Gara për kreun e RTSH, në balotazh Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të hënën votimi

tvsh01Ngushtohet në dy emra gara për të zgjedhur kreun e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Procesi i gjatë dhe i mundimshëm pritet të finalizohet të hënën. Në garë kanë mbetur kandidatët Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të cilët kanë dalë balotazh. Të dy personazhet të njohur për profilin e majtë, pritet të paraqesin të hënën platformat e tyre para Këshillit Drejtues. Pas dëgjimit të platformave, anëtarët e Këshillit Drejtues, pritet të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të televizionit publik. Rol vendimtar për zgjedhjen e drejtuesit të ri do të ketë vota e anëtarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Drejtues. Në garë ishin 20 kandidatë, emra të njohur nga gazetaria, pedagogë etj.

Ndër ta mund të përmendim ish-drejtorin e RTSH-së, Artur Zheji, drejtoreshën aktuale të TVSH-së, Mirela Oktrova, shkrimtaren Elvira Dones, ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela etj. Pas shqyrtimit të dosjeve, në të cilat pretendentët duhet të paraqisnin një CV, platformën e tyre dhe një plan menaxhimi për institucionin, nga ana e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së, secili prej tyre kaloi në një seancë dëgjimore përpara këtij të fundit. Drejtori i ri i RTSH-së do të zgjidhet me 2/3 e votave nga ana e Këshillit Drejtues, përmes një votimi të fshehtë. Gara u hap në datën 1 qershor dhe afati i fundit për dorëzimin e dosjeve të kandidatëve ishte pikërisht data e djeshme. Para disa ditësh, u zhvillua një aktivitet në Sheraton, ku kandidatët paraqitën platformat dhe pikëpamjet e tyre për RTSH. Artur Zheji, ish-drejtori i RTSH-së në vitet 2002-2006 theksoi se në vitin 2006, kur edhe është larguar nga RTSH, shikueshmëria ka qenë në nivelin 22 për qind, ndërsa sot kemi një shikueshmëri nën 5 për qind. Gjë që ai e quajti të dhimbshme.

Sipas tij, RTSH realizon bashkëprodhime filmash dhe programesh që kanë një vlerë më të madhe se sa i intereson tregut, dhe që ngelen si një ekspozitë që nuk i sheh njeri. “Gjëja e parë që mund ta nxjerrë RTSH-në nga periferia e vëmendjes është raporti me audiencën që është një raport baraz me para, ku avantazhet e tregut privat janë shumë më të ndjeshme ndaj parasë”, ka thënë ai.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s