10 arsye pse media sociale është shumë e rëndësishme në biznes

Media sociale është kthyer në një faktor të rëndësishëm të biznesit në ditët e sotme. Facebook, Twitter, Linkedin etj. janë bërë bashkëpunëtor serioz në ndërtimin e një profili sa më profesional biznesi dhe në shtimin e klientelës. Më poshtë shpjegohen 10 arsye që bëjnë mediat sociale shumë të rëndësishme në biznes.

1. Gjeni vazhdimësinë e duhur për të tërhequr audiencë
Një nga aspektet e rëndësishme të biznesit është të jeni të njohur dhe shumë të dukshëm. Media sociale ju jep mundësinë të jeni vazhdimisht të dukshëm në rrjete sociale dhe të bëheni sa më të njohur për shërbimet tuaja në komunitetet e ndryshme sociale. Zgjidhni frekuencën e duhur të komunikimit dhe vazhdimësia do të sigurohet duke ju zhvilluar më tej biznesin tuaj.
2. Ju bën dinamik dhe shumë interaktiv
Jo vetëm publikime materialesh, në mediat sociale mund të bëni pyetje, studime të ndryshme, sondazhe. Mund të komunikoni me klientët potencialë dhe ata aktualë. Ata për një arsye ju klikojnë! Klientët e pëlqejnë shumë interaktivitetin dhe një biznes dinamik. Kërkoni gjithmonë feedback nga klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, sepse shumë herë është shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
3. Ndërtoni një profil në të gjitha rrjetet e njohura sociale
Klientët potencialë me shumë mundësi do t’ju kërkojnë në Facebook, Twitter, Linkedin. Në qoftë se jeni prezentë në këto rrjete atëherë mund të gjendeni shumë thjesht nga ata që po ju kërkojnë dhe janë të interesuar për shërbimet tuaja. Duhet të siguroheni që gjithmonë t’i kontrolloni këto profile dhe t’i përditësoni ato.
4. “Edukoni” klientët tuaj
Nuk duhet të bëni vetëm promocion në profilet tuaja sociale. Ata mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një marrëdhënie shumë frytdhënëse me klientët tuaj, duke ju treguar më qartë atyre se si mund të marrin më të mirën e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Gjithashtu mund t’i shtoni vetes besueshmëri duke transmetuar dhe tek klienti ngrohtësinë dhe kuptueshmërinë e biznesit tuaj.
5. Variacioni është i rëndësishëm
Mundohuni mos të postoni gjithmonë të njëjtat materiale dhe artikuj. Përpiquni të gjeni shumëllojshmëri kanalesh për të komunikuar me klientët dhe të ndërtoni marrëdhënie me ta. Monotonia në rrjetet sociale është një faktor i cili nuk është aspak i mirë për një biznes. Të qënit dinamik dhe të pasurit të një profili që ka shumë variacione informacioni dhe materialesh sjell një publicitet më të gjerë. Mos harroni çfarë funksionon në Facebook nuk funksionon në Linkedin!
6. Shfrytëzoni të gjitha format e komunikimit
Materialet e shkruara janë shumë të rëndësishme, por ikonat dhe media vizuale në përgjithësi është një çelës suksesi dhe magnet për klientët. Përpiquni të krijoni video ebooks, slideshow që tregon punën tuaja dhe suksesi do të jetë i garantuar.
7. Krijoni kompeticione modeste
Një mënyrë e mirë për të shtuar klientelën janë komepticionet që zhvillohen në rrjetet sociale. P.sh mund të krijoni një konkurs ku bazohet në 5 pyetje në lidhje me shërbimet e biznesit tuaj. Kush përgjigjet saktë mund të fitojë një dhuratë modeste ose një shumë monetare simbolike. Konkurset të tilla gjithmonë janë interesante.
8. Origjinaliteti vlerësohet
Përpiquni të jeni gjithmonë origjinalë dhe të keni një profil social sa më original. Duhet të jeni gjithmonë njëkohësisht miqësorë dhe promotorë, gjithashtu njëkohësisht dhe negociatorë. Ndërtoni një profil ku çdo postim është origjinal dhe i ndërtuar me seriozitet.
9. Përdorni aplikacionet për menaxhimin e rrjeteve sociale
Përdorni Hootsuite dhe Postling aplikacione që ju lejojnë të përdorni shumë rrjete sociale njëkohësisht në një dashboard të vetëm. Është e rëndësishme të jeni gjithmonë online dhe interaktivë.
10. Përdorni statistikat dhe përmbajuni atyre
Referojuni statistikave dhe bazohuni tek ato për të përcaktuar hapat tuaj të mëvonshëm. Përdorni numrat për të ndërtuar një profil sa më dinamik dhe sa më të drejtpërdrejtë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s