Ndahen Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014

Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Ambasadore Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin reporter.al dhe në një numur gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigativ “Fiks Fare” të Top Channel TV, për programin e e saj në lidhje me trajtimin e  drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës.

Gazetari Besar Likmeta i BIRN, mori çmimin e tretë për artikullin e botuar në disa të përditshme që hetonte mënyrën se si ishin përdorur fondet publike nga qeveria e kaluar nëpërmjet kompanive të lobimit për qëllime elektorale partiake.

Në këtë konkurs u paraqiten gjithsej 19 aplikime, të cilat u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga profesionistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Lutfi Dervishi, ekspert i medias, kryetar; Iris Luarasi, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë; Arben Muka, korrespondent i DW; Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve dhe Zef  Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Në fjalën e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh: “Gazetaria investigative në veçanti mund të luajë një rol të jashtëzakonshëm për të zbuluar keqbërjen, për të frymëzuar reforma dhe në fund të fundit për të ndryshuar jetët e njerëzve. Jam e bindur se këto çmime që po shpallim sot do të ndihmojnë akoma më shumë në forcimin e standardeve të medias dhe do të kthehen në njësi matëse për cilësinë e medias në Shqipëri.”

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative do të jepet çdo vit në periudhën 2015-2017 në secilën nga shtatë vendet e Zgjerimit të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative synon të nxisë dhe promovojë arritjet me te mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s