Qeveria gjermane jep 20 milionë euro për dixhitalizimin e RTSH, BERZH 66 milionë euro për rritjen e sigurisë në rrugë, Kuvendi miraton marrëveshjet

01-parlamentiMe qëllim përfundimin sa më shpejt të dixhitalizimit të RTSH, Shqipëria do të marrë një hua nga Gjermania. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 milionë eurosh që do të jepen nga “Deutsche Bank AG”, duke ndihmuar në këtë mënyrë kalimin e transmetimeve nga analoge në numerike. Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje projektligjin për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, në bazë të marrëveshjes së garancisë që është firmosur mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane. Marrëveshja e huasë është firmosur mes RTSH dhe “Deutsche Bank AG”, por kjo e fundit ka kërkuar një garanci nga qeveria shqiptare. Kushtet e bankës gjermane kanë qenë se për dhënien e kësaj huaje kërkon përjashtimin nga çdo lloj takse, si dhe heqjen dorë nga imuniteti i godinave shtetërore në rast se huaja nuk shlyet. Marrëveshja e garancisë është firmosur pak ditë më parë nga qeveria dhe dje mori miratimin edhe të komisionit.

“Kjo kontratë e zbatimit të projektit synon përcaktimin e modaliteteve, termave dhe kushteve për ndërtimin e këtyre rrjeteve numerike (digjitale) të operatorit publik (RTSH), mirëmbajtjen dhe transferimin e tyre, si dhe mënyrën e financimit të këtij projekti me rëndësi jetike për të ardhmen, jo vetëm të transmetuesit publik, por edhe të të gjithë operatorëve të tjerë në tregun e medias audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave. Qeveria e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, duke qenë se ndërkohë që jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin tonë pjesa më e madhe e shteteve e kanë përfunduar procesin e digjitalizimit, Shqipëria mbetet nga vendet e fundit ku ky proces sapo ka filluar. Me këtë marrëveshje pritet që t’i jepet fund këtij procesi.

Marrëveshja për rrugët

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e djeshme një tjetër marrëveshje të rëndësishme, pasi është arritur një pakt me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rritjen e sigurisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 65.9 milionë euro, që do të përdoren për mirëmbajtjen e 1335 kilometër rrugë, për përmirësimin e sigurisë në rrjetin rrugor dhe fuqizimin e praktikave të qëndrueshme dhe efikase të menaxhimit të aseteve rrugore. Një tjetër objektiv është zhvillimi i veprimtarive për të rritur kapacitetet e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive nga ana e tyre për të promovuar sigurinë rrugore, nëpërmjet zhvillimit të kurseve të akredituara për vlerësimin e sigurisë rrugore, realizimit të fushatave mediatike për sigurinë rrugore, dhe zhvillimit të një baze të integruar të dhënash për të përforcuar sistemin e informacionit për aksidentet.

Objektivi tjetër është mbështetja e reformave në sektorin e transportit. Sipas qeverisë, kjo do të arrihet me dhënien e shërbimeve teknike dhe këshillimore për MTI-në për reforma të ndryshme të sektorit, që do të përfshijë finalizimin e strategjisë së sektorit të transportit dhe planet implementuese të lidhura me të, si dhe mbështetje analitike e teknike për planifikimin e buxhetit afatmesëm.  Kliti Topalli 

 

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s