Harito: S’ka shtyrje të dixhitalizimit. AMA merr vendimet për TV private

Nuk do të ketë asnjë shtyrje të procesit të dixhitalizimit, kështu ka deklaruar ministrja e inovacionit Milena Harito në një intervistë për A1 Report.Harito sqaron se qeveria ka kompetenca të merret me procesin e dixhitalizimit të Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa për mediet private është AMA, që duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Më poshtë intervista e plotë me ministren e inovacionit, Milena Harito:

Zonja Harito a mund të arrihet afati 17 Qershorit për kalimin në transmetimet dixhitale?
Afati I 17 qershorit 2015, është afat evropian, dhe në këtë moment gjithë vendet evropiane duhet të kenë bërë kalimet nga analoge në dixhitale. Dhe është afat I panegociueshëm më. Është shtyrë disa herë ky afat, dhe pothuajse gjithë vendet fqinje e kanë bërë këtë kalim. Përsa na takon ne kemi akoma shumë për të bërë, që të arrijmë të jemi sa më pranë detyrimeve që kemi marrë, në traktatet ndërkombëtare dhe me bashkimin evropian.

Mesa kuptova nuk do të ketë shtyrje të tjera?

Shtyrja është e pamundur nuk varet nga ne për fat të keq. Gjërat e detyrat që janë për tu realizuar në këtë moment, janë në disa grupe. Pjesa e parë për të cilën është përgjegjëse qeveria shqiptare është çështja e dixhitalizimit të radio televizionit publik. Për këtë çështje kemi trashëguar një histori shumë komplekse, nga qeveria e kaluar me një prokurim kompleks, me ankimime në gjykatë të kompanive fituese, dhe në nujë moment të caktuar për interesin madhor të shtetit, mbas një viti procesesh gjyqësore, kemi marrë vendimin që të ecim përpara, duke aplikuar vendimin e komisionit të prokurimeve për shpalljen e fituesit, si dhe vendimin e gjykatës, që e shoqëronte atë. Dhe të ecim përpara me negocimin e kontratës, negocimi I kontratës është tani në fazën përfundimtare. Pra mendojmë se çështja e dixhitalizimin të RTSH është në rrugën e duhur.

Si do të jetë procesi I dixhitalizimit, si do të funksionojë për mediet lokale?

RTSH do të marrë një rrjet për vete dhe një për rrjetet lokale, që nuk do ketë mundësi për të transmetuar gjithë televizionet lokale që s’kanë mundësi të transmetojnë vete. Pra do të jenë të detyruar të transmetojnë në një rrjet dhe këtë gjë duke pasur një rrjet publik, do t’ju ofrohet me kushte tregu të drejta të barabarta, pra ju jepet mundësia të gjithë të ekzistojnë në treg. Ky rrjet garanton pluralitetin e medies në Shqipëri dhe transmetimin pa pagesë për qytetarët.

Cili është shkaku kryesor për gjithë këto vonesa sipas jush?

Ka disa aspekte që është aspekti I parë RTSH, që duhet të kishte ecur më shpejt, nëse s’do kishim këtë kompleksitet dhe ankimimet nuk do të ishin për procedurën që qeveria e kaluar ka realizuar. Por sot jemi në këtë pikë dhe do të vazhdojmë tashmë. Ndërsa grupi tjetër I medies ose pjesa tjetër ka të bëjë me operatorët privat, ka të bëjë me licensimin e operatorëve privat, që sot janë të palicensuar, me rregullimin e tregut etj. Dhe të gjitha këto çështje legjislatori ose kuvendi, ja ka ngarkuar institucioni I pavarur që është AMA. Dhe nuk është bërë më kot që këtë gjë nuk e ka qeveria por një institucion I pavarur. Tregu I medieve është shumë sensitiv dhe mund të ketë fuqi të madhe dhe mbi jetën politike. Dhe për këtë arsye këtë të drejtë nuk duhet ta ketë qeveria po një ent I pavarur. Për këtë arsye është AMA, që ka detyrimin të merret me ndarjen e frekuencave, me licensimin e operatorëve, me rregullimin e tregut dhe me një gjë shumë të rëndësishme që është garantimi I pluralizmit të medieve në vend.

Por kur mund të kemi një afat përfundimtar të dixhitalizimit, jo vetëm të TVSH por edhe gjithë medieve të tjera?

Unë mund të përgjigjem për dixhitalizimin e RTSH që e ka qeveria, kontrata shumë shpejt do të konkludohet dhe pastaj, do të kemi afatet kohore për kalimin le të themi sipas qarqeve njëri pas tjetrit. Do të kalohet fillimisht në ato që janë më sensitive në lidhje fqinjët,. Ndërsa për pjesën tjetër do të duhet ti bëni pyetjen entit rregullator që është AMA.

Pra kjo mungesa e informacionit është për shkak të procesit, apo ngaqë nuk e ka ekzekutivi?

AMA ka detyrën që të ndaje frekuencat që ka Shqipëria sipas marrëveshjeve ndërkombëtare , të bëjë licensimin, të informojë publikun, dhe të gjitha këto detyra ja ka lënë kuvendi .

Tenderi, ju keni lëshuar akuza të forta përsa i përket tenderit të bërë nga qeveria Berisha, madje se ka pasur afera korruptive. Por sot kemi të bëjmë me një njohje të këtij tenderi?

Ai prokurim është bërë nga qeveria e kaluar, komisioni prokurimit ka shpallur një fitues, dhe më pas autoriteti kontraktor I qeverisë së kaluar nuk e ka njohur vendimin e komisionit të prokurimeve. Dhe për këtë arsye palët kanë shkuar në gjykatë, dhe gjykata ka hedhur poshtë vendimin e qeverisë së asaj kohe, dhe I ka dhënë të drejtë kompanisë. Dhe pas 1 viti procesi gjyqësor edhe për arsye të afateve, ne kemi vendosur të njohim vendimin e komisionit të prokurimit dhe vendimin e gjykatës.

Por ju nuk e apeluar vendimin e gjykatës, pse ndodhi kjo gjë, në një kohë që në opozitë tenderin e kundërshtuat?

Në si ministri e apeluar ,dhe pas 1 viti procesi kur gjykata e apelit vendosi ta kalonte në apelin administrative, gjë që mund të thoshte se procesi të zgjatej edhe me 6 muaj ose 1 vit me procese gjyqësore. Që na çonte totalisht jashtë afatit të 17 qershorit. Është marrë vendimi që të njihet vendimi I gjykatës të shkallës së parë. Dhe mos harrojmë që jemi duke njohur vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Po roli që do të luajë qeveria në këtë proces cili është?

Ekzekutivi ka disa detyra të mirëpërcaktuar që është dixhitalizimi I RTSH, që kemi dhe mbështetjen e sigurtë të partnerëve ndërkombëtare. Por edhe për të sensibilizuar gjithë grupet e interesit por edhe publikun e gjerë për rëndësinë e këtij procesi. Që ka qenë një proces kompleks në të gjitha vendet ku ka ndodhur. Qeveria ka marrë vendimin që së bashku me partnerët ndërkombëtar të organizojë një tryezë, me të gjithë aktorët brenda muajit mars. Më tej kemi detyrën të përcaktojmë familjet në nevojë, kushtet për rimbursimet e dekoderave për familjet në nevojë. Pra një sërë hallkash që kanë të bëjnë me TVSH, ndërsa rregullimin e tregut privat e ka AMA. Dhe ne jemi në koordinim dhe në nxitje të AMAS që të realizojë detyrimet që I jep ligji.

Kalimi nga transmetimet analoge në atë dixhitale, në vendet e tjera evropiane është shoqëruar me rritje të kanaleve, por në Shqipëri, parashikoni ulje apo një nivel si ky aktuali?

Në të gjithë vendet e Evropës dhe rajonit janë ndarë një numër frekuencash dhe rrjetesh, dhe publiku duhet të kuptojë se Shqipëria nuk është diskriminuar, me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, Mali I zi, Maqedonia, kanë një numër të ngjashëm rrjetesh. Sigurisht ky numër ka të bëjë me frekuencat. Është diçka që është pasuri kombëtare, pasi është diçka e rrallë, që nuk mund ti kënaqë të gjithë . kjo është e vërtetë si për mediet audio-vizive, si për sektorin e telekomunikacionit, asnjëherë nuk janë të kënaqur me frekuencat që kanë në dispozicion. Sepse frekuencat janë si pasuri e fundme. Dhe ato frekuenca që kemi duhet ti ndajmë në mënyrë sa më të drejtë dhe fair të mundshme, dhe kjo është detyra e AMA-s që ta bëjë.

A ka ndryshim të platformës ose strategjisë nga ajo e miratuar nga qeveria e kaluar?

Është e njëjta që është aplikuar në 2012, dhe është e dakordësuar me partnerët ndërkombëtar dhe duhet të aplikohet ashtu siç është.
Ligji parashikon që edhe një komision duhet të mblidhet rregullisht dhe të merret me çështjet koordinuese, aktualisht po funksionon një organizëm I tillë?
Komiteti ekziston dhe është mbledhur rregullisht, dhe ka detyrë ti japi secilit detyrat e veta, ato që ka qeveria RTSH, dekoderat familjet në nevojë, të ndajë detyrat e të gjithëve. Komisioni ka një rol koordinues.

Një pyetje të fundit përsëri në lidhje me afatet e kalimit të transmetimet dixhitale të plota, kur mund të ndodhi, në terma konkret?

Për këtë çështje shpresoj që të intervistoni AMA-n, dhe AMA duhet të realizojë detyrat e veta, dhe sa më shpejt të marri vendimet që duhen që të avancojë në pjesën e operatorëve privat në treg.

Intervistoi Arbër Hitaj

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s