Kreu i AMA: Dixhitalizmi nuk arrihet deri në qershor

Procesi i kalimit nga transmetime analoge në ato numerike nuk do të mund të arrihet në afatin e përcaktuar që ishte muaji qershor i këtij viti. Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Salaj, për herë të parë në një deklaratë për mediat ka theksuar se po bëhen përpjekje për ta arritur dixhitalizimin në zonat urbane.

Ky proces sipas shefit të AMA-s është i ndërvarur nga dixhitalizimi i rrjeteve numerike të RTSH.

“Janë shumë procese që janë të ndërvarura nga njëri tjetri një proces është ai i transmetuesit publik dhe një proces tjetër është ai i transmetimeve historik kombëtar. Po ashtu është edhe pjesa e tretë e licensimit të transmetuesve lokal. Të gjitha këto procese kanë qenë për një kohë relativisht të gjatë, për natyra objektive dhe subjektive. Në qershor ne nuk mund të arrijmë mbulimin e plotë 100% të të gjithë zonave të Republikës. Megjithatë po bëjmë përpjekjet maksimale që të realizohet edhe zona të mëdha urbane dhe të mbulohet numri sa më i madh i mundshëm i këtyre qendrave.” theksoi Gentian Sala

Kreu i AMA–s ka ngritur shqetësimin po ashtu se një numër i konsiderueshëm televizionesh ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin aktual .

“Ekziston një numër i konsiderueshëm subjektesh që ushtrojnë veprimtari audiovizive në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara të ligjit. Shkeljet më të prekshme të evidentuara lidhen me cenimin e dispozitave ligjore për e detyrimeve financiare si dhe kërkesave dhe kushteve teknike të transmetimit të dalin nga zona e licencimit, mos mbulim me sinjal i zonës të cilët janë licencuar.” tha Kreu i AMA

Edhe procesi hartimit të akteve nënligjore apo edhe mos miratimi i atzre të hartuarave janë mangësi të evidentuara gjatë viti 2014.

“Në ligjin 97 2013 në nenin 141, kështu numri i akteve nënligjore të hartuara por ende të pa miratuara nga ama është i lartë, 26 rregullore, udhëzime kode dhe strategji.” u shpreh Sala

Në raportin vjetor te 2014 që tashmë i është dërguar Kuvendit evidentohen edhe mangësi të konsiderueshme në procesin e shqyrtimit të aplikimeve të depozituara nga subjektet brenda afateve ligjore . Dhe për rrjedhojë licensime te subjekteve për të cilët ka vijuar dhënia e autorizimeve pa respektuar procedurat dhe ligjin. –

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s