Sharjet dhe fyerjet dixhitale – flladi i freskët i demokracisë

Artan Fuga

E di që shumë njerëz do të mendonin ndryshe nga unë dhe do të jepnin argumentet e tyre se deputetët kanë të drejtë kur vendosin disa rregulla dhe norma ndaluese edhe për të shprehurit në Internet. Është fjala në Facebook, në Twitter-a, në blogje, në faqe të ndryshme web, pra në të gjitha rrjetet sociale.

Mendoj se do të thoshin se nuk mund të lejohet që individë të ndryshëm të shpifin, fyejnë, shajnë sipas qejfit në këtë hapësirë komunikimi që ndërton Interneti. Dhe me të vërtetë doza e agresivitetit, sharjeve dhe fyerjeve është e konsiderueshme, shumë herë më e madhe në komunikimin numerik në Internet sesa në jetën e përditshme. Mund të ketë njerëz që janë mërzitur nga kjo gjë, sidomos individë të ndryshëm publikë, politikanë, artistë, gazetarë, apo edhe individë të tjerë. Fundja bëhet edhe një lloj krahasimi, përderisa në mediat e tjera ose në jetën publike nuk mund ta ofendosh dhe shpifësh një njeri pa u ndëshkuar nga ligja nëse çështja shkon deri atje, atëherë përse jo edhe në komunikimin në Internet të mos ndodhë kështu? Vazhdoni leximin

Advertisements

Balla “fut” duart në tregun e medias. Kërkon ndryshimin e ligjit të miratuar

TIRANE – Edhe pse nuk është anëtar i Komisionit të Medias, deputeti socialist Taulant Balla do që të fusë duart në tregun e medias duke kërkuar të ndryshojë në mënyrë të njëanshme ligjin për mediat duke hapur rrugën për monopole radio televizive. Ky ligj ky i cili është miratuar para dy vjetësh më konsensus të palëve politike, përmes një amendamenti depozituar në Kuvend, Balla kërkon i vetëm shfuqizimin e nenit 62 të ligjit. Në këtë nën me 12 pika parashikohet “Rregullimi i pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore” dhe përmes rregullave të përcaktuara në këtë nen garantohet konkurrenca ne treg dhe mos lejimi i monopoleve dhe oligopoleve. Ne pikën tre të nenit 62 të ligjit të miratuar kushtezohen televizionet kombëtare dhe rajonale të jenë shoqëri aksionare, ku një individ nuk mund zotërojë më shumë se 40% të kapitalit dhe që njëkohësisht nuk mund ketë aksione në më shumë se një televizion tjetër. Vazhdoni leximin

Freedom House: Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias në Shqipëri

Gjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit, thuhet në raportin më të fundit mbi lirinë e shtypit, të publikuar sot nga organizata Freedom House.

Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, thotë se përsa i përket Ballkanit perëndimor, ky rajon ka shënuar gjithashtu rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit.Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Aghekyan tha se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjërë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve. Vazhdoni leximin

Kundër propozimit për çensurimin e komenteve online!

Gjergj Erebara  

Projektligji i propozuar nga aleanca e Grave Deputete për kontrollin dhe përgjegjësinë e komenteve në mediat sociale është një shkelje e rëndë e lirisë së shprehjes.

Kur isha student gazetarie, këtu e 15 vjet të shkuara, na mësonin mirë e bukur çështjen Sullivan Kundër New York Times, si çështja gjyqësore amerikane që themeloi lirinë e shprehjes dhe lirinë e gazetave në mënyrën siç e njohim ne sot.

Kjo çështje themeloi se shpifja, e shprehur në një gazetë, nuk konsiston thjeshtë në publikimin e një informacioni të pavërtetë. Akuzuesi që pretendon se është dëmtuar nga shpifja duhet të vërtetojë, mes të tjerash, që gazeta apo shpifësi e ka kryer “me vetëdije” shpifjen. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Liria e shprehjes dhe interneti- të drejta dhe përgjegjësi

Nga: Igli Totozani

Nuk ekzistojnë më barriera mes jetës virtuale dhe asaj reale. Ajo që ndodh on-line, gjithnjë e më tepër po ndikon në botën jashtë internetit, në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme të tregohet kujdes për një raport korrekt mes formave të reja të komunikimit social dhe dinjitetit personal dhe të të tjerëve.

Natyrshëm që në shumë raste si qytetar, si Avokat i Popullit, por edhe si jurist në profesion, kam menduar se ka qënë pikërisht informimi on line, mjeti që ka ndihmuar identifikimin e situatave që kërkojnë ndërhyrje për respektimin e të drejtave të njeriut. Ky dimension i pazëvendësueshëm i pushtetit të informacionit në internet është rritur dhe fuqizuar së tepërmi tashmë me shtimin e përduesve të rrjeteve on-line. Por a ndodh gjithmonë që përdoruesit e internetit të gëzojnë lirinë e shprehjes, pa cënuar dinjitetin e tjetrit? Vazhdoni leximin

Kuvendi rezolutë për RTSH: Të zgjidhet ngërçi i këtij institucioni

rtsh-002Parlamenti shqiptar ka kërkuar nëpërmjet një rezolute të zgjidhet ngërçi institucional i krijuar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ngërç i krijuar nga mungesa e organeve drejtuese të saj. Në rezolutën e botuar në fletoren zyrtare vlerësohet puna e bërë deri tani nga ku institucion, por kërkohet që procesi të shkojë më tej.

Sipas asaj çfarë Kuvendi ka vërejtur për vitin 2014 thuhet se “veprimtaria e RTSH-së, gjatë vitit 2014, është ushtruar në kushtet e mungesës së organeve drejtuese më të larta, si Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm, Bordi i Administrimit, për shkak të mosplotësimit të vendeve vakante në Këshillin e ri Drejtues”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Projektligji i ri për të drejtën e autorit, ndjekje penale për hajdutët e veprave

vj-onlineE drejta e autorit vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese, ndërsa akuzat në drejtim të institucioneve shtetërore nga artistë, krijues dhe autorë të ndryshëm nuk mungojnë kur flitet për mosvëmendje ndaj piraterisë.

Në këtë situatë, jo pak herë është kërkuar që institucionet duhet të kenë në vëmendje dhe ligjin për të drejtën e autorit, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji projektligji i ri mbi të drejtën e autorit të kalojë në Parlament. Këtë e bëri të ditur dhe drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Evien Dako, gjatë zhvillimit të një workshopi ndër-rajonal mbi “Sistemin e menaxhimit kolektiv” që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij, drejtori i ZSHDA pranon se në vend ka jo pak problematika kur flitet për të drejtën e autorit, dhe vijon që vështirësia më e madhe të jetë nga përdoruesit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Censura dhe autocensura si dy enë komunikuese

v-muciNga Virgjil Muçi

Në një nga numrat e prillit, e përjavshmja në zë The New Yorker botonte një shkrim të George Parkerit rreth censurës e autocensurës, si një prej rreziqeve të mëdha, ndër të tjera, që i kanosen sot lirisë së shprehjes e të mendimit. Edhe pse në shkrim Parker merr shkas nga vrasja e dy blogerave në Bangladesh nga ana e fundamentalistëve islamikë, artikulli rrok një problematikë globale që prek jo vetëm e thjesht vendet e ashtuquajtura në zhvillim, por edhe vende që mbahen si tempuj të lirisë së mendimit e të shprehjes. Vazhdoni leximin

Administrativja rrëzon PD për AMA-n. Boçi:Ankimojmë vendimin

Gjykata administrative ka rrëzuar Partinë Demokratike e cila pak kohë më parë depozitoi ankimin e saj duke kërkuar pavlefshmëri të procedurave të ndjekura nga komisioni i medias e më pas nga kuvendi për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Deputeti demokrat tha se pjesë e padisë ishte, veçanërisht edhe zgjedhja e kryetarit të AMA-s i cili sipas tij është zgjedhur në konflikt të hapur të interesi.Pak kohë më parë demokratët ankimuan në Gjykatën Administrative procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e bordit të AMA-s dhe kryetarit e cila sipas tyre u bë në kundërshtim të hapur të ligjit për median. Vazhdoni leximin

Licensat Dixhitale, AMA nis procesin në mënyrë jo transparente, vetëm 5 operatorë të thirrur në bisedime

Autoriteti  i Mediave Audiovizive ka nisur diskutimet për licensat numerike. Në një takim të panjoftuar për median me praninë vetëm të 5 operatorëve, Klan, TCH, Vizion Plus, Tring Digitalb dhe Supersport dhe jashtë vëmendjes së operatorëve të tjerë televizivë në treg AMA nis në mënyrë aspak transparente një ndër proceset më të rëndësishme dhe delikate për transmetimet numerike

Burime të Ora News bëjnë me dije se brenda në mbledhje ka pasur debate të forta dhe kundërshti nga një operatorë platforma dixhitale dhe anetarë të AMA që kanë qenë kundër dhënies së 5 licnesave, gjë që do të ndikojë në bllokimin e transmetimeve 4G. Normalisht duhet të jepet vetëm 3 licensa të tjera përvec 2 që i takojnë TVSH. Vazhdoni leximin