Kuvendi rezolutë për RTSH: Të zgjidhet ngërçi i këtij institucioni

rtsh-002Parlamenti shqiptar ka kërkuar nëpërmjet një rezolute të zgjidhet ngërçi institucional i krijuar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ngërç i krijuar nga mungesa e organeve drejtuese të saj. Në rezolutën e botuar në fletoren zyrtare vlerësohet puna e bërë deri tani nga ku institucion, por kërkohet që procesi të shkojë më tej.

Sipas asaj çfarë Kuvendi ka vërejtur për vitin 2014 thuhet se “veprimtaria e RTSH-së, gjatë vitit 2014, është ushtruar në kushtet e mungesës së organeve drejtuese më të larta, si Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm, Bordi i Administrimit, për shkak të mosplotësimit të vendeve vakante në Këshillin e ri Drejtues”.

Sipas rezolutës veprimtaria e RTSH-së, gjatë vitit 2014, është drejtuar konform ligjit nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së. “Ndërkohë, nga KDRTSH-ja e mëparshme nuk janë miratuar disa vendime që burojnë nga ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, pasi ai edhe gjatë vitit 2014 ishte pa mandat të anëtarëve të tij”, vlerësohet në raport.

Për këtë shkak dhe një sërë problematikash të hasura në vitin që është lënë pas Kuvendi kërkon zgjidhjen në mënyrë urgjente të ngërçit të krijuar në drejtimin dhe përfaqësimin institucional në RTSH.

Por sipas vlerësimit të bërë RTSH-ja për vitin 2014 ka rritur të ardhurat me 65 për qind, falë shtimit të arkëtimeve nga pagesat për aparatin marrës TV, si pasojë e bashkëpunimit shumë të mirë me OSHEE sh. a. Po kështu RTSH-ja ka rritur cilësinë e programeve të transmetuara si operator publik, me ofrimin e shërbimeve të shumëllojshme audio dhe audiovizive.

Konstatimet e Kuvendit për RTSH:

Emërimin sa më parë të drejtuesve të rinj të RTSH-së, të Bordit të Administrimit dhe të Këshillit për Shikuesit dhe Dëgjuesit.

Miratimin e Statutit të RTSH-së.

Angazhimin maksimal të të gjitha strukturave të RTSH-së në procesin e digjitalizimit, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të ngarkuara me ligj.

Mbylljen e suksesshme të kalimit në transmetimet numerike, brenda afateve të përcaktuara, pas nënshkrimit të kontratës nga ana e Qeverisë, që mundëson kalimin në transmetime digjitale të RTSH-së.

Organizmin e një fushate të gjerë për informimin e publikut për procesin e digjitalizimit.

Përdorimin me efikasitet të plotë të 2 rrjeteve kombëtare, që mundësohet nga teknologjia digjitale: në rrjetin e parë, RTSH-ja do të transmetojë programet e saj dhe në rrjetin e dytë, programet e të gjithë operatorëve privatë televizivë, lokalë dhe rajonalë.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s