Kërcënohet sërish gazetarja Koromani

01a-koromaniËshtë kërcënuar për herë të dytë gazetarja e gazetës “Shqiptare”, Aurora Koromani, pas kërcënimit të datës katër qershor për shkak të detyrës.

Sipas televizionit “News24”, një person anonim ka telefonuar në redaksinë e televizionit dhe ka kërcënuar se do të vrasë gazetaren Koromani. “Juve ka me ju dënu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrarë”, ka qenë mesazhi. Telefonata ka zgjatur vetëm 9 sekonda, e sipas “News 24” marrësi nuk i është përgjigjur. Televizioni ka bërë denoncimin në polici e cila ka nisur hetimet menjëherë.

Kërcënimi i parë

Gazetarja e “News24” dhe GSH Aurora Koromani është kërcënuar në “Facebook” nga një person i panjohur.

Personi i dyshuar se ka lidhje me xhihadizmin i ka çuar një mesazh ku i shkruante “Duhet të paguash”.

Por dërguesi nuk specifikonte arsyen përse e kishte kërcënuar.

Vetë gazetarja shprehet se kërcënimi ndoshta mund të ketë ardhur pas shkrimeve që ajo ka bërë lidhur me personat që rekrutonin xhihadistë për t’i dërguar në Siri.

Ajo ka kryer një denoncim menjëherë pas ngjarjes.

Vetë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtori i Policisë Haki Çako i kanë ofruar mbështetjen gazetares dhe kanë deklaruar se do të bëjnë çmos për kapjen e autorit.

Ky nuk është rasti i parë i kërcënimeve ndaj gazetarëve pasi më herët edhe gazetari Artan Hoxha i “News24” tha se kishte marrë kërcënim me vdekje për shkak të raportimeve të tij.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s