Marrëveshje me “Deutsche Bank”, 20 mln euro për digjitalizimin e transmetimit audioviziv

d-bank“Dojç Bank” do të mbështesë me një kredi 20 milion euro procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në Shqipëri. Marrëveshja e kredisë është depozituar në Kuvend vetëm pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar të mbylljes së transmetimeve analoge audiovizive
Procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të mbështetet financiarisht nga një kredi në vlerë 20 milion euro nga “Deutsche Bank”. Marrëveshja e kredisë është depozituar në Kuvend vetëm pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar të mbylljes së transmetimeve analoge audiovizive.
Referuar relacionit të marrëveshjes së kredisë, vlera totale e kontratës që do të paguhet nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar për ndërtimin e dy rrjeteve të saj numerike (digjitale) DBV-T2 është 21,5 milion euro.
Projekti do të financohet nga banka gjermane “Deutsche Bank AG,” me një kredi prej 20 milion eurosh, me kusht që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë. Përzgjedhja e bankës gjermane është bërë nga kompania fituese e tenderit për ndërtimin e rrjeteve numerike të RTSH-së, “Rohde&Schëarz”, në plotësim të kritereve të vlerësimit, përcaktuar në termat e referencës së kësaj procedure prokurimi, ku norma e interesit të kredisë vlerësohej me 10 pikë.
Për dhënien e kësaj garancie do të nënshkruhet marrëveshja e garancisë ndërmjet “Deutsche Bank AG” dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave.
Pjesa më e madhe e shteteve e kanë përfunduar procesin e digjitalizimit. Shqipëria mbetet nga vendet e fundit ku ky proces sapo ka filluar. Çdo vonesë në përfundimin e procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë rrezikon cilësinë e transmetimeve televizive deri dhe ndërprerjen e tyre, duke cenuar në këtë mënyrë të drejtën kushtetuese të popullatës për t’u informuar.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s