RTSH mes standarteve të BE-së dhe shërbimit

l-roshiNga Laureta Roshi
Personalisht, si pjesë edhe e garës, besoj se në drejtim të RTSH/së duhet një gazetar i ndërshëm me energji për të krijuar dhe për të përcjell pasonin e punës te të rinjtë. Shpesh rregulli i shkruar thotë se përgjegjës për programin e RTSH/së është gazetari përkatës dhe drejtori i departamentit . Në përditshmërinë dhe transmetimet publiku audienca bën përgjegjës qeverinë. Edhe pse qeveritarët nuk duken se janë shumë të pranishëm në transmetimet e drejtëpërdrejta të RTSH, ky paragjykim mbetet, pasi linja editoriale është një rrekje e informimit nga komunikatat e zëdhënësve, një rregull i pashkruar, po që dominon informacionin. Ndërsa qeveria ka instrumentat matës të audiencës për të parë se sa shkon informacioni zyrtar te publiku. Instrumenta që nuk bëjnë publike rezultatet dhe rrallë janë llogaritur si pjesë e domosdoshme e strategjisë së transmetimit.
A zgjohemi me ekranin e televizionit public dhe ritmin e radio Tiranës si dikur..kjo s ka lidhje thjesht me nostalgjinë sesa me shërbimin ndaj publikut. Zërat e publicistikës private kanë rrekur deri te idea e mbylljes së RTSH…si vendi fqinjë..kjo mbetet si një mjaullimë dështakësh apo interes i privatit pa aksesin e RTSH/së. RTSH ka qënë dhe është një forcë transmetimi që kërkon vetëm riformatim programesh dhe hapësirë për krijues të ndershëm që duan vendin dhe popullin e tyre, që ndihen profesionistë si dëshmitarë dhe gazetarë të jetës në detyrën e informimit, argëtimit dhe edukimit përmes ekranit.
I parë si një biznes, RTSH ka një traditë pasurije sin ë burime njerëzore, fakti që personalitet e ekranit dhe artit shqiptar lidhin me ekranin përvojën e parë dhe rrugëtimine suksesit, dhe se pasuria e frekuencave digitale e vendos RTSH numrin 1 në tregun mediatik.
Miratimi i statutit të ri në përputhje me ligjin nr 97/2013 kërkon strukturën e institucionit të përcaktuar me organet drejtuese dhe kompetencat e tyre me kriteret dhe procedurat për emërimin dhe lirimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, të drejtorëve të radios dhe televizionit, subjekteve përbërëse të RTSH-së, si dhe të shefave të departamenteve, me përshkrimin e punës për të gjitha kategoritë e punonjësve, me përshkrimin e veprimtarisë së RTSH-së, përfshirë atë ekonomike dhe financiare.
Në vijim të procesit ligjor për rifomatimin e statutit të RTSH, transmetimet janë një pasuri që mbajnë në treg RTSH, madje fort. Pasi aktualisht RTSH ka aksesin e transmetimit digital në gjithë territorin e vendit.
Digitalizimi i RTSH Përfitimi i gjithë Shqiptarëve, fillimi i vonuar nga zonat kufitare
RTSH do të shihet në të gjitha vendet që banojnë bashkombësit tanë. Digitalizimi përfshin jo vetëm transmetimet, detyrimi i Shqipërisë deri në 17 qershor 2015 për çdo media merr fund transmetimi analoge tokesorë të gjitha mediat kalojnë në transmetimet digitale. Por proçesi është i vonuar. Brenda këtij afati nuk po përmbushet detyra. Ndërkohë që fqinjët tanë Mali i Zi, Greqia, Maqedonia i kanë plotësuar kushtet dhe digiralizimin sipas afatavetë dhe marrveshjeve të nëshkruara me EBU.
Penalitet ekonomik nuk ka, po do të ndërpriten transmetimet analoge, ne jemi jashtë afatit. Po çfarë do që të ndodhi në këtë Europë që ne kërkojmë të integrohemi dhe ku transmetuesi publik RTSH ka rëndësinë më të madhe si dhe të drejtën e përdorimit të frekuencave në zonat kufitare
Pika më emergjente është pikërisht implementimi i transmetimeve digitale nga brezi kufitar, aty ku fqinjët tanë që kanë përfunduar digitalizimin do të kërkojnë marrjen e këtyre fashave si zona të lira që ne i kemi pa sinjalin digital për shkak të vonesave që nuk varen nga RTSH po nga procesi i tenderimit etj. Në kushtet që fqinjët do të nxitojnë të plotësojnë dokumentacionin sipas marrveshjes së Gjenevës ku të kërkojnë përmes proceduarve të rregullta kapjen e këtyre fashave bosh, sit ë kërkojnë tapinë e një toke bosh !!! Por ne kemi detyrën ligjore ta çojmë gjuhën shqipe në çdo portë dhe s mund të lëmë jashtë investimit zonat kufitare ato do të mbulohen me sinjalin digital të parat !!!.
RTSH ka burime njerëzore të papërsëritshme për vlerën e eksperiencës dhe traditën e përgatitjes së brezave të rinj përmes një kujtese kolektive. Shndërrimi i kësaj tradite në një laborator të rretheve intelektuale dhe jo lavazh komercial të trurit përmes zbatimit të marrveshjeve me katedrat e Universiteteve publike në përthithjen e praktikave studentore duke dhënë mundësinë e eksperiementit në forma të reja të produksioneve.
Investimi per figura të reja të folësve të lajmeve dhe të lidhjeve të drejtëpërdrejta, ndërtimi i personazheve të rinj për shfaqjet televizive të drejtëpërdrejta dhe programe të përjavshme freskon imazhin e përditshëm dhe mban afatgjatë besueshmërinë e transmetimit përmes personazheve publikë të sjellë vërtetësisht në programe.
Paralajmërimi i shfaqjeve televizive përmes reklamës dhe përfshirja në konkurse e publikut e rikthen interesin e investimit të kohës mbi ekranin RTSH dhe lidh kështu transmetuesin public në mënyrë të drejtëpërdrejtë me shikuesin, nuk ja lë atë rastësisë.
Club – RTSH një tjetër mundësi për të mbajtur në mjediset e RTSH/së kontaktet e pritshme si të ftuar po duke dhënë një mundësi të hapjes me publikun duke ofruar shërbime të bibliotekës digitale me karten RTSH club. Afishimi online i programeve dhe strukturës duke paralajmëruar risitë apo duke përcjellë për mediat botën e brendshme RTSH. Kalendari vjetor i eventeve RTSH i dukshëm dhe viziv në gjithë mjediset e mundshme publike. Prodhim i projekteve artistike me rëndësi kombëtare dhe mbarëkombëtare. Mbajtja e eskluzivitetit RTSH të eventeve sportive, kulturore të përvitshme të programuara në tregun europian dhe atë botëror, në jetën institucionale në vend me të drejtëne transmetimeve të drejtëpërdrejta sjell një fuqi reklame.

Lidhja radio television një lidhje reale e ndihmon fuqinë e transmetimit duke qënë jo vetëm një linjë editorial por dhe një cilësi transmetimi me njëri tjetrin.

Për herë të parë në historikun e transparencës së medias shqiptare u zhvillua dëgjesa publike me kandidatët për drejtor të përgjithshëm të RTSH/së dhe paraqitja e kandidatëve u krye në transmetim të drejtëpërdrejtë. Përveç emocioneve të garës, publiku ndoqi 16 platforma të cilat i bashkon një qëllim ristrukturim i RTSH/së për të rikthyer interesin public. Kandidatët artsitë, gazetarë të njohur me përvojë në media apo specialist të kualifikuar administrimi pa lidhje me krijimtarinë. Ku Këshilli Drejtues pritet të përzgjedhë një nga dy “natyrat”, personin prej nga varet suksesi i RTSH-së, duke marrë para sysh klimën e tregut mediatik, sfidat aktuale të mirëmenaxhimit, sfidat e integritetit politik të transmetimit publik, sfidat e zhvillimit teknologjik. Një bashkim idesh duket se do të bëjë këshilli drejtues ndërsa gara vazhdon tani mes dy kandidaturave të veçuara…E rëndësishme mbetet që të fitoj shërbim publiku dhe hapësirë prodhimi forcat krijuese në RTSH.
Autorja prej 12 vitesh gazetare në RTSH (Konkurente për drejtore e përgjithshme e RTSH)

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s