Liria e medias, Bushati: Maqedonia është vendi me një media të cënuar

TIRANE – “Liria e shprehjes dhe media” kanë qënë në fokus të aktivitetit të mbajtur në ministrinë e jashtme në kuadër edhe të 20-vjetori të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Fjalën i pari e mori ministri Ditmir Bushati i cili preku çështjen e Maqedonisë edhe në kuadër të lirisë së shprehjes. “Drita e diellit thuhet të jetë dezinfektuesi më i mirë. Drita elektrike, polici më efiçent. Nuk është edhe aq e këndshme të flasësh sot për dezinfektim apo policim, sidomos me atë çka po ngjet në fqinjin tonë, Maqedoni, kështu që do të doja që në vend të këtyre dy gjërave të flisnim për transparencë”, u shpreh kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, nënvizoi se është nevoja për një frymëmarrje më të madhe për median në Shqipëri, një gazetari investigative më të gjerë, larg trysnisë dhe presionit të pushtetit, sikundër siguri juridike për t’i garantuar ato. Por tensioni politik u reflektua edhe në këtë aktivitet pasi perfaqësuesit e komisionit të medias replikuan mbi kryetarin e autoritetit Mbikëqyrës të medias Audiovizive. Peza ngriti shqetësimin se vjedhja e programeve televizive bëhet në masën 80 për qind.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s