Tritoli që hedh ne erë gazetarët

Në zallamahinë e madhe që ka ngjallur riaktivizimi i tritolvënies në një sere ambientesh publike të kryeqytet, një tjetër tritol-lajm ka qenë po aq tronditës, ndonëse media, që del të jetë viktima kryesore e goditjes prej tij, e ka kaluar në heshtje totale, apo edhe kur ka marrë përsipër ta publikojë e ka devijuar atë që vërtet përbën lajm, duke venë në qendër dekorimin e një biznesmeni fare pa lidhje me tritol-lajmin.

Fjala është për mungesën e listave që të zyrtarizojnë pagesat e kontributeve shoqërore, ndër vite, të gazetarëve kontributivë në organet e ndryshme të medias së shkruar, por edhe asaj vizive. Mungesë kjo që nuk rezulton të jetë prezente nëpër borderotë e punëdhenësve, çka do t’a bënte disi më të lehtë plagën sociale të këtij komunitetit, por në arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore(ISSH), që është institucioni shtetëror i paguar për të ruajtur dhe evidentuar kontributet e derdhura, pra vitsigurimet. Të cilat del se mungojnë si për ata që karrierën e tyre profesionale e kanë ushtruar ndër vitet e para pluraliste, pra ’90, ashtu edhe ndër vitet pasuese, kur nga paga e dhena në dorë u është mbajtur pjesa e pagesës së kontributit shoqëror e shëndetsor. Pjesë që nuk del të jetë e evidentuar zyrtarisht në ISHP.

Fakti i mosgjetjes së evidencave në arkivat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore është deklaruar nga kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar (UGSH), Aleksander Çipa, gjatë fjalës së mbajtur në tryezën diskutuese të ditës së Miqësisë të Gazetarëve Shqiptar, eveniment ky i zhvilluar ditë më parë, në qytetin e Durrësit.

Me keqardhje konstatohet se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nuk ekzistojnë të dhena që të tregojnë dhe zyrtarizojnë vitet e punës së gazetarëve. Interesimit të Unioninit të Gazetarëve Shqiptar drejtuesit e këtij institucioni i janë përgjigjur negativisht, jo nga që nuk kishin dëshirën dhe disponibilitetin, por sepse në regjistrat e tyre nuk ekzistojnë të dhena të tilla. Ka qenë në thelb deklarata e kryesuesit të UGSH, Aleksandër Çipa, sipas të cilit kjo mungesë është një goditje e pallogaritëshme për të ardhmen pensionale të këtij komuniteti.

Mosha mesatare aktuale e anëtarëve të Unionit është tek 45 -47 vjeç, por ka dhe jo pak gazetarë që janë në moshë parapensionale, që punëdhënësit ua kanë mbajtur shumat e duhura për pagesën e kontributeteve, por që nuk dihet nëse i kanë derdhur ato. Kur edhe në ISSH këto të dhena mungojnë ku do të gjenden tjetër”, ka pyetur Çipa, duke përsëritur angazhimin e organizatës që drejton për ti shkuar deri në fund zgjidhjes së këtij ngërçi, që përveç të tjerave, është edhe një goditje e rendë për gjendjen sociale të komunitetit të gazetarëve, që ende vazhdojnë të ndjehen të pasigurt në ushtrimin legal dhe me rregulla ligjore të profesionit.

Puna në të zezë e gazetarëve është një problem me pasoja sociale për komunitetin  dhe megjithë ngritjet e herë pas herëshme të zerit nga UGSH askush nga strukturat zyrtare të shtetit nuk është përfshirë në zgjidhjen e tij. Kështu që prej më shumë se dy dekadash mosderdhja e kontributeve shoqërore e shëndetësore, edhe atëherë kur u është mbajtur nga punëdhënësit, vazhdon të mbetet plagë e hapur.

Deklarimi i kreut drejtues të UGSH ka ardhur pasi më parë Unioni ka saktësuar se nga informacionet e vjelura prej tij rreth 90% e punonjësve të medias punojnë në të zezë, arsye kjo që ua ka shkurtuar ndjeshëm evidentimin e viteve reale të punës shumë prej gazetarëve, të cilët në vend të 20,15,10 etj. viteve rezultojnë të kenë zyrtarisht shumë e shumë herë më pak.

Por ajo që e bën edhe më shqetësues këtë fenomen është heshtja dhe indiferentizmi i organeve dhe institucioneve zyrtare të shtetit, që vazhdojnë të bëjnë veshin e shurdhët dhe syrin qorr, njësoj si paraardhësit e tyre të cilët asnjëherë nuk i hynë seriozisht zgjidhjes së tij.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s