PD-PS sherr për Endira Bushatin, bllokohet AMA dhe Këshilli Drejtues i RTSH, beteja përfundon në gjykatë

ama-0011Televizioni Publik Shqiptar vijon të mbahet peng nga Partia Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar deputetët demokratë të Komisionit parlamentar të Medias, që të vijojnë të mbajnë të bllokuar Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Debati i disa muajve, për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe KDRTSH, është i qëllimtë nga ana e opozitës, pasi po kërkon që të zvarrisë procesin për plotësimin e vendeve vakante në këto dy struktura, në mënyrë që të mbajë në ndikimin e saj politik Televizionin Publik Shqiptar. Në këto kushte, rikthimi i opozitës në Parlament nuk e ka zhbllokuar procesin e zgjedhjes së strukturave drejtuese te Televizionit Publik Shqiptar dhe plotësimin e të gjithë anëtarëve të AMA-s. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias, kryetari demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se opozita ka çuar në Gjykatë Administrative zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të AMA-s, e deri sa të jepet vendimi i gjykatës PD-ja nuk do të bëhet pjesë e procesit. Nënkryetari socialist, Alfred Peza, ka theksuar se vullneti i mazhorancës është për të plotësuar strukturat drejtuese në Televizionin Publik pavarësisht vendimit të Partisë Demokratike. Aktualisht në Autoritetin e Mediave Audiovizive ka një vend vakant, i cili i duhet plotësuar me propozimin e Partisë Demokratike. Në Këshillin Drejtues të RTSH janë 5 vende vakante që gjithashtu duhet të plotësohen nga opozita, ndërkohë që ende nuk është zgjedhur kryetari i këtij Këshilli.

Emërimet e kandidatëve

Opozita ka gjetur një alibi të radhës për të bllokuar funksionimin e AMA-s dhe KDRTSH. Zgjedhja e anëtarëve nga PS në dy strukturat e lartpërmendura, për opozitën janë të paligjshme. Deputeti demokrat, Myqerem Tafaj, tha se emërimet e kandidatëve nga ana e mazhorancës kanë qenë të paligjshme dhe se tashmë opozita ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative mbi këtë çështje. Tafaj theksoi se pa vendimin e gjykatës opozita nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj mohues. Opozita e quan të paligjshme dhe në shkelje të marrëveshjes së arritur mes anëtarëve të Komisionit të Medias, plotësimin e vendeve vakante të këtyre dy institucioneve nga ana mazhorancës. I gjithë bllokimi i funksionimit të AMA dhe KDRTSH vjen pas shkarkimit të Endira Bushatit. Opozita dhe Bushati, për një periudhë kohore, i bën rezistencë mazhorancës, duke mos pranuar kërkesën e saj për largimin e ish-kryetares. Por, sipas asaj çka ka sqaruar në mënyrë ligjore mazhoranca, është se mandati i znj. Endira Bushati si anëtare ka filluar më 5.11.2009 dhe mandati i saj si anëtare e KKRT-së ka qenë zëvendësues. Pra, logjikisht zonjës Bushati, mandati si anëtare i kishte përfunduar në 24.09.2012. Po kështu, Bushatit i kishte përfunduar mandati si kryetare e këtij institucioni. Gjithashtu, mandati si kryetare e KKRT-së ishte zëvendësues, sepse znj. Endira Bushati zëvendësoi në detyrën e kryetarit të KKRT-së znj. Mesila Doda, e cila gjithashtu ka zëvendësuar Z. Ledio Bianku, po në mandatin si kryetar.  Eneida Jaçaj

 

 

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s