Elbasan- Studentët e gazetarisë konkurs me fokus aftësinë e kufizuar

Miranda Sadiku  

“Media dhe Aftësia e kufizuar” ishte projekti që u zbatua nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës se SHBA në Tiranë.

Ky projekt u finalizua me sukses të plotë në kuadër të një marreveshjeje bashkepunimi me tre universitete shqiptare sikurse janë ai  Tiranës ,”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universiteti Bedër . Projekti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafin akademik të këtyre universiteve për çështje të lidhura me aftësinë e kufizuar, të drejtat e individëve me aftësi te kufiuzara si edhe qasjet e duhura që media e shkruar dhe elektronike nevojitet të ketë përkundrejt tyre. Projekti konsistoi në informimin në seanca të hapura të studentëve të gazetarisë pë  çështje të lidhura me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar si edhe etikën e komunikimit në mardhënie me to.

Gjatë seancave të trajnimit, por edhe përmes vizitave në qendra ofruese të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, studentët u njohën nga afër me nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe se si ato përmbushen në Shqipëri. Gjithashtu, një komponent tjetër i projektit ishte edhe lobimi pranë universiteteve shqiptare për përfshirjen e modulit “Media dhe Aftësia e Kufizuar” në programin e lëndëve me zgjedhje për vitin e ri akademik 2015-2016 për studentët e departamentit të gazetarisë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe duke marrë në konsideratë dhe interesin e studentëve dhe pedagogëve per të ofruar ne vazhdimësi informacion të thelluar në lidhje me tematikën e aftësisë kufizuar, Universiteti’ ‘Aleksandër Xhuvani” miratoi përfshirjen e modulit në lëndët me zgjedhje në departamentin e gazetarisë.

Pjesë e aktiviteteve të projektit ishte edhe organizimi i një konkursi të hapur ku studentë të departamenteve të gazetarisë të tre universitetve moren pjesë me krijime të tyre origjinale, produkte mediatike me fokus aftësine e kufizuar. Me këtë rast, në ambientet e Universitetit  “Aleksandër Xhuvani” në  Elbasan u organizua ceremonia e ndarjes së cmimeve për punimet më të mira mediatike të realizuara nga studentë të Departamentit  të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani’ -Elbasan dhe Universiteti Bedër, Tiranë. Punimet e studentëve u vlerësuar nga një juri e përbërë nga gazetarë profesionistë. Në këtë ceremoni morën pjesë zv/ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Blerta Cani etj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s