Raporti vjetor i RTSH, shqetësim për vonesat në dixhitalizim

Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me drejtuesit e RTSH-së, lidhur me raportin e veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2014.
Sipas raportit të prezantuar nga drejtori i RTSH-së, Martin Leka, gjatë vitit të kaluar treguesit ekonomiko-financiare patën një pasqyrë pozitive, jo vetëm në rritjen e ndjeshme të të ardhurave për institucionin, por edhe në përdorimin e mirë të tyre me qëllim rritjen e cilësisë së prodhimit, rinovimin e teknologjisë në sistemin e prodhimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe rinovimin fizik të mjediseve të institucionit.
“Janë bërë shpenzime efikase në shtimin e prodhimit, blerjen e të drejtave ndërkombëtare të aktiviteteve të ndryshme sportive, filmave, programeve të ndryshëm, si dhe në ndjekjen dhe pjesëmarrjen konkrete të drejtuesve dhe punonjësve të RTSH-së në aktivitetet ndërkombëtare të EBU-se dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, – shtoi Leka.
Ndërkaq, ai shprehu shqetësim për vonesat në dixhitalizimin e sistemit të shpërndarjes së sinjalit, si një detyrim ndërkombëtar i ndërmarrë nga qeveria shqiptare, deri më 17 qershor 2015.
“Pas tenderimit të kryer nga Ministria e Inovacionit (vitit 2013), në tetor 2014 u shpall kompania fituese dhe aktualisht po bisedohet për nënshkrimin e kontratës për zbatimin e këtij projekti, por hapat janë shumë të ngadaltë dhe tashmë afati i 17 qershorit praktikisht është i pamundur. RTSH nga ana e saj është përpjekur të gjejë rrugë dhe mundësi për realizimin e këtij detyrimi, duke ofruar vetë-financimin e zbatimit të projektit si asnjë transmetues tjetër publik në Europë”, vijoi drejtori i RTSH-së.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s