“Beketi”, shteti merr në dorëzim “Agon Channel”

01-bechetiNeritan Gjergo

Ministria e Financave zbaton urdhrin për ekzekutimin e sekuestros së kompanive të Françesko Beketit. Vlera e aseteve të pronarit italian, vetëm për televizionin, llogaritet të jetë rreth 1.2 miliardë lekë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për sekuestrimin e pasurive të Françesko Beketit, i dyshuar për pastrim parash. Masa e sekuestros është vendosur ndaj shoqërive “Energji”, “400” KE, “Fuqi”, “Cable system” dhe “Agon-set”.Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Financave thuhet se, zbatimi i vendimit të gjykatës për sekuestrimin e “Agon-set” është bërë në prani të përfaqësuesve të kësaj shoqërie.

Dhjetë ditë më parë, Gjykata e Tiranës nxori katër urdhër-arreste nën akuzën e “pastrimit të produkteve të veprave penale”, “pastrimit të parave” dhe “shpërdorimit të detyrës”, mes të cilëve edhe biznesmeni italian, Françesko Beketi. Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Kondomiti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncesionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.

Sipas hetimit, koncesionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Françesko Beketit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Kondomitti. Sipas akuzës, nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre.

Inventari

Agjencisë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, në kuadër të grupit të punës së krijuar së bashku me policinë, tatimet dhe prokurorinë kanë marrë në administrim 60 për qind të aksioneve të televizionit “Agon Channel”. Burimet thonë se me urdhër të ministrit të Financave janë emëruar tre administratorë nga Agjencia, të cilët kanë bërë edhe inventarizimin e pajisjeve të televizionit. Sipas prokurorisë, është mbajtur shënim çdo aparaturë e gjetur brenda në televizion, mjetet e tjera për llogari të kësaj medieje, si dhe të gjitha borderotë e hyrje-­daljeve të kompanisë “Agon-set”.

Burimet thonë, se referuar këtij procesverbali të inventarizimit, vlera e pajisjeve të cilat janë mbajtur shënim kap vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve të rinj. Kjo shumë, sipas Agjencisë së Administrimit të këtyre pronave, është nxjerrë nga një përllogaritje e thjeshtë, mbi bazën e çmimeve të referencës në treg të këtyre pajisjeve. Prokurorët thonë se vlera e pajisjeve të sekuestruara është shumë larg shumës që dyshohet se Françesko Beketi ka pastruar në Shqipëri. Sipas materialeve hetimore, kompanitë që drejtoheshin nga Beketi dhe familjarët e tij, dyshohet se në Shqipëri kanë pastruar rreth 39 milionë euro. Burimet thonë se krahas inventarizimit të pajisjeve të këtij televizioni, administratorët e rinj kanë kërkuar të gjithë borderotë e hyrje-­daljeve financiare të kompanisë “Agon-set”.

Sipas akuzës, administratorët e rinj do të bëjnë një studim në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e televizionit dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëhet, pasi ende nuk dihet se cila do të jetë rruga që do ndjekin administratorët e agjencisë në lidhje me shlyerjen e detyrimeve mujore ndaj punonjësve. Dy ditë, kryeministri Edi Rama, deklaroi në një intervistë televizive se italianët kanë investiguar në bashkëpunim me Prokurorinë Shqiptare mbi aktivitetin e pronarit të “Agon Channel”. Ai theksoi se ky investitor i ka shkaktuar shtetit dëme të pallogaritshme duke mbajtur peng një koncesion që është pasuri kombëtare.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s