Radio ‘Kanxura’, të rinjtë rom i kundërvihen skajimit mediatik

kanxuraNjë stacion radio dedikuar  komunitetit rom, si një hapësirë komunikuese alternative dhe pjesëmarrëse drejt gjithëpërfshirjes shoqërore. Radio “Kanxura” është e para radio e dedikuar një komuniteti të caktuar që synon të luftojë diskriminim ndaj komunitetit rom dhe tu japë atyre një mundësi për tu angazhuar në hapësirën e tyre mediatike. Projekti i kësaj radioje erdhi nga të rinjtë romë të mbështetur nga një projekt i përbashkët i qendrës UET, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe Fondacioni ABC.

Konferenca ‘Fuqizimi i të rinjve rom përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit për median alternative’, e organizuar nga Qendra UET ishte dhe aktiviteti final i një projekti një-vjeçar në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe të mbështetur nga Fondacioni ABC. Konferenca prezantoi arritjet kryesore të projektit për fuqizimin e të rinjve rom përmes medias alternative sikurse ishin: një analizë vlerësuese e situatës rreth kompetencave dhe hapësirave mediatike të komunitetit rom; ngritja e një rrjeti bashkëpunëtorësh për të zhvilluar iniciative që kontribojnë në fuqizimin e të rinjve përmes edukimit dhe lidershipit; trajnimi i të rinjve rom dhe jo rom rreth komunikimit masiv, mediave alternative, manaxhimit të projekteve mediatike, advokimit dhe aktivizimit përmes medias alternative. Në mbyllje të konferencës u prezantua  radio online “Radio Kanxura”,e  ngritur nga të rinjtë rom pranë IRCA.

Xhenson Çela, themeluesi i Radios Kanxura shpjegon se kjo radio ka për qëllim të promovojë shkëmbimin ndërkulturor mes të rinjve, të ofrojë edukim dhe këshillim për të drejtat dhe detyrimet qytetare dhe të krijojë një forum dialogu për çështje të komunitetit. Në një intervistë për MAPO-n, Xhensoni tregon se “arsyeja pse zgjodhëm të vendosim emrin Kanxura lidhet me natyrën e radios, programacionit që do shoqërojë hapësirat radiofonike. Nuk bëhet fjalë për një program të vakët, por një format argëtues dhe dinamik, i gërshetuar me humor dhe argëtim e cila sipas opinionit tonë do ta bënte me të këndshme për audience. Bëhet fjalë për një Radio Rinore, dhe frymë që do të krijojë është sa edukative aq edhe zbavitëse”. Disa nga programet e Radios Kanxura janë: Muzikë Tradicionale Rome; Elementë nga Kultura Rome; Ach – program argëtues për të rinj. Xhensoni thekson se “të rinjtë rom përmes Radios Kanxura synojnë të prezantojnë modele të caktuara dhe krijimin e një frymë e cila do të mund të ndikonte në edukimin e bashkëmoshatarëve të tjerë, drejt rrugës së zhvillimit sipas interesave dhe nevojave. Integrimin e një komuniteti më gjerë”. Gjithshtu synohet të ofrohet edukimi dhe këshillim karriere, përmes programesh Radio për të rinjtë Rom, do të kontribuonte në aftësimin për të shfrytëzuar të drejtat dhe detyrimet si qytetarë të barabartë drejt integrimit në shoqëri. Radio Kanxura, përmes hapësirës komunikuese të lirë dhe pjesëmarrëse për të rinjtë rom, do të mundësojë fuqizimin e identitetit të komunitetit rom dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur e gjithëpërfshirëse.

Bino: Qendra UET synon gjithpërfshirjen shoqërore

Qendra UET  ka si një ndër shtyllat e programit të saj çështjet e gjithëpërfshirjes shoqërore dhe të drejtat e liritë e njeriut dhe në këtë kuadër ka zhvilluar disa iniciativa me fokus komunitetin rom dhe një ndër më të suksesshmet është pikërisht ky program trajnues dhe mbështetës për të rinjtë rom për ndërtimin e radios së tyre të komunitetit. Blerjana Bino, Drejtoreshë e Qendrës UET thotë se “vlerësoj këtë radio si një alternativë përkundër mediave të rrjedhës dominuese, të cilat ofrojnë pak ose aspak hapësira komunikuese pjësëmarrëse për këtë komunitetit”. Folësit dhe pjesëmarrësit në konferencë argumentuan se disa nga vështirësitë që has komuniteti Rom sa i takon aksesit dhe pjesëmarrjes në median masive janë hapësira e vogël që zë komuniteti Rom në këto media dhe pasqyrimi është me ngjyrime paragjikuese dhe me ton negativ. Për më tepër, ndjehet një mungese frymës së multikulturalizmit dhe e analizës kritike në praktikat e prodhimit të lajmit. Nisur nga situata aktuale, Qendra UET me anë të këtij projekti synoi të aftësontë të rinjtë rom për t’iu kundërvënë këtij skajimi mediatik përmes ndëtimit të hapësirave komunikuese alternative dhe pjesëmarrëse sikurse është edhe një radio e komunitetit. Përmes trajnimeve të zhvilluara për të rinjtë rom dhe jo rom, Qendra UET dhe IRCA, mbështetur nga ABC, arritën të zhvillojnë kapacitetet e të rinjve të përfshirë për të  përdorur  mediat e reja, alternative, sociale për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë rreth kauzave të gjithëpërfshirjes dhe luftës ndaj diskriminimit. Blerjana Bino gjithashtu thekson   rëndësinë e “mbështetjes dhe fuqizimit të iniciativave ekzistuese dhe të reja të komunitetit rom për të ndërtuar mediumet e tyre të komunikimit si nga organizatat jo qeveritare, institucionet e arsimit të lartë; institucionet qeveritare dhe aktorë ndërkombëtare me kujdesin e shmangies së vetë-izolimit të komunitetit dhe përforcimit të ndërlidhjeve me grupet e tjera shoqërore”.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s