Specialisti: I pamundur dixhitalizimi i RTSH në 4 muaj

Afatet e vendosura nga autoriteti ndërkombëtar në Gjenevë për televizionet dixhitale sa i takon dixhitalizimit është i pamundur të realizohet në Shqipëri brenda 4 muajve të ngelur. Ky është qëndrimi që një prej specialistëve në fushën e dixhitalizimit jep për “Shqiptarja.com”. Duke u bazuar në kushtet ekonomike të vendosura në kontratë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane “Rodher & Schwartz”, por sidomos në periudhën afro 3 mujore të ngelur deri në skadimin e afateve, specialisti për çështjet e medies e konsideron të pamundur dixhitalizimin e RTSH-së.

Dështimi

Mundësitë që shteti shqiptar të dështojë në procesin e dixhitalizimit të RTSHsë, sipas specialistit janë të shumta. Fillimisht afatet të cilat firma gjermane ka kërkuar për zhvillimin e procesit e tejkalojnë 17 qershorin 2015, datë që është përcaktuar si përfundimtare për realizimin e procesit të dixhitalizimit të RTSH-së dhe kanaleve të tjera në Shqipëri. “Nëse i hedhim një sy kontratës së nënshkruar nga firma gjermane “Rodher & Schwartz” dhe qeverisë shqiptare, shikojmë se firma kërkon një periudhë prej 24 muajsh(2 vjet) për realizimin e gjithë procesit, ndërkohë që kanë ngelur më pak se katër muaj”, shprehet specialisti.

Sipas tij, një tjetër fakt që të bën të besosh se procesi i dixhitalizimi të RTSH-së do të shkojë drejt dështimit është infrastruktura që do të nevojitet dhe sasia e parave që shteti duhet t’i paguajë kompanisë. “Për të ndërtuar dy rrjete kombëtare te RTSH, duhet të ndërtojë nga zero të paktën 17 impiante për transmetuesit, që do të thotë se duhet baza me beton, ambiente, shtylla, drita, kondicionerë etj.

Gjithashtu firma gjermane duhet të dorëzojë në total 198 transmetues me fuqi të ndryshme, ccfarë do të thotë se sërish nevojitet kohë. Firma gjermane ka vendosur si kusht që duke filluar nga momenti që transmetuesi të dorëzohet në portin e Durrësit, shteti duhet t’i paguaj 90% të vlerës së kontratës, një kusht shumë i vështirë ky për tu pranuar nga qeveria”, thekson specialisti. Ndërkohë që një tjetër debat për këtë çështje ka qenë fakti se për gjermanët RTSH vlëra e RTSH-së është 23 milionë euro(me TVSH).

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s