Nxitje e urrejtjes përmes internetit

Me fjalët e tyre ato fyejnë, nxisin urrejtjen dhe bëjnë thirrje për dhunë. Racistët përdorin gjithnjë e më shumë internetin, paralajmëron Këshilli i Evropës. Ky është problem edhe në Gjermani.

“Gjuetia ka nisur”, shkruan Andreas. “Shpresoj që e dashura jote të përdhunohet nga azilkërkuesit”, shkruan Jan. Marvin dëshiron që të gjithë fëmijët gjermanë të thyejnë kafkat e të huajve me çekiç. Sepse fëmijët nuk mund të dënohen ende penalisht.

Këto nxitje urrejtjeje janë po aq të tmerrshme sa edhe reale.

Ato vijnë nga përdoruesit, që përhapin në rrjetin social Facebook komente ksenofobe. Një raport i Këshillit të Evropës paralajmëron se shprehje të tilla gjen gjithnjë e më shumë në internet.

Urrejtja fillon me gjërat e vogla

Interneti është kthyer në një medium, ku gjen vend gjuha e urrejtjes dhe e ksenofobisë, thuhet në raport. Sidomos në rrjetet socilale Këshilli i Europës ka regjistruar në vitin 2014 një rritje të madhe të shprehjeve kundër të huajve. “Shenjat që antisemitizmi, islamofobia dhe racizmi rriten, janë shumë shqetësuese”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Deklaratat raciste si ato të Andreasit apo Marvinit në facebook operatori anonim i blogut “”Perlen aus Freital” (perlat nga Freitali) i ka publikuar pjesërisht me emrin e plotë të përdoruesit. Ato shkruajnë komente të tilla në faqet e Facebook-ut si “Freitali mbrohet. Nuk bën të kthehet hoteli në shtëpi azilantësh”. Blogu informonte prej qytetit Freital në Dresden, ku prej disa muajsh ka protesta kundër një ngritjes së një qendre për refugjatë në një ish hotel.

Njeriu, i cili dëshiron të mbetet anonim, i shpjegoi gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung motivin e tij. “Unë vetë banoj në një mjedis rural dhe e di shumë mirë se si nxitje të tilla fillojnë në miniaturë. Unë kam një vajzë të vogël dhe nuk dua që ajo të rritet në një mjedis të tillë, ose në një vend, si e imagjinojnë këto banorë të Freitalit”. “Ai do të kallëzojë ksenofobinë dhe të bëjë në një farë mënyre kundërpublicitet.

Me një të klikuar del te urrejtja

Përse shtohet dhuna dhe urrejtja në internet? Arsyet janë rritja e dhunës nga islamistët dhe sukseset zgjedhore të partive populiste, shpjegon Këshillit i Europës. Në përgjithësi në internet është më e thjeshtë, që të shprehësh mendimet se sa në rrugë: një mendim apo një koment për rrjetet sociale është vetëm një klik larg. Përdoruesit mund të mbeten anonimë, në qoftë se nuk hyjnë me emrat e tyre të vërtetë, por me një të ashtuquajtur “fake-account”. Përveç kësaj mund të gjenden më shpejt “shokë të një mendimi”. Kështu në facebook ka faqe, ku nxisin së bashku urrejtjen kundër të huajve.
Por edhe antiracistët lidhen në rrjet: Brenda atyre pesë ditëve, që blogu ishte online, “Perlat nga Freitali” ka patur shumë popullaritet në facebook dhe twitter. Por tani blogeri anonim ka falënderuar për vëmendjen duke deklaruar se do të tërhiqet. Ai ka hequr të gjitha komentet nga faqet e tij. Megjithatë ai nuk duhet të frikësohet për probleme me ligjin. Marrja e komenteve mund të jetë e lejueshme. Edhe pse mund të jetë e mbrojtur si copyright, është e lejueshme marrja e citateve. Në këtë rast duhet përmendur e drejta e autorit, të specifikohet burimi dhe sasia e nevojshme nuk duhet tejkaluar. Citati duhet t’i shërbejë përmbajtjes, ose të krijojë një diskutim. Nëse këtu bëhet fjalë për shprehje, që nxisin urrejtjen në popull, operatori i blogut duhet distancuar prej tyre. Duhet të bëjë të qartë se ai nuk e miraton përmbajtjen e komenteve.

Mund të rrezikohen me burg

Preokupimet ligjore nuk janë shkak për blogerët e “perlave nga Freitali”, për të pezulluar faqen. Në facebook lidhur me këtë thuhet: “Jo, nuk ka pasur probleme ligjore, padi, apo gjëra të ngjashme, është thjesht shumë punë, vetëm blogu, faqja këtu, dhe çdo gjë që lidhet me të. Unë ose do ta vazhdoj atë me të tjerë, ose do të më duhet ta ndërpres.” Por komentatorëve mund t’u shkaktohen edhe probleme me ligjin. Disa nga deklaratat e cituara në “perlat e Freitalit” mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes racore dhe urrejtjes mes popujve dhe mund të sjellin një dënim me burg deri në pesë vjet.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s