Mero Baze: Shtypi i shkruar është i vdekur

Ka kohë që tregu i shtypit të shkruar ka qenë i prishur. Tani është i vdekur. Edhe pse dorën e fundit me dhe sipër ia hodhi media online, ai kishte kohë që lëngonte nga cektësia, përdorimi politik i skajshëm, mungesa e lirisë, mungesa e talenteve në gazetari dhe thatësira e publicistikës që botohej aty. Ai ishte pasuri në duart e disa ndërtuesve që zgjidhnin hallet e lejeve të ndërtimit. Media online i dha një goditje vdekjeprurëse, duke goditur dhe gjithë arsyet përse media e shkruar u katandis ashtu.

Nuk shikoj më të ardhme te shtypi i shkruar. Unë ende vazhdoj ta botoj gazetën “Tema” në print, por vetë mund të kem gjashtë muaj që nuk e kam lexuar. Më duket si një bezdi të rilexoj gjëra që publiku i ka lexuar 20 orë më parë. Plus kësaj, media online zhduk disa fuqi të botuesve të shtypit të shkruar. Ajo është e lirë, e pacensurueshme e mirëshpërndarë dhe komunikon me pjesën më të ndriçuar të shoqërisë. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Drejtues të mediave: E ardhmja e print-it

printiFlasin Mero Baze-“Tema”; Redi Gjuzi-“Panorama”; Adrian Thano- “Dita”; Elton Metaj-“Shekulli”; Arjon Sulo-“Mapo”; Aleksandër Çipa- kryetar i Unionit të Gazetarëve; Zylyftar Bregu, pedagog pranë Universitetit të Tiranës, Departamenti i Gazetarisë/Drejtues të gazetave kryesore në vend e shohin shpëtimin e medias së shkruar te kalimi i saj drejt analitikes, me raporte të thella, origjinale dhe prodhime të redaksisë. Lexoni intervistat më poshtë:

Intervistë me Mero Bazen, drejtor i gazetës “Tema”- Shtypi i shkruar është i vdekur

Si e vlerësoni tregun e gazetarisë së shkruar në ditët e sotme, nga pikëpamja e konkurrencës, përmbajtjes, tregut të synuar, nivelit të shitjeve, përfitueshmërisë etj. Vazhdoni leximin

Një kërkesë për ministrin Panariti

Prof. As. Xhevdet Bashllari

gaz-bujqNë një nga sallat e Ministrisë së Bujqësisë, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë, festoi 20-vjetorin e krijimit të saj, ku morën pjesë të ftuar nga Federata Ndërkombëtare a Gazetarëve të Bujqësisë (IFAJ), Stefan Nimerllov nga Austria dhe Juri Mykhailov nga Ukraina. Po ashtu qenë të pranishëm dhe gazetarë nga Kosova, pjesë të shtypit të shkruar dhe televizioneve kosovare e në veçanti gazetarë të vjetër që kanë trajtuar çështje të bujqësisë, specialistë të kësaj fushe, miq e të ftuar. Pas fjalës së presidentit të shoqatës, në emër të IFAJ-t përshëndeti gazetari Nimerllov nga Austria. Aty u lexua edhe përshëndetja e ish presidentit të kësaj shoqate Fuat Memeli, dërguar nga Bostoni i Amerikës, së bashku me një tufë lule me 20 karafila të kuq. U ndanë çmime me kupat përkatëse, për shkrimin dhe fotografinë më të mirë të vlerësuar nga juria, i dhe u përurua libri “20 vjet shoqatë” i botuar me këtë rast. Vazhdoni leximin

Manipulimi mediatik i Kumanovës

Gëzim Mekuli

Mediat nuk po e kryejnë detyrën dhe obligimin e tyre. Këto po falsifikojnë lajmin dhe të vërtetën, rreth asaj se, ç’farë ndodhi në Kumanovë. Pak, shumë pak mediume ishin të sinqerta, të paanshme dhe profesionale. “Lajmi” i tyre nuk paraqiste gjendjen e vërtetë në Kumanovë. Lajmi shpërndahej shpejtë, por ishte i deformuar. Nga kush? Kush kishte fuqinë dhe kush udhëhoqi “lajmin” gjatë pushkatimit dhe bombardimit të shqiptarëve? Ishte media apo Qeveria që krijonte “lajmin”?

Shqiptarët informohen e marrin lajmin e shpejtë për Sirinë, Irakun, Indinë, Kinën, Zelandën e re. Edhe për Marsin dhe Jupiterin informohen shqiptarët, por paspjegueshëm, shqiptarët nuk informohen për shqiptarët. Hapësirës publike shqiptare nuk i ofrohet lajmi mbi shqiptarët. Vazhdoni leximin

Liria e medias, Bushati: Maqedonia është vendi me një media të cënuar

TIRANE – “Liria e shprehjes dhe media” kanë qënë në fokus të aktivitetit të mbajtur në ministrinë e jashtme në kuadër edhe të 20-vjetori të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Fjalën i pari e mori ministri Ditmir Bushati i cili preku çështjen e Maqedonisë edhe në kuadër të lirisë së shprehjes. “Drita e diellit thuhet të jetë dezinfektuesi më i mirë. Drita elektrike, polici më efiçent. Nuk është edhe aq e këndshme të flasësh sot për dezinfektim apo policim, sidomos me atë çka po ngjet në fqinjin tonë, Maqedoni, kështu që do të doja që në vend të këtyre dy gjërave të flisnim për transparencë”, u shpreh kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, nënvizoi se është nevoja për një frymëmarrje më të madhe për median në Shqipëri, një gazetari investigative më të gjerë, larg trysnisë dhe presionit të pushtetit, sikundër siguri juridike për t’i garantuar ato. Vazhdoni leximin

Ligji i medias, KiE dhe OSBE: Politika të mbajë duart larg nga media

mediat-ere2Me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Zyrën Përfaqësuese të Këshillit të Europës në Tiranë dhe shoqërinë civile, organizoi konferencën me titull “Liria e Shprehjes dhe Media”.

Gjendja kritike e mediave shqiptare, mbajtja e tyre nën presione politike u diskutuan nga OSBE dhe Këshilli i Europës në një konferencë mbi lirinë e shprehjes. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, tha se Shqipëria ka shumë arritje me mediat e saj në dy dekadat e fundit, por ka ende shumë për të bërë. “Duhet bërë shumë më tepër për pavarësinë e medias dhe për pavarësinë e institucioneve, që lidhen me median. Duhet të sigurohemi se të gjitha ligjet që miratohen do ta ndihmojnë dhe jo ta pengojnë median”, tha Mijatoviç. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Përse nuk duhet shfuqizuar Neni 62 që përcakton kufizime mbi pronësinë e medias në Shqipëri

mediat-ereMarco Leidekker

Këtë vit bëhen 20 vjet që Shqipëria iu bashkua Këshillit të Europës. Në fakt, 20 vjet anëtarësimi në Këshillin e Evropës e meritojnë një moment reflektimi. Heqja e dënimit me vdekje dhe krijimi i Shkollës së Magjistraturës, janë vetëm dy nga ngjarjet e lidhura me anëtarësimin në Këshill, për të mos përmendur pastaj ndikimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në reformimin e shoqërisë.

Por ky reflektim duhet të marrë vetëm një moment. Ky është një vend që shikon përpara, një vend i mundësisë dhe dinamizmi rinor; një vend i cili po bën vend në histori, por që sigurisht nuk është duke jetuar në të kaluarën. Me pak fjalë, ky nuk eshte vendi i përshtatshëm për nostalgji. E ardhmja ne fakt eshte me interesante. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Mediat sociale, ndihmesë apo ngatërresë?

Keni parë fotografinë e Hashim Thaçit me gruan e tijë duke blerë “speca e kollomoqa” në tregun e pemëve dhe perimeve? Keni parë fotografinë e Sali Berishës me vajzën dhe djalin e tijë të buzëqeshur “veshënvesh”, të gëzuar e të lumtur fort? Po fotografi të Edi Ramës me gruan e tij serioze, e keni parë? Ju kujtohet, që të gjitha këto fotografi janë të publikuara në Facebook apo Twitter.

Pse kështu?

Edhe politikanët shqiptarë, më në fund, kanë zbuluar se, mediat sociale janë mjet i rëndësishëm komunikimi për të arritur tek zgjedhësit e tyre dhe mundësi e madhe për të “ndërtuar” statusin e tyre personal. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Media dhe qeveria, forca e shembullit apo shembulli i forcës

Mimoza Koçiu

Për herë të dytë brenda pak muajsh, tri televizione të rëndësishme informative, “News24”, “Ora News” dhe “ABC News” u bashkuan në një reagim publik. Në mesin e marsit, këto televizione reaguan ndaj Ministrisë së Brendshme, për dhënie preferenciale të informacionit publik në televizione, duke deformuar kështu konkurrencën mediatike.

Para dy ditësh të njëjtat televizione janë bashkuar në qëndrimin, se nuk do transmetojnë aktivitetet dhe mesazhet elektorale të partitë politike, të cilat parafushatën zgjedhore e kanë kthyer në fushatë të mirëfilltë, edhe pse ajo zyrtarisht nis më datën 22 maj 2015. Vazhdoni leximin

KiE: Propozimi i Ballës rrezikon pluralizimin e medias

Nga Anduela Ndreu

TIRANE – Pas propozimit të deputetit Taulant Balla për heqjen e nenit 62 të ligjit për mediat, nen i cili garanton konkurrencën në tregun mediatik, reagimi ka qenë i ashpër nga institucionet ndërkombëtare. Këshilli i Evropës në një kërkesë drejtuar Komisionit parlamentar të Medias ngre shqetësimin që lidhet me këto amendamente që prekin pluralizimin e medias. Për këtë arsye ky institucion i kërkon Komisionit të Medias t’i drejtohet me një kërkesë kryetarit të Kuvendit në mënyrë që ky insititucion të japë ekspertizën e tij për këtë çështje delikate të medias në Shqipëri.

“Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Vazhdoni leximin