Përse nuk duhet shfuqizuar Neni 62 që përcakton kufizime mbi pronësinë e medias në Shqipëri

mediat-ereMarco Leidekker

Këtë vit bëhen 20 vjet që Shqipëria iu bashkua Këshillit të Europës. Në fakt, 20 vjet anëtarësimi në Këshillin e Evropës e meritojnë një moment reflektimi. Heqja e dënimit me vdekje dhe krijimi i Shkollës së Magjistraturës, janë vetëm dy nga ngjarjet e lidhura me anëtarësimin në Këshill, për të mos përmendur pastaj ndikimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në reformimin e shoqërisë.

Por ky reflektim duhet të marrë vetëm një moment. Ky është një vend që shikon përpara, një vend i mundësisë dhe dinamizmi rinor; një vend i cili po bën vend në histori, por që sigurisht nuk është duke jetuar në të kaluarën. Me pak fjalë, ky nuk eshte vendi i përshtatshëm për nostalgji. E ardhmja ne fakt eshte me interesante.

Nuk do të vijë si një e papritur që për Këshillin e Evropës, e ardhmja e një shteti dhe e popullit të tij do të jetë shumë më e ndritur nëse ndërtohet mbi respektimin e të drejtave të njeriut, sundimine ligjit dhe parimeve të qeverisjes demokratike. Shoqëritë të cilat fuqizojnë qytetarët, mbrojnë liritë dhe ushtrojnë kontrollet e duhura mbi pushtetet, kanë shumë më tepër gjasa për të shijuar paqe të qëndrueshme.

Për fat të keq, kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, shtetin ligjor dhe demokracinë, e ardhmja në Evropës nuk është e gjitha aq rozë. Në raportin e tij vjetor mbi gjendjen e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në 47 Shtetet Europiane[1], Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës thekson se, mangësitë demokratike të Evropës janë më të mëdha, më të thellë dhe gjeografikisht më të përhapur se sa mendohej më parë.

Raporti identifikon dy sfida kryesore: 1) mungesa e pavarësisë së gjyqësorit në shumë vende 2) kërcënimet ndaj lirisë së medias.

Në lidhje me lirinë e medias, Sekretari i Përgjithshëm vëren se kushtet për media të lira në Evropë janë përkeqësuar. Në shumë vende, siguria e gazetarëve është përkeqësuar edhe nga vënia në punë e taktikave të tepruara për të shtypur disidentët.

Megjithatë, raporti e bën të qartë se sfidat ndaj lirisë së medias nuk janë gjithmonë aq të hapura.

“Edhe kur peisazhi mediatik ka tendencë të jetë më i hapur, mbipërqendrimi i pronësisë dhe i marrëveshjeve që u japin politikanëve në detyrë një avantazh të padrejtë, janë çështje serioze për t’u luftuar.  Në gjithnjë e më shumë vende media po lufton për të vene pushtetin para pergjegjesise”

Edhe në ato vende ku veprimi kundër përqendrimit të pronësisë mbi median është në rendin e ditës dhe ku peisazhi mediatik është përgjithësisht pluralist, një mungesë në rritje e transparencës mbi pronësinë dhe abuzimi me fuqinë reklamuese të shtetit ngre shqetësime.

Edhe në vende ku peisazhi mediak është përgjithësisht pluralist, ka probleme me pronësinë e përqendruar dhe mungesë të transparencës; financim të pamjaftueshëm për transmetuesit publik; ndërhyrje në pavarësinë editoriale nga ana e pronarëve të medias dhe e politikanëve; dhe marrëveshje që favorizojnë politikanët në detyrë në mënyrë të padrejtë,” nenvizon raporti.

Dhe pikërisht kjo na sjell në Shqipëri. Në këto 20 vjet, media në Shqipëri është zhvilluar më shpejt se çdo degë tjetër e shoqërisë. Megjithatë, mjedisi mediak është ende në ndërtim me sfida që shtrihen përpara.

Së fundi, në Komisionin Parlamentar të Medias ka mbërritur një propozim për shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për Median Audio-vizive. Neni 62 përcakton kufizime për pronësinë e medias duke rregulluar numrin e licencave që mund të mbajë një operator i vetëm; si pasoje, shfuqizimi i tij duket se do të hapë derën për pronarët e disa mediave për të marrë më shumë liçensa kombëtare.

Ideja e rishikimit të këtij neni mund të jetë i vlefshem në funksion të realiteteve të reja të medias që po zhvillohen për shkak të teknologjive të reja të komunikimit. Megjithatë, në kontekstin shqiptar, shfuqizimi i plotë i kufizimeve mbi pronësinë mund të çojë në përqendrim të medias.

Në disa vende anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të parandaluar një nivel shumë të lartë të përqendrimit të medias janë zbatuar metodat e tjera duke përfshirë edhe rritjen e kompetencave të rregullatorit të medias për të ndërhyrë. Ndoshta, këto metoda mund të funksiononin edhe në Shqipëri.

Megjithatë, Këshilli i Evropës i qëndron mendimit se shfuqizimi i nenit 62 duhet të rishikohet me kujdes. Prandaj, sipas këndvështrimit tonë, komisioni i medias mori një vendim të mençur kur i kërkoi kryetarit te Kuvendit të kërkojë mbështetje teknike nga OSBE-ja, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Per me teper, në çështjen Centro Europa 7 SRL dhe Di Stefano kundër Italisë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar shprehimisht se në bazë të nenit 10 të Konventës, shtetet janë nën një detyrim pozitiv për të “vënë në vend një kuadër të përshtatshëm ligjore dhe administrativ për të garantuar pluralizmin efektiv”.

Shqipëria duhet të mbajë parashysh këtë gjë kur të diskutohet qoftë për shfuqizimi apo për zëvendësimin e nenit 62, apo të ndonjë iniciativë tjetër ligjor në kuadrin ligjor të medias.

***************

[1]Gjendja e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe e sundimit të ligjit në Evropë- Një përgjegjësi e përbashkët për siguri demokratike në Evropë – Raport nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës

Dërguar në DITA nga Zyra e Keshillit te Evropes ne Tirane. Autori është kreu i kësaj Zyre

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s