ndikim (jeton) më gjatë në kujtesën e lexuesit po qe se teksti që e vijon atë është më i shkurtër dhe konciz” Ndërkohë pati pyetje edhe nga ambasadori italian Massimo Gaiani dhe gazetarët e pranishëm të cilët janë të përqendruar në tema të veçanta të tilla si gazetaria hulumtuese apo e rreme, tek lajmi i serviruar nga institucionet, ku u diskutua edhe çështja e Matteo rencit, si dhe mënyra e përdorimit të teknologjive të vjetra dhe reja, duke u dhënë atyre që vazhdojnë gazetarinë mundësinë për të ndërtuar rrugët e duhura që kanë për qëllim prodhimin dhe menaxhimin e informacionit, të botuar në letër në multimedia, apo format e ndryshme të gazetarisë. Për këtë në libri e tij Baltissari theksoi se duhet edhe një fjalor përfundimtar për terminologjitë e vjetra me synim që zotërohen aftësitë e nevojshme për të përdorur teknologjitë e reja të komunikimit sipas nevojave të rinisë sot.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s