Henrik Hansen: Zgjedhjet ne media? Përfshini votuesit në proces

Rudina HOXHA

Eksperti danez i medias, Henrik Hansen ishte në Tiranë së fundmi në kuadrin e një trajnimi, të lancuar nga European Broadcasting Union  për ti ardhur në ndihmë gazetarëve të Radio Televizionit Shqiptar në realizimin e një mbulim të drejtë dhe të balancuar të zgjedhjeve me anë të përdorimit të platformave të medias sociale.

Për Hansen, sot është e rëndësishme të punosh për audiencën moderne që nuk ka kohë të presë rezultatet e zgjedhjeve deri në transmetimin e edicionit të lajmeve. Sipas tij, kjo kohë ka ikur tashmë.“Në ditët e sotme, audienca moderne nuk ulet dhe nuk ka nge të presi mediat për transmetimin e lajmeve. Ata duan të përfshihen në proces. Duan të jenë pjesë e saj. Nëse si media, nuk e keni fituar akoma këtë kuptim, ju humbisni brezin e ri, audiencën e re dhe kjo është një shkatërrim i vërtetë jo vetëm nga një perspektivë afatgjatë por edhe në atë mesatare, në krye të disa viteve. Dhe ky është një problem për ju,” thotë Hansen.

Sipas tij, nëse nuk keni një strategji të qartë se si të prodhosh përmbajtje për median sociale, “ju rrezikoni të humbisni audiencën nën moshën 40 vjeç sepse ju duhet të prodhoni përmbajtje edhe për ta.”

– Si shkoi trajnimi 3-ditor i  gazetarëve shqipëtarë dhe çfarë përshtypjesh morët prej tyre?

– Zakonisht kur vij këtu, trajnoj një gamë të gjërë gazetarësh nga media të ndryshme. Por këtë herë jam këtu për European Broadcasting Union, punoj shumë për ta. Ata më pyetën nëse mund të ndihmoja me trajnime transmetuesin publik  shqiptar– RTSH. Kështu i trajnova ata lidhur me mënyrën profesionale të mbulimit modern të zgjedhjeve dhe integrimin e medias sociale në këtë drejtim. Kështu ne diskutuam shumë për web, Facebook dhe përdorimin e celularëve në mbulimin e zgjedhjeve.

Ajo që kuptova ishte se këtu media sociale ka një prezencë të vogël, një përqindje e vogël mbështetet në të.  Mendoj se ka një problem edhe me programet radiotelevizive sepse ato nuk shikohen nga shumë njerëz. Kështu një nga pikat që nënvizoj është se nëse do të mbijetosh, duhet të bësh diçka që ka lidhje me shumë njerëz dhe nëse do të mbijetosh në një perspektivë më të gjatë, duhet të bësh gjëra që kanë lidhje me të rinjtë. Dhe çfarë përdorin të rinjtë? Platformën e medias sociale. E di se ata sot zor se shohin më televizor? Pra, nevojitet pasja e një strategjie për median sociale me qëllim si të krijosh përmbajtje për Facebook, Twitter, Youtube e të tjera si këto. Kjo është një ndër pikat e mia më të rëndësishme. Kështu unë ndava me pjesëmarrësit shumë shembuj se si të prodhosh lajme domethënëse për Facebook, web e të tjera. Dhe u përqëndrova shumë në kuptimin e medias dixhitale jo vetëm si një mjet për të komunikuar me audiencën por edhe si një mjet për të shpërndarë lajme televizive apo radiofonike. Por edhe në përdorimin e saj për të komunikuar dhe dialoguar me audiencën. Kështu audienca mund të bëjë pyetje dhe ju mund ti përgjigjeni duke përdorur TV dhe radion. Nëse do të arrini këtë mënyrë komunikimi dhe dialogimi, më shumë do të arrini të kuptoni dhe më shumë do të kontribuoni ndaj medias sociale në një mënyrë personale.

– Shqipëria do të mbajë zgjedhjet lokale më 21 qershor. Sipas jush, si mund të ndikojë mungesa e një strategji të qartë për median sociale që ju përmendët më lart në pasqyrimin e zgjedhjeve?

Mendoj se kjo është një pyetje e mirë sepse nëse nuk ke një strategji të qartë se si të prodhosh përmbajtje për median sociale, ju rrezikoni të humbisni audiencën nën moshën 40 vjeç sepse ju duhet të prodhoni përmbajtje edhe për ta. Nëse nuk dini të punoni me median sociale, ju humbisni edhe histori të rëndësishme gazetareske sepse gjithnjë e më shumë politikanët, sidomos ata më të zgjuarit, po përdorin  median sociale për të komunikuar mesazhet e tyre politike dhe për të qënë në komunikim direkt me votuesit. Krejt papritur ata nuk do të kenë më nevojë për median sepse mund të komunikojnë direkt me anë të Facebook, Twitter, Youtube etc. Pra, ata kanë kanalet e tyre ku mund të komunikojnë me votuesit. Kështu nëse media nuk zgjohet dhe të shikojë se shumë gjëra po ndodhin në sferën e medias sociale, ato do të humbin lajme të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Kështu është e rëndësishme për median të jetë në komunikim me audiencën por edhe për median tradicionale të gjejë lajme të lidhura me zgjedhjet në median sociale.

– Kush  është këshilla  juaj më e rëndësishme për gazetarët, që mbulojnë zgjedhjet, kur bëhet fjalë për median sociale?

Mendoj se kur ju arrini të kuptoni se si të komunikoni me audiencën, me votuesit tuaj nëpërmjet medias sociale, mund të kuptoni shumë më shumë se çfarë është në axhendën e votuesve, çfarë është më e rëndësishme për ta. Biles ju mund të arrini të përfshini edhe votuesit. Për shembull, nëse jeni duke intervistuar kryeministrin e vendit. Ju mund të pyesni disa nga votuesit se cilat janë pyetjet e tyre më shqetësuese për kryeministrin. Në këtë mënyrë ju merrni material për intervistën tuaj por edhe përfshini votuesit duke i bërë këta të fundit të ndihen të rëndësishëm. Sepse në ditët e sotme, audienca moderne nuk ulet dhe nuk ka nge të presi median për transmetimin e lajmeve. Ata duan të përfshihen në proces. Duan të jenë pjesë e saj. Nëse si media, nuk e keni fituar këtë kuptim, ju humbisni brezin e ri, audiencën e re dhe kjo është një shkatërrim i vërtetë jo vetëm nga një perspektivë afatgjatë por edhe në atë mesatare, në krye të disa viteve. Dhe ky është një problem për ju.

Kush është tendenca më e fundit e medias sociale për një mbulim të zgjuar të zgjedhjeve?

Ka shumë tendenca por ai më fantastiku që po bën bujë për momentin quhet “periscope” – ka dalë vetëm 5-6 javë më parë. Periscope konsiston në faktin se nëse je në Twitter, ju mund të transmetoni ‘live’, pra, mund të prodhoni një sinjal tuajin ‘live.’ Kështu ju mund ta inçizoni këtë fjalim me telefonin tuaj. Në përgjithësi, të jesh ‘live’ është një gjë e madhe. Sot, të prodhosh një sinjal ‘live’ është e lehtë. Nuk ka nevojë  të kesh një kanal të kushtueshëm satelitor. Thjesht disa orë për të regjistruar mesazhin tënd me telefon dhe për ta zbarkuar në faqen tuaj të Facebook apo website. Kjo është një tendencë fantastike sa i takon mbulimit të zgjedhjeve. Një tjetër tendencë mbetet edhe përfshirja e votuesve në proces të cilën e theksova edhe më lart. Bëjini pyetje votuesve, lërini ata të vendosin se çfarë është e rëndësishme për ta në këtë fushatë, kush janë pyetjet e tyre. Gjithashtu, Europa Perëndimore përdor sot së tepërmi metodën e shqyrtimit të fakteve (fact-checking) në mbulimin e zgjedhjeve. Nëse një politikan thotë diçka që nuk është bindëse, fillon verifikimi derisa zbulohet nëse ajo është e vërtetë apo jo.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s