Ligji i medias, KiE dhe OSBE: Politika të mbajë duart larg nga media

mediat-ere2Me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Zyrën Përfaqësuese të Këshillit të Europës në Tiranë dhe shoqërinë civile, organizoi konferencën me titull “Liria e Shprehjes dhe Media”.

Gjendja kritike e mediave shqiptare, mbajtja e tyre nën presione politike u diskutuan nga OSBE dhe Këshilli i Europës në një konferencë mbi lirinë e shprehjes. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, tha se Shqipëria ka shumë arritje me mediat e saj në dy dekadat e fundit, por ka ende shumë për të bërë. “Duhet bërë shumë më tepër për pavarësinë e medias dhe për pavarësinë e institucioneve, që lidhen me median. Duhet të sigurohemi se të gjitha ligjet që miratohen do ta ndihmojnë dhe jo ta pengojnë median”, tha Mijatoviç. Ajo shtoi se Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e më shumë lirive dhe një klime më të shëndetshme për zhvillimin e medias. “Shefat e rregullatorit të medias, kur janë vënë nga një parti në pushtet janë konsideruar si disi të politizuar nga partia në opozitë. Kjo ka qenë historia e këtyre 16 viteve, por për herë të parë u vendos një agjent i platformës monopoliste të transmetimeve dixhitale (numerike)”, u shpreh Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Medias. Ndërsa kjo u pasua me replikën nga numri dy i këtij komisioni, socialisti Alfred Peza, i cili deklaroi se “aq e papolitizuar dhe aq profesionale dhe e paanshme ishte drejtuesja e kaluar e AMA-s, saqë një javë pas shkarkimit nga Parlamenti u zgjodh një drejtuese shumë e rëndësishme e Partisë Demokratike në opozitë. Për sa i përket çështjes nëse ka konflikt interesi ose jo kryetari i AMA-s, procedura në Komision është bërë, megjithatë në dijeninë time kryetari i Komisionit të Medias, që ndodhet në krahun tim të majtë (referuar Pollos) është në gjyq për shpifje në lidhje me këtë çështje”.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s