Mediat sociale, ndihmesë apo ngatërresë?

Keni parë fotografinë e Hashim Thaçit me gruan e tijë duke blerë “speca e kollomoqa” në tregun e pemëve dhe perimeve? Keni parë fotografinë e Sali Berishës me vajzën dhe djalin e tijë të buzëqeshur “veshënvesh”, të gëzuar e të lumtur fort? Po fotografi të Edi Ramës me gruan e tij serioze, e keni parë? Ju kujtohet, që të gjitha këto fotografi janë të publikuara në Facebook apo Twitter.

Pse kështu?

Edhe politikanët shqiptarë, më në fund, kanë zbuluar se, mediat sociale janë mjet i rëndësishëm komunikimi për të arritur tek zgjedhësit e tyre dhe mundësi e madhe për të “ndërtuar” statusin e tyre personal.

Vërejmë se fushata zgjedhore është bërë më e personifikuar, më sulmuese, më e pavaruar nga gazetarët dhe, kuptojmë se kjo fushatë është më shumë e drejtuar nga këshilltarët e marrëdhënjeve me publikun.
Politikanët dhe këshilltarët e tyre janë bërë pjesë e mediave sociale dhe, kësisoji, këta janë shndëruar edhe në redaktorë për informacionin që këta e shpërndajnë. Mediat sociale, e pranuam apo jo, kanë arriturr që të bëjnë edhe ndërrimin e “pronarit të fuqisë”: tani mediat sociale e vodhën fuqinë prej gazetarëve dhe e dorëzuan tek politikanët dhe rrethi i tyre.
Në Kosovë, prej vitit 1999 e deri në fund të vitit 2012, pra në epokën e gazetarisë partiake e feudaliste, gazetarët, të shumtën e rasteve i quajta edhe «stative mikrofoni» për politikën ditore. Por që nga viti 2012, gazetaria, dalëngadalë, po humbë fuqinë redaksionale mbi paraqitjen e politikanëve. Tani punët kanë ndryshuar: Përdorimi i shumtë i mediave sociale ka çuar atje, ku, politikanët, dhe ndoshta edhe këshilltarët e tyre për mardhënje me publikun, kanë rimarrë kontrrollin që e kishin humbur nga gazetarët e gjithpushtetshëm të ambasadave, të Unmikut dhe të Eulex-it.

Në mediat sociale politikanët shqiptarë dhe këshilltarët e tyre janë të ulur «në ulëset e para» të aeroplanit. Po, sepse janë vet këta që pilotojnë këtë aeroplan dhe, janë vet politikanët, ata, që bëjnë regjinë e informatës dhe përpunimin e porosisë që këta e publikojnë. Dhe, më e rëndësishmja, këta, nuk janë më të varuar nga asnjë gazetarë dhe redaksi e mediave, që do të vendosnin se çka do të publikohet e ç’farë jo.

Natyrisht, këtë pavarësi të shprehjes shumë politikanë e përjetojnë si atraktive, nxitëse dhe çliruese. E them këtë sepse «politikanët tanë» nuk janë më të varur nga gazetarët si ndermjetësues e përpunues të shpërndarjes së porosisë së tyre. Biles, këta kanë edhe «garancion» se, porosia/informata e tyre nuk do të manipulohet e as të shtrembërohet.

Megjithatë, mund të them se, mediat sociale nuk e kanë zëvëndësuar (akoma) median tradicionale: Televizioni është akoma më dashuri dhe më i preferuari i tyre. Por, duhet nënvizuar se, mediat sociale janë në një “bashkëvallëzim” me mediat tjera; sepse mediat nuk janë fenomene të izoluara të shoqërisë

Përdorimi profesional i mediave sociale

Mediat sociale, tek ne, nuk ishin të përdorura aq shumë në zgjedhjet parlamentare, e as në ato lokale. Por tani shofim se, mediat sociale kanë ndërtuar një arenë të rëndësishme për të debatuar dhe kanë krijuar një forum të përshtashëm për të mobilizuar. Tjetra; përdorimi i mediave sociale është bërë më i profesionalizuar dhe vetëdishmërisht i drejtuar tek qëllimi politik/partiak.
Pra, porosia po shpërthen atëherë kur politikanët e duan. Dhe, janë këshilltarët që vlerësojne se, cili lajm apo cila fotografi do të ketë përgjigje dhe ndikim me të madh tek zgjedhesit dhe tek mediat tjera.
Një gjë dihet. Vëmendshmëri më të madhe kemi atëherë kur politikanët shpërndajnë fotografi, e veçanërsisht kur kemi fotografi nga jeta e tyre private.
Të gjithë politikanët janë të merakosur që të tregohen e të paraqiten se, ata nuk janë “vetëm” politikantë “të ftohtë” e “të pandjenja”. Këta, përmes retorikës vizuele duan të paraqiten si “sportdashës”, “të dashur”, “familjarë”, “emocional” dhe “të afërt” me ty, pra me popullin. Përmes mediave sociale zgjedhësit kanë më shumë mundesi të “njihen” më mirë me ne, mendojnë politikanët.

Duhet të pranojmë se, përdorimi i mediave sociale po çon tek fuqizimi i personalitetit dhe tek përqendrimi në kult të individit. Shpesh, po «harrohet» procesi i problemit. Shfrytëzuesve të mediave po u imponohet përshtypja se, problemet politike, sociale e ekonomike, që e kanë përbaltuar Kosovën dhe Shqipërinë, mund t’i zgjedhë një person, një individ; Kësisoji kulti i personit po fuqizohet, e në anën tjetër, populli po “ligështohet”: po izolohet e po përjashtohet nga pjesëmarrja në zgjidhje të problemeve.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s