Patozi: Mediat po fshehin lajmet kundër qeverisë

patoiz2015Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i cilësoi mediat në Shqipëri të shantazhuara dhe të blera nga qeveria. Sipas Patozit, mediat nuk po publikojnë lajmet që kanë të bëjnë me akuza ndaj qeverisë. Deputeti i PD theksoi nga  foltorja e Kuvendit se liria e shtypit është në gjendje të kritike. “Ky vend ka probleme me informacionin e thjeshtë. E kemi bërë zakon, që në fushata zgjidhin jo vetëm thesin e premtimeve, por dhe atë të akuzave për njëri-tjetrin. I kemi mësuar edhe njerëzit me këtë ushqim të skaduar. Çfarë kemi të re kësaj radhe, megjithëse jemi në kulmin e fushatës shumica e mediave e mbyllin një sy, kur u kalon një lajm kundër mazhorancës. Edhe një teshtimë kundër opozitës publikohet kudo. Mund të ketë plot këtu në sallë që të më mbylli gojën se kush jam unë që i jepkam direktiva shtypit, por ne këtu të gjithë e dimë që është kështu siç them unë. Si ka mundësi që shumica e mediave mbyllin ekranet e tyre, kur ka ndonjë lajm kundër qeverisë? Shtypi në Shqipëri është herë i shantazhuar, herë i blerë. Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë frikë nga politikanët”, u shpreh Patozi. Më tej, ai theksoi se sa kohë që sheh se Kryeministri, ministrat dhe Kryetari i Kuvendit është mik i të fortëve, gazetari mendohet para se të shkruajë. “Është evident që LSI bën një fushatë shumë më të kushtueshme dhe se vetë PS. I thashë këto jo thjesht si shqetësim të opozitës, por si këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë që në një farë mënyrë është e përdhunuara në grup e kësaj qeverie. Për shkak të kësaj qeverie ne kemi mbërritur në një pikë kritike të lirisë së shtypit. Është rrezik real për zgjedhjet e 21 qershorit. Kur shtypi blihet dhe kërcënohet nga qeveria është shumë e thjeshtë që edhe votat të blihen. Ne nuk e mbushim dot hendekun heshtjes së blerë apo të imponuar të shtypit edhe sikur ta mbajmë Parlamentin hapur çdo ditë”, u shpreh Patozi.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s