KiE: Propozimi i Ballës rrezikon pluralizimin e medias

Nga Anduela Ndreu

TIRANE – Pas propozimit të deputetit Taulant Balla për heqjen e nenit 62 të ligjit për mediat, nen i cili garanton konkurrencën në tregun mediatik, reagimi ka qenë i ashpër nga institucionet ndërkombëtare. Këshilli i Evropës në një kërkesë drejtuar Komisionit parlamentar të Medias ngre shqetësimin që lidhet me këto amendamente që prekin pluralizimin e medias. Për këtë arsye ky institucion i kërkon Komisionit të Medias t’i drejtohet me një kërkesë kryetarit të Kuvendit në mënyrë që ky insititucion të japë ekspertizën e tij për këtë çështje delikate të medias në Shqipëri.

“Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se ndryshimi do të vijë përmes Komisionit të Medias, ne do të dëshironim të ofronim gatishmërinë tonë dhe me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë ekspertizë përmes praktikave më të mira dhe standardeve evropiane duke u përshtatur me kontekstin shqiptar. Siç dhe ju jeni në dijeni, përqendrimi i medias dhe pluralizmi i saj janë dy koncepte të cilat ky amendament ka për qëllim t’i trajtojë, dhe në qoftë se fshihen në tërësi, mund të përbëjnë problem“, – thuhet në letrën që Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë i çon Komisionit të Medias.

Kjo çështje u trajtua edhe në Komisisonin e Medias, ku palët politike ranë dakord t’i nisin kërkesën përkatëse kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Si maxhoranca dhe opozita gjykuan se kjo çështje kërkon ekspertizë ndërkombëtare.

Genc Pollo: Këshilli i Evropës ka një qëndrim për ligjin e medias.
Alfred Peza: T’i propozojmë kryetarit të Kuvendit që të na ofrohet ekspertizë ndërkombëtare.
Luçiano Boçi: Shqetësimi është real dhe për maxhorancën. Nuk mund të hiqet kurrsesi një nen tërësisht. Argumenti i Taulant Ballës është qesharak.
Genc Pollo: T’i drejtohem dhe ministrisë së Integrimit dhe të Inovacionit por edhe AMA-s.

Një ditë më parë Komisioni parlamentar i Integrimit miratoi me votat e maxhorancës amendamentin e deputetit Taulant Balla për ligjin e medias. Propozimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili nuk është anëtar i Komisionit të Medias, konsiston në ndryshimin e ligjit për mediat të miratuar dy vjet më parë me konsensusin e palëve politike. Konkretisht, propozimi ka të bëjë me shfuqizimin e nenit 62, i cili garanton konkurrencën në treg dhe mos lejimin e monopoleve dhe oligopoleve. Opozita u radhit menjëherë kundër këtij projektligji pikërisht me argumentet se heqja e këtij neni do të cënonte aksesin e barabartë të kompanive mediatike në treg.

letra-kie

Letra e KiE e perkthyer nga gazetaret e redaksise se Shqiptarja.com (online)

I dashur Z.Pollo

Unë do të doja të përsëris vlerësimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë për bashkëpunimin e mirë me Komisionin parlamentar të Medias në Shqipëri.

Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh se ndryshimi do të vijë përmes Komisionit të Medias, ne do të dëshironim të ofronim gatishmërinë tonë dhe me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë ekspertizë përmes praktikave më të mira dhe standardeve evropiane duke u përshtatur me kontekstin shqiptar.

Siç dhe ju jeni në dijeni, përqendrimi i medias dhe pluralizmi i saj janë dy koncepte të cilat ky amendament ka për qëllim t’i trajtojë, dhe në qoftë se fshihen në tërësi, mund të përbëjnë problem.

Nëse komisioni e vlerëson si të vlefshëm dhe do t’ia paraqesë një kërkesë të tillë kryetarit të Parlamentit, ne jemi të gatshëm t’ju ndjekim dhe t’ju përgjigjemi në çdo rast sipas kërkesës.

Për shkak të urgjencës së çështjes – duke pasur parasysh se sipas informacioneve tona amendamenti është planifikuar të shqyrtohet në seancën plenare të 21 majit – mora guximin t’ju paraqes shqetësimin tonë në këtë e-mail . Do të jemi në kontakt për çdo shkëmbim të mundshëm nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithë të mirat
Fabiola Haxhillari

Menaxhere për projektet lokale
Promovimi i lirisë së shprehjes informimit dhe liria e medias në Europën Jug-Lindore

Këshillit i Evropës në Tiranë

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s