Shmangia e oligopolit në tregun e medias

Paolo Cavaliere   

Kalimi në dixhital që po ndodh sot në Shqipëri paraqet një sfidë, por ndoshta më e rëndësishmja është se hap një mundësi për të rritur lirinë e shprehjes dhe qasjen në informacion, duke u bërë një model i ndritshëm i rregulloreve të avancuara dhe efektive që hapin shtigje të reja për vendet e tjera në sferën evropiane.

Ardhja e teknologjive të reja të transmetimit dixhital të përmbajtjes audio-vizuale ka shtruar para politikëbërësve dhe rregullatorëve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nevojën e zhvillimit të zgjidhjeve të reja për sektorin e transmetimeve mediatike. Në të vërtetë, ka rëndësi që teknologjitë dixhitale të shihen si një mundësi për ta përmirësuar tashmë cilësinë dhe pasurinë e shërbimeve të transmetimit mediatik. Vazhdoni leximin

Advertisements

Sala: Para ligjit kush ka bërë shkelje në AMA. Dixhitalizimi transparent

Nga Joniada Koci  

TIRANE – Të gjithë ata për të cilët janë evidentuar shkelje gjatë punës në AMA do të vihen përpara ligjit. Kjo është bërë me dije nga kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala i cili ka raportuar për herë të parë në cilësinë e kreut te këtij institucioni mbi punën e AMA-s gjatë 2014-s. Sipas Gentian Salës Autoriteti Mediave Audiovizive ka pësuar edhe dëmtime financiare.

“Nuk do të këtë asnjë shkelje në autoritetin e mediave që ka ndodhur 5 apo 10 vite, e cila evidentohet apo konsiderohet për ndekje penale që nuk do të dërgohet. Ditët në vazhdim, çdo shkelje do të shkojë në procedura. Nqs duam të bëjmë një autoritet nuk ka më që të mbyllim sytë që mos i shohim. Është bërë i mundur një akumulim borxhesh i jashtëzakonshëm i subjekteve kundrejtë AMA-s dhe gjoba të jashtëzakonshme që AMA i ka vendosur subjekteve. Filozofia jonë në 4 muaj ka qenë kompletë endryshme, më pak kontrolle por më efikasë.”- tha Sala. Vazhdoni leximin

Mediat, këta aktorë të plotfuqishëm

Nga Gëzim Mekuli

A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që përcakton temat ditore sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që përcaktojnë e kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, përcaktojnë, ndihmojnë mediat apo janë thjesht shërbëtore të politikës? Teoria e McCombs dhe Shaw në shkencat e komunikimit njihet si “Agenda setting Theory”. Në Kosovë kjo teori e përcaktimit të temave në debatin publik është duke dominuar. Do të nënvizoja mediat të cilat përmes agjendës së tyre mënjanuan dhe larguan debatin rreth të drejtës për referendum, kurse në anën tjetër imponuan dhe fuqizuan shprehjen dhe debatin për ”standardet para statusit.” Vazhdoni leximin

Raporti vjetor i RTSH, shqetësim për vonesat në dixhitalizim

Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me drejtuesit e RTSH-së, lidhur me raportin e veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2014.
Sipas raportit të prezantuar nga drejtori i RTSH-së, Martin Leka, gjatë vitit të kaluar treguesit ekonomiko-financiare patën një pasqyrë pozitive, jo vetëm në rritjen e ndjeshme të të ardhurave për institucionin, por edhe në përdorimin e mirë të tyre me qëllim rritjen e cilësisë së prodhimit, rinovimin e teknologjisë në sistemin e prodhimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe rinovimin fizik të mjediseve të institucionit.
“Janë bërë shpenzime efikase në shtimin e prodhimit, blerjen e të drejtave ndërkombëtare të aktiviteteve të ndryshme sportive, filmave, programeve të ndryshëm, si dhe në ndjekjen dhe pjesëmarrjen konkrete të drejtuesve dhe punonjësve të RTSH-së në aktivitetet ndërkombëtare të EBU-se dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, – shtoi Leka. Vazhdoni leximin

Gafa e ministres Harito, detyron RTSH të pranojë kushtet e Pollos

harito-minNga Genc Kondi

TIRANE- Një nxitim i ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, po sjell pasoja të rënda për procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive në Republikën e Shqipërisë. Dita-ditës që koha kalon, duket gjithnjë e më i vështirë realizimi i afateve për dixhitalizimin, për çka shteti shqiptar është angazhuar edhe pranë BE-së se do të përfundonte më 17 qershor të këtij viti.

Por, procesi rezulton i bllokuar sërish, këtë herë për faktin e thjeshtë se pala shqiptare nuk pranon të nënshkruajë një projekt-kontratë, të paraqitur nga pala kontraktore e huaj, që do të implementojë projektin. Vazhdoni leximin

Përbaltësit dhe adhuruesit e gazetareve

Mero Baze

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përzgjedhur Arbana Xharrën, kryeredaktoren e gazetës “Zëri” për ta vizatuar si një shembull suksesi të një gruaje nga Kosova, mes shembujve pozitivë të grave në botë. Po çfarë ka bërë Arbana?

Ky ishte një vit i keq i Kosovës, së paku në dy drejtime.

E para, ishte kriza e tejzgjatur qeveritare pas zgjedhjeve dhe krijimi i një qeverie, e cila nuk ngjalli shumë entuziasëm tek të rinjtë dhe së dyti, eksportimi i një sërë xhihadistësh trushpëlarë nga vendi që u çlirua prej SHBA dhe NATO, për të luftuar tashmë kundër vlerave të Perëndimit. Këto ishin dy lajme të këqija për Kosovën dhe sidomos për SHBA-në, që ishte sponsori kryesor i Kosovës. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Kreu i AMA: Dixhitalizmi nuk arrihet deri në qershor

Procesi i kalimit nga transmetime analoge në ato numerike nuk do të mund të arrihet në afatin e përcaktuar që ishte muaji qershor i këtij viti. Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Salaj, për herë të parë në një deklaratë për mediat ka theksuar se po bëhen përpjekje për ta arritur dixhitalizimin në zonat urbane.

Ky proces sipas shefit të AMA-s është i ndërvarur nga dixhitalizimi i rrjeteve numerike të RTSH.

“Janë shumë procese që janë të ndërvarura nga njëri tjetri një proces është ai i transmetuesit publik dhe një proces tjetër është ai i transmetimeve historik kombëtar. Po ashtu është edhe pjesa e tretë e licensimit të transmetuesve lokal. Vazhdoni leximin

Liria e medias, një iluzion

Nga Luan Kurti

l-kurtiKjo temë është jo pak e rrahur. A kemi liri të medias?… Nuk dua t’i referohem statistikave, raporteve ndërkombëtare që në kohë të ndryshme kanë paraqitur shifra të diskutueshme. Sipas meje liria e mediave në Shqipëri ka ardhur duke u përkeqësuar vit pas viti. Nëse do konsiderojmë faktin, sesa media i shërben të vërtetës, publikut… Ka teori të komunikimit që e trajtojnë median si biznes, ku pragmatizmi është themelor. Pra i shërben të vërtetës që shitet, ku “lajmi i mirë është lajmi i keq”, si çdo produkt tjetër. Nga pikëpamja sociale kemi një qasje krejt tjetër, ku preferohet një ndërthurje midis nevojës komunitare dhe asaj individuale, apo grupore. Kam parasysh këtu interesat e biznesmenëve apo trusteve. Një problem i madh sot në Shqipëri është se ky biznes (i mediave) nuk është aspak i pastër, në kuptimin që është me bilanc negativ. Dhe kjo ka dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe ka favorizuar produktin nën kosto. Vazhdoni leximin

Mediat shqiptare, këta kirurgë plastik

Nga Gëzim Mekuli

Mediat për kombin dhe shoqërinë janë shpresë dhe shpëtim, por njëkohësisht rrezik dhe kërcënim serioz ndaj tij. Mund të parakuptohet se çfarë shtylle e fuqishme mund të jetë kjo për një sistem politik. Mediat mund të jenë ndërtuese të shoqërive dhe të kombeve demokratike, por jo rrallë ato janë shkatërruese dhe varri i tyre. Dikush në hapësirën tonë edhe mund të mendojë se të drejtat e njeriut nuk kanë aktualisht edhe aq rëndësi, se është zbehur vlera e tyre! Prandaj, shumica e njerëzve janë të deprimuar, të pafuqi e të pashpresë. Shqiptarët, para së gjithash, do të mendonte dikush, janë të interesuar të fitojnë dhe të sigurojnë bukën e gojës, të kenë një mirëtrajtim shëndetësor, t’u sigurojnë fëmijëve edukimin dhe shkollimin cilësor. Argumentet e tilla për një periudhë të caktuar kohore nuk ishin të pazakonshme. Vazhdoni leximin

Web-sitet dhe e drejta e autorit

Nga Besi BEKTESHI   

Web-sitet që kanë bërë një emër, kanë një ndjekje të madhe të publikut, kanë një model të lartë klikimesh dhe shikimesh, përbëjnë një të mirë publike për informacionin. Janë shtuar dhe nuk është aspak keq. Por kanë brenda tyre një të keqe të madhe edhe kur janë (mundohen) sigurisht serioze dhe etikisht në rregull. Pjesa e madhe dhe sidomos ajo e info-foto-video e lajmit ndërkombëtar, politikës, kulturës, blogjeve, opinioneve përvetësohet në mënyrën më të paedukatë dhe kundër së drejtës së autorit. Kur them edukatë, e kam fjalën për ato pamje dhe informacione që shoqërohen nga testatat e mëdha botërore me lirinë e infos. Kurse për të drejtën e autorit, kur shoqërohen me copyright-in e duhur. Sot, sit-et dhe web-et e rëndësishëm jo kryesisht të shoqërimit të gazetave, mbajnë veten me punën e të tjerëve dhe nuk ju thonë as “faleminderit”, as nuk i përmendin në editimin e punës së tyre. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot