Projektligji i ri për të drejtën e autorit, ndjekje penale për hajdutët e veprave

vj-onlineE drejta e autorit vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese, ndërsa akuzat në drejtim të institucioneve shtetërore nga artistë, krijues dhe autorë të ndryshëm nuk mungojnë kur flitet për mosvëmendje ndaj piraterisë.

Në këtë situatë, jo pak herë është kërkuar që institucionet duhet të kenë në vëmendje dhe ligjin për të drejtën e autorit, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji projektligji i ri mbi të drejtën e autorit të kalojë në Parlament. Këtë e bëri të ditur dhe drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Evien Dako, gjatë zhvillimit të një workshopi ndër-rajonal mbi “Sistemin e menaxhimit kolektiv” që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij, drejtori i ZSHDA pranon se në vend ka jo pak problematika kur flitet për të drejtën e autorit, dhe vijon që vështirësia më e madhe të jetë nga përdoruesit. “Në realitetin shqiptar ka vërtet problematika dhe vështirësi në raport me çështjen e së drejtave të autorit, vështirësia më e madhe është gjithmonë nga ana e përdoruesve”, shprehet drejtori Dako. Sipas tij, situata nuk është aq e thjeshtë sa duket në raport dhe me autorët vetë.

“Ne mundohemi që të tregojmë pjesën tonë në partneritet, por partneriteti ka disa rregulla dhe ligje për të zbatuar nga ana e të gjithëve, që në identifikimin e veprës, që në ato kontrata që ata lidhin me mbajtësin e të drejtës, apo dhe me zyrat përkatëse, si dhe në mirëfunksionimin e tyre brenda sistemit administrativ”, pohon drejtori i ZSHDA. Ndërkaq që tashmë projektligji është përfunduar, edhe rishikuar pothuajse i gjithi dhe sipas drejtorit të ZSHDA masat më të forta ndaj atyre që piratojnë veprat shkojnë deri në ndjekje penale. “Masat në ligjin aktual janë nga 100 mijë lekë të reja deri në 1 milion lekë të reja gjobë për ata që shkelin të drejtën e autorit. Por edhe koordinimi me krimin ekonomik që është sot më mirë se kurrë, nënkupton që të gjitha masat, duke njoftuar edhe titullarët e së drejtës, shkojnë dhe bazohen edhe në kodin penal. Por çështja nuk mbaron vetëm me gjoba, zyra jonë ka marrë përsipër në raport për të njoftuar të gjithë titullarët, të cilët kanë të drejtë që t’i drejtohen policisë, për çdo rast që e shikojnë të mundur”, pohon drejtori Dako, duke shtuar se 2014 është  mbyllur me 520 inspektime dhe me 44 gjoba.

Grupet e interesit në procesin e projektligjit

Drejtori i ZSHDA në lidhje me akuzat e disa artistëve që nuk janë pyetur grupet e interesit, e kundërshton këtë duke pohuar se grupet e interesit dhe agjencitë për të drejtën e autorit janë thirrur në procesin e hartimit të ligjit. “Janë thirrur grupet e interesit, por ajo që unë theksoj është marrëdhënia e tyre me agjencitë. Janë konsultuar të katra agjencitë për ligjin, janë thirrur për mendim, dhe aktualisht ka kaluar procesin e konsultimeve në institucione dhe në mistri përkatëse, edhe shumë shpejt do të jetë gati deri në fund të prillit.

Konsultimi me agjencitë nënkupton që çdo anëtar të njihet me kopjen e ligjit edhe të japë mendimin për të. Projektligji është përfunduar, edhe rishikuar pothuajse i gjithi sepse ka pasur përplasje edhe me të, edhe gjithmonë është ndjekur parimi i interesit më të lartë, nuk është parë vetëm në një këndvështrim, edhe pse parimi i zyrës sonë është që gjithmonë të jetë në mbrojtje të autorëve, por gjithmonë duhet parë në proporcion me situatën reale të ligjit”, pohon Dako, drejtor i ZSHDA. Ndërkaq që në reagimin e tij në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit, drejtori i ZSHDA thekson faktin për bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore. “Ajo që zyra jonë kërkon është partneriteti me institucionet e shtetit, me policinë shtetit dhe me tatimet, sepse vetë kapaciteti ynë për të mbuluar territorin na detyron që të fokusohemi, sepse edhe kategoria e veprave të artit është shumë e larmishme, kemi të bëjmë me libra, programe kompjuterike, skulptura, fotografi, pra është një situatë që duhet që të jenë nën kontroll, prandaj partneriteti është i domosdoshëm”, pohon drejtori i ZSHDA. Në kuadër të shërbimeve që ofron Komisioni Europian me anë të Programit të Asistencës Teknike TAIEX/KE, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit është përfituese por dhe njëkohësisht dhe bashkë-organizatore e  këtij workshopi ndër-rajonal mbi “Sistemin e menaxhimit kolektiv me pjesëmarrjen e vendeve te Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Bosnje Herzegovinë, Maqedoni).  Nga Julia Vrapi

 

 

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s